Artur Zheji: Ramën tani nga pushteti e largon vetëm vdekja…

31 Gusht 2017, 10:37Politika TEMA

Artur Zheji ka bërë një shkrim në faqen e tij, ku shprehet i shqetësuar, për atë që ai e quan kapje të PS-së nga Rama.

Sipas tij, ky i fundit tashmë largohet nga pushteti, vetëm kur të marrë natyra.

Ja çfarë shkruan Zheji:

Tanimë nuk ka as numra dhe as teka dhe as protesta të brendshme. Partia Socialiste e gjeti më në fund Ustain që paskësh ëndërruar ta magjepste dhe ta nënshtronte, njëherë e mirë, si dikur, kohë më parë Nënën e saj, Partinë e Punës.

Nuk mbetet tjetër veçse të lëvdojmë Ramën për “paqen” dhe gjumin e ëmbël që i dha kësaj Partie, si të ishte kjo parti fodulle dhe pordhace e dënglaxheshë, një femër kapriçoze, në pritje të mashkullit të duhur, që i dominon trupin dhe mendjen.

U harruan dhe me sa duket përfundimisht, betejat politike kundër Fatos Nanos, shkërdhatokracia e Dritëroit simpatik, rrebelimi i panegociueshëm i Metës, kokëfortësia e Majkos, krenaria e zysh Artës, zëri kundra dhe i zhurmshëm i socialistëve plot gjallëri dhe “rrëmujaxhinj” të paparë, por me botë të pasur dhe me idera të krisura, në kërkim të dëshpëruar të kohës së humbur…

Asokohe të gjithë kërkonin diçka të tyren, të re, të ndryshme, kundra rrymës dhe me ca si ideale të natyrshme dhe të sinqerta reformatore.

Porse i lëvdueshmi Rama, në mënyrë të pabesueshme për shumëkënd, vuri dorë mbi të gjithë, i qetësoi, i rehatoi, i dystoi, i paqtoi, u mbylli gojën, u arrnoi ëndrrat, dhe pra, si asnjëherë më parë, pas largimit edhe të klithmës së fundit të Blushit, e ka Kalanë Socialiste të fortë, të shëndoshë dhe të shëndetshme dhe të “pastër” e pa iluzione.

Ka rekrutuar një brez të ri dhe të qartë, mjeshtra të aritmetikës politike, që e dinë mirë se kush është Njëshi dhe kush është “0” dhe kush janë “000…” që vijnë pas Njëshit!

Një harmoni prfekte dhe e admirueshme.

Çuditërisht edhe në mediat pasanike shqiptare, është po ashtu, të gjithë pronarët e kanë mendjen te “kolaterali”, sipas parimit se çfarë do të kapim sot dhe se çfarë do të shqyejmë nesër dhe kuptohet : Rroftë Qeveria!

Opozita do dhe mjaft kohë të merret me veten dhe të përballojë edhe joshjet e Ustait Kryeministër, që u fut duart në tule si garip, dhe depërton edhe në magjet e tyre opozitare dhe u shkëput copëra të rëndësishme, duke hapur ankande të fshehta dhe të efektshme.

Sepse është krijuar bindja që vetëm Natyra e largon tashmë Ramën nga pushteti dhe jeta është e shkurtër për të gjithë, ndërkohë që vetë jeta, bëhet përditë më e shtrenjtë.

E pra Gjumë i Përgjithshëm në PS, por edhe përtej saj.
Mos ndoshta është kështu më mirë?

Shqiptarët janë të lodhur nga luftërat politike, të cilat nuk kanë sjellë ndonjë zhvillim, përveçse “vërrave të zhurmshme në ujë”, mos është pra më mirë të bëhemi të gjithë me një parti dhe me një udhëheqës dhe le të dalë ku të dalë?

Shoqëria është përcaktuar tashmë: Të pasurit do të bëhen gjithmonë e më të pasur dhe të varfërit do të bëhen gjithmonë e më të varfër, ky trend nuk ndryshon, nga ndryshimi i pushteteve dhe i pushtetarëve pushtetmbajtës.

Njerëzimi ka jetuar me mijëra vjet për mrekulli nën Monarki!
Mjafton që monarkitë të jenë të ndritshme!

Çfarë shpikje budallaqe dhe e rreme ishte kjo Republika dhe aq më tepër Demokracia?
Sigurisht marrëzira poetësh dhe filozofësh.

Shikoni bletët përshembull: kanë miliona vite që ushqejnë Mbretëreshën e tyre me mjaltë dhe Mjalti është mrekullia më e përsosur e natyrës, ushqim dhe shëronjës njëherësh. Por që buron nga skllavëria e përjetshme e bletëve, që s’kanë bërë mEnçurisht asnjëherë kryengritje… e pastaj?
Mos ndryshojnë gjë cilësitë e mjaltit?

Prandaj dhe, në pritje të qeverisë së re, të rrimë urtë e të mos lodhemi, ka kush mendon dhe për ne, ka kush na udhëheq, ka kush rri pagjumë në rojë të gjumit tonë, ka kush do të ndërtojë e do ta mbushë jetën tonë me ngjyra dhe dizajn mjeshtëror.

Nga ne kërkohet vetëm të bëjmë gjumë të paqtë, bindje dhe pak skllavëri, se të mirat pastaj vijnë vetë dhe vetvetiu… 

61 komente në “Artur Zheji: Ramën tani nga pushteti e largon vetëm vdekja…”

  1. Neri says:

    RROFTË RAMA!!????

    1. Che Guevara says:

      More,Zhelan,te kam thene edhe me heret se per kete sistem luftove dhe ai ka ardhur!
      E# mashtruat kete popull se me rrezimin e komunizmit populli do hante me …LUGE FLORIRI,por ne fakt po ha me…..grushta mutin qe bere ti dhe zabsarhanet si ti!
      Vazhdoni shani Enver Hoxhen qe populli te mos e kete mendjen tek super krimet e kapitalizmit demokratik!
      Keni 27 vjet qe llomotitni per tranzicion,por populli akoma nuk ka buke te haje!
      Sukseset e kapitalizmit alla shqiptar vertetojne me se miri,se shqiptaret kane te drejte te kujtojne me nostalgji kohen e te madhit Enver Hoxha!

      1. Edkari says:

        Modeli ekziston,Rumania me Çausheskun
        e Libia me Kadafin.

    2. Besniku says:

      Pyete nje here kete psikopatin Zheji , ” po ty kush do te shporre nga syte e veshet tane, zgjebe e flamosur…”

    3. Buxhingla says:

      Rama largohet nga pushteti kur ti vije ndonje “Rame” me i mire Shqiperise.
      Do te jete populli qe do ta largoje Ramen nga pushteti ne 2025. Le te urojme qe gjer atehere te kete dale nje opozite dinjitoze qe ta meritoje pushtetin.

      I keq apo i mire, arrogant apo modest, hajdut apo i ndershem?
      Rama per shqiptaret eshte, nese jo i mire, eshte jo aq i keq sa maloku yt, nese jo modest, nuk eshte kriminel e vrases si maloku yt. Nese nuk eshte i ndershem nuk eshte tradhetar te shese Shqiperine tek greku e serbi si maloku yt.

      Nuk je asgje tjeter por vec nje cope kurve gazetar

    4. spartaku says:

      Edi Rama do jetoi sa t’ja kete dhene zoti.Ai eshte ne krye te qeverise dhe ne do ta degjojma dhe respektojme.Po qe e mundur edhe do t’a ndihmojme.Por ti me çakenjet e tjere,ulerini dhe shpifni sa te doni,se populli ka besim te qeveria e re e Edi Rames.Mjaft me vuajtjete e pd.ke dhe te Sali Berishes qe u nxiu jeten shqiptareve.Ti Zheji,je i paguar ose me mire i shitur te Berisha dhe Basha,do u sherbesh atyre,se qeni leh atje ku ha.

    5. Iliri says:

      Zhelja i Zhejve ka rrjellur e pjerdhur! I duket vehtja i madh carit plak! I pelqen vehtja e zhurma rremuja ! Matuf i qelbur ‘intelektual ‘!!!!

  2. DRINI says:

    Le te rrije keto 4 vjet si gjithe te tjeret pa ta shofesh ti mbas tyre se sa do rrije ne ate karrike.Populli nuk eshte kurre budalle….

  3. luli i vocer says:

    o Zhei ,o qen me lesh , bukur e skanon situaten ne PS-te, po partine e padronit tend frymezues Sali berisha , qe thote direkt ese indirekt qe partia eshte imja a do na thuash gje ??? Nuk guxon ti bejne nje kritike Saliut se te hoqi qafe ,ka nevoje te shkruash dicka per ate parti nevojtore ?? shkruaj dicka se ste gjen gje o sharlatan , jeni nje dore e mire ju , je ti eshte Andi , eshte Bledi, eshte ai fyelli me 18 vrima Tosi Lubonja , Preci , jeni nje dore e mire bythlepirsa profesioniste . Mbaroi parti o legena , nuk e keni kuptuar ?? po sigurisht me I.Q minimale dhe gazetare te njeanshem , analiste per te tallur bythen , nuk keni se si te mendoni ndryshe , imagjinoni , lepini bythen e Lylit , kujt ?? Lylit , ky eshte niveli juaJ o idiota .

  4. saliu says:

    Ramen e largon nga pushteti vetem zhdukja e pisave si puna jote e sorrollopi yt

  5. vasili says:

    Po baba Likja i jote e ka kapur bashke me Moniken LSI -in me qense je simpatizate vapo antar i saj,

  6. Xhangooo says:

    1-Vazhdoni keshtu se mire e keni
    2-Ju mendoni se Ne populli jemi budallenj
    3- Keta filozofet qe shpiken demokracine( nga monarkia) kane vertetuar se demokracia eshte me e mire nga monarkia kur respektohet.
    4- O Idiot!
    -Bletet e nderrojne mbretereshen cdo vit.I takon “bleterritsit” a do ta pranoje mbretereshen e re.
    -Bletet rebelohen kundra mbretereshes se tyre pothujse cdo vit…
    -Por ti keto “ndollite” demokratike brenda mbreterise se bletes nuk i di sepse je mesuar te tallesh me popullin shqiptar,qe ne vetevete e percmon dhe e urren.
    6- Cfare mund te presesh nga nje njeri qe ka nderruar mbiemrin dhe nuk eshte krenar per prej-ardhjen e tij?!

  7. Daku says:

    Ik o plere mos na fyej inteligjencen.

  8. Cecua me bicak says:

    Si gjithmone koqe kandari ngele o Zhej

  9. Kellira says:

    O Zhej! O Rob pa shtylle kurrizore!
    Nje nga arsyet qe Rama u ngjit kaq larte eshte edhe fresku qe i bere ti nje personi si Meta dhe me vone nje si Basha.

    Te pershendes me kete perlen gazetareske qe njerezit te kuptojne se kush je ti, se sa te vlen fjala dhe pse Rama fitoi kaq shume pushtet te cilin e kemi peshqesh edhe nga ti:

    http://www.pamfleti.com/lulet-e-celura-te-lulezim-bashes-nga-artur-zheji

  10. Meta ik says:

    C’far idioti eshte ky analist muti, edhe Merkeli po kerkon nje mandat tjeter, ne pushtet qentron sepse populli e voton jo sepse analisti na qenka i zemruar. Kjo puna e analistave ne Shqiperi po behet qesharake. Keto jane analist kunder votes se popullit. Rama do jete kryeminister sa te doje populli le te plasin analistet kriminel.

    1. Thanasi qe t'a plasi says:

      Edhe Hitlerin populli e votonte.

      1. ali says:

        Krahasim te bukur ke gjetur, ah koqe o koqe !

  11. Fieri says:

    Shkrimin nuk ta lexova se mu duk kohe e harxhar kot.ashtu si shume shkrime te tjere. Lexova vetem titullin. Po te shkoka shurra neper shale me duket………… Mesoje : Nuk je me i ditur se populli qe i dha 74 mandate.

  12. soni says:

    Ky analist eshte me mire te ruaj dhit .ky vetem
    vjell helm nga goja

  13. Ivan i madh says:

    Tani te zuri veremi ty mor majmun i kopesht zoologjik te kriminel Berishes. Zhei mbete si ata qente ngordhalaqe rugesh që sjane te zoti te ushqehen dhe lehin pa pushim mos i hedhe dikush dicka dhe ti keshtu je katandisur.

  14. MeleqAgaci says:

    Edvin Droga bëhet Papë ne Vatikan sezonin tjeter papal . Duroni o dele mjerane, se bletës se Zhejit i merrni të keqen. Pastaj ju sajdis Lali Eri….deri sa Zaho të filloje tju bjerë erë bajgave. Rrofte Kokëboshësia e tij Edvinia- Mbreti i rilindareve.

  15. Majmuni says:

    Ik e Zhej se shkrimet e tua nuk lexohen dot deri te paragrafi i trete!! Mileti e votoi bindshem dy here! Ta lejm te punoje!

    1. artur m says:

      Tjeter gje po thote por hiqi syzet e militantit.Na pelqen apo jo keto qe thote jane te verteta dhe kane te bejne me ndertimin e demokracise .Populli votoi ate qe shikon me te pershtatshem ne krahasim me rivalet(Rama per momentin nuk ka rival ose jane shume te konsumuar).

  16. t.n.t. says:

    Po trembesh ti Zhej? Po ne trembesh, trembesh per vehte apo per shoqerine shqipetare? Siç duket trembesh per vehte, sepse shoqeria shqipetare i dha voten Edi Rames. Ti, a s´ke privatizuar ndonje cope si Ylli, se me sa shofim, nje pjese e J´u anal-istave kini patur shume benifite.

  17. M.leka says:

    Artur ngele gjithmon ushtar i L.S I

  18. shoku says:

    Kur dhelpra e pa se nuk mund ta vriste cjapin per ti ngrene koqet ( normalisht shume here me i madh se ajo) preferoi te prese derisa cjapi te vdese.

  19. Jimi says:

    Sa mire do te ishte more karagjoz! Fjala jote ne vesh te perendise! Larg duart nga pushteti, i vrasesve, i hajduteve i kopukeve qe kane sunduar ne ketye vend para se te vinte Rama ne pushtet.

  20. Shelgura says:

    Çdo gje ndryshon
    Por do kohën e vet
    Por kohë e ndryshojnë
    Njerës më mënt
    Me guxim
    Por kohën nuk e ndryshojnë
    Servilët si puna jote
    Sa më parë të zhdukeni ju
    Që nuk merni ritmin e njerëzve të thjeshtë
    Aq më shumë do fitojë rama
    Ju gjoja analist gënjeni veten me budallallëqet
    Që shkruani
    Po nu u zhdukët ju kazanxhinjtë nu hikën rama

  21. lili says:

    Xhangoooo
    best comment of the day!

  22. D.Ulqinaku says:

    Nuk ka menyre tjeter per te shprehur urrejtjen ndaj popullit tend, vetem e vetem se ky popull ne menyre me te qete se kurre, ne menyre krejt demokratike e mbeshteti Ramen, Kryeministrin me te sakte qe i ka ardhe ketij vendi me ane te zgjedhjeve te lira.
    Pse te mos e urresh ti Ramen? Po qe ke te drejte. E di pse? Sepse Rama, si nje politikan rrace, i mbeshtetur fuqimisht nga qytetaret dhe faktori nderkombetar, nuk e perdori ushtrine e gazetaruceve e analisteve si puna e jote per te ndertuar fiktivisht nje imazh ndryshe cfar eshte ne te vertete. Dhe qytetaria kete do, Prandaj i beson sot Rames. Rama ju la si peshku pa uje. Boll i keni bere presion Rames per llogari te te tjereve per te futur duart e pista ne parate e publikut. Kjo eshte e gjitha.
    Shajeni Ramen, shfryni kunder tij, shpifni e cfar te doni beni, ju vetem se i rritni reputacionin para shqiptareve,
    Eshte i vetmi Kryeminister qe del per shtat pale qejfe e i bie pash me pash rrugeve te Tiranes apo edhe ne zona te tjera te vendit pa badigarde, pa antiplumb e pa sirena. Pse? Sepse nuk i ka borxhe kujt.
    Mosha e thyer e ytja (Zhej) duhej te te kishte mesuar qe jo te turfullosh pse shqiptaret e votuan Ramen, por pasi te fillonte punen, te analizoje punen e qeverise dhe ta vije ne dijeni publikun se ku po gabon Rama. Natyrisht ti nuk e ke moralin dhe aftesite e duhura per te bere kete sepse je mesuar te dorovitesh nga hajdute e kriminele te cileve ti u ke sherbyer me pash, gjithnje.
    I paharruar qofte kujtimi yt.

  23. LORA says:

    ,,,,dhe te mendosh se tur-bozhur-majmuni ka ngrene buke ne sofren e Aneta Rames !?
    Qofte I shenjteruar verdikti I shqiptareve ne shumice,qe e coi ne esfel te gomereve (bash atje ku e kishin vendin,tash e dy dekadat e fundit) skoten e kurvllikut dhe antikombetarizmit mediatik.

  24. ATDHEU says:

    Po nuk te vuri ty perpara o Zhej , nuk iken Rama.

  25. a says:

    O “luli vocerr”. Ke harruar llumin e kazanit, bllokmenin e vogel sharlatan Andi Bushatin.

  26. artan says:

    Kush nuk e mban mend kur e nxorren Sadam Hysenin nga vrima e miut ne Irak, te shikoje surratin e Artur Zhejit ne kete faqe.

  27. Tr says:

    Nuk ja vlen te lexosh shkrimet e Xhejit , se ka te ngjare qe rregullohet me Ramen dhe fillon ti dale ne mbrojtje perseri , si ne fillimet kur Rama fitoi . E mbani mend Xhejin tek Fejzo qe fliste si avokat mbrojtes i Rames ???? Sic duket Rama nuk ja vari shume pritshmerise se Zhejit dhe ja kush eshte Zheji sot .

  28. taraboshi says:

    Nga na mbive o bukoran apo ke qene me pushime se jeni lodher shume se punoni shume per Shqiperine vetem per shkatrrim jeni ju shumica e medjave dhe ju ka cilesu mire Edi Rama medja e kazanave se ju jeni shkaktaret kryesore qe keni ßhkatrru Shqiperine.Ja p.sh medja e qenefit Frangaj-Fevzo dhe ju analista qenefi si ti Fevziu(ziu) A.Bushati .A.Bejtja Cim Peka P.Zogaj ai Hoxha (se nuk po mi kujtohet emni) per ai qe dote me u ba president Lubonja etj etj.Na jane kriju aq shume parti sa qe edhe emnat nuk jua dime jo populli por as ju qe u mbani vehten te kendushem e kujt dreqin i duhen gja kuj cfare po na bene ato tana duhet me i nxjerr jasht ligjit .Pra ta dish mire(nje gja e ditke mire ti)qe Edi Rama do rrije gjate ne pushtet dhe ai do e beje Shqiperine Zvicerr .Ai sqaroj qe partite e vogla jane kot shkatrroj partine demokratike si parti antikombetare qe shkatrroj vendin po shkatrron L .S .I ne si partia me e degjeneruar dhe hajdute parti vetem per xhepat e veta ,pastroj P .S .ne nga dembelat e llafazanet .

    1. lili says:

      tarabosh: ketu duhet me i dhane hakun: na hoqi qafe Nanon, Berishen, Lulin edhe shpresojme se shpejti Meten!
      Good job!

  29. Trimi says:

    Me mire nga njehete …te lexosh..komentet ..ne nje artikull …sepse atje gjen me shume te verte…e cfar te verteta …si ato qe behen mbas skene ne teater ….e spektatori si shef kure.

  30. Phoenix says:

    Ne shtepine e Petro Zhejit jane ftilluar shume intelektuale, po kjo Aneta kush eshte?

  31. TOMORI SHBA says:

    Rama, do apo sdo ti ZHeji, jo vetem kete kater vjecar, qe mori mandatin e shumices se qytetareve, por edhe me tej dote mbeshtetet nga qytetaret shqiptar, brenda e jasht vendit Edi Rama, dote mbeshtetet nga faktori nderkombetar qe i ka dhen kredite pozitive, pamvaresisht mangesive qe ekzistojn si pasoi e qeverisjesjeve te mepareshme dhe gabimeve te kater vjeteve te Kryeministrit Rama, ai mbetet kryeministri me i preferuar i zonjes Merkel, BE, DASH, Sepse esht rreformator, po ja ndryshon faqen shqiperis , nga nje shtet rrumpall qe kultivoi dhe la pas Sali Berisha, ne nje shtet ligjor qe synon rreformimin e drejtesis, forcimin e demkracis dhe ritjen e mirqenjes se qytetareve, inisjatives se lir te qytetareve dhe forcimit te shtetit ligjor.
    Zheji dhe disa koleget etij ishin dhe mbeten llapaqen , u pelqen rrumpalla dhe jo ky shtet dhe kryeminister.

  32. Konti Sbalta says:

    Mire qe qenke bindur me ne fund more Zheji, se “…Ramen nuk e largon dot nga pushteti as Sali mortja , se Meta dhe Monika jo se jo :pale Vasili qe flet e flet i “shkreti’ si dikur ne parlament Saliu, por as nuk e degjon njeri ,por me ato qe thote vetem argetohen njerzit.

  33. Tonny says:

    Nuk ma merrete mendja se deri ketu….. shkon dialogu mes shokesh e miqsh, aq me teper mes letraresh dhe gazeteresh

  34. O Thanas , mbush e zbras says:

    Per cilin Hitler e ke fjalen , per Hitlerin Dixhital?

  35. karakas says:

    zheji per mu ke qene nje personazh negativ po kesaj radhe i ke rene ne koke muhabetit ishalla me ndihmen e zotit te te realizohet deshira tende jo me plakjen por me dicka t parakohshme ndodhte me te gjatin

  36. Edron says:

    Eshte e vertete ,o zhejle,ke tamam surratin e Sadamit.Je i neveritshem.

  37. kar+akas says:

    Karakas, te hyfte nje pras.

  38. pelivani says:

    Posht zhej e zhejet e zhyer ne hale te shqupit.rroft Ps dhe Rama ne krye.

  39. pro says:

    ..nuk dua të mundohem per t’Ju kuptuar..mendoj se ke rënë në dëshpërim…,sepse politika do usta dhe jo llafe.Rama me i miri i të
    liqve ..i takon kreu {se per mua s’ka rendesi se kush eshte ne krye,por me pelqen qe autoriteti i shqiptareve te mos neperkembet me}..une nuk dua t’JU perkufizoj ,sepse ani se predikojme nepermjet tasieres,jemi gabimqare sa hapim syte e deri sa i mbyllim ato…zgjidh dhe reklamo pozitiven..shiko grekun ne jug,megjithese eshte nje kopil ne dere te europes..ben gam gam si pronari i portes se saj..

  40. Genci says:

    Kur do filloje Opinion ti mbledhi Fevziu keto funderrina anal-ist…. Po kur fitoi PD ne kete menyre pse nuk u ngriten keta bythlepires… kritikat keni te drejte ti beni vetem pas nje viti qeverisje dhe jo pa nisur puna… Injorance pa fund…

  41. Emigranti says:

    Ore Zheji, a sme thua? Si mbaroi ajo puna e atij ankandit qe ne studion e Fevziut ti the qe kishte shkuar shuma mbi 2 milion Euro? Si ke fytyre dhe del ne tv, dhe vazhdon te shkruash, dhe te botojne? Do thuash ti me informuan. Po gazetari duhet ta konfirmoje lajmin nga me shume se nje burim, ndryshe quhet jo gazetar po llafazan ose thashethemexhi.
    Rama do qendroje ne pushtet deri sa PD te largoje vemjet dhe te promovoje vlerat e atyre qe i kane fituar me pune dhe djerse, jo me vendim kryetari.

  42. Noli says:

    Deshtak. Si e guxim e ben analiza kur ne te gjitha analizat komentet tuaja
    ke deshtuar.

  43. Kangur says:

    Ik o Zheji se je thjesht një megalloman xheloz. Je bërë si Shaban Qosja, s’rri dot pa u kruajtur!

  44. Qytetari durrsak says:

    Po ty, kush te largon nga “kazani” mediatik. Si gjithmone, i peshtire dhe i paturp mbete, o i paguar i Likes ?!

  45. tiraanaasi says:

    Kurse ty, vetem ruleta

  46. loni says:

    O THanasi qe ta plasi Hitlerin nuk e votoi populli por e mori pushtetin me dhune. Meso me pare historine pastaj fole.

  47. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Sa bukur shkruan nje komentues, i cili te etiketon ‘qen me lesh”,mbasi i tille je more zhelan… Rama do te “sundoje’gjate ,mbasi te gjthe maskarenjte,si puna jote, jane kunder tij. Populli e sheh dhe e vlereson kete. Lexo komentet kur shkruan ti,o legen !

  48. vera e nxehte says:

    Dolli dhe ky i vellai Arben Imamit me nene. Vdekje mbiell, vdekje do gjesh, o Artur Zheji. Ju , nje dore kriminale me dhe pa kobure jeni bere ngangrena e atij vendi. Kurrizos vetem varri ja ndreq kurrizin dhe juve ai do tu ndreq.

  49. Bido Sitica says:

    Artur leshi.Lesh me koke,lesh ne surrat,lesh edhe ne zgavren e trurit.
    O leshko je bere dordolec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje