RAPORTI/ Vasili sulmon Ramën: Kryeministri gënjeu, por CIA e demaskoi

30 Gusht 2017, 18:19Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të raportit të CIA-s për drogën ku Shqipëria evidentohej si vend problematik.

Vasili thotë se CIA demaskoi kryeministrin, që sipas tij është bërë njësh me krimin. Deputeti i LSI-së sulmon edhe strukturën e ngritur nga qeveria për luftën kundër drogës.

STATUSI I VASILIT

Kryeministri ose kryefarsa gënjeu sot për drogën, por CIA e demaskoi.

Sot, kryeministri gënjeu e tha që ka arritur rezultate spektakolare lidhur me drogën, por të dhënat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA) raportojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë.

Kryeministri gënjen, sepse është bërë njësh me drogën, me trafikantët dhe krimin e organizuar.
CIA foli qartë, që gjithashtu Shqipëria është “pikë aktive e trafikut të drogës”.

Pra, s’ka shtet dhe polici që të kontrollojë territorin, por që e mbeshtetin, inkurajojnë dhe nxisin mbjelljen masive të drogës dhe trafikun e gjerë të saj.

Ndaj task-forca është task-farsa dhe asgjë më shumë dhe kryeministri është vetë kryefarsa.

5 komente në “RAPORTI/ Vasili sulmon Ramën: Kryeministri gënjeu, por CIA e demaskoi”

  1. Tur Hejerdall says:

    kur e dinit kete gjendje para disa vjetesh pse nuk e braktiset ramen qe ne vezore, apo donit ta shijonit pushtetin

  2. Boston says:

    Ky qenkerka shume I zoti…pse e shkaruan qe ne ajer nga posti I kryetarit, apo degjuan ata te Al Pazar, kur thone …”Shqiperia mbi te gjitha”..per ketye klaun. Ky ireferohet Amerikaneve kur ju uri gure ne rrota per reformes ne dreitesi

  3. I says:

    Pse i djeg Vasilit kjo lufta kunder droges ? E dime te gjithe se e keni organizuar juve te LSI trafikun e droges ne Shqiperi

  4. Grida Suma says:

    Prap ju me kete karavidh te familjes Meta….o tema pi beheni i palexueshem duke botuar lloj lloj lolosh…

  5. Bledi says:

    Po raportin e CIAs pse nuk e publikoni ju media e kazanit?
    Publikojeni komentin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje