Një dokument me 5 kapituj do të përbëjë manualin e ri të funksionimit të grupit parlamentar prej 74 anëtarësh të partisë socialiste. Report TV ka mësuar se ky manual do të miratohet në mbledhjen e parë të grupit parlamentar socialist ndërsa drafti është përgatitur nga grupi i punës që drejton kreu i ri i grupit socialist, Taulant Balla.
Detyrimet dhe përgjegjësitë e ligjvënësve socialistë janë të përqëndruar tek marrëdhëniet e ngushta me komunitetin ku janë zgjedhur si dhe ruajtja e etikës parlamentare.
Dokumenti thotë se që në shtator duhet të fillojë ngritja e një rrjeti kombëtar të zyrave të deputetëve në çdo bashki dhe ZAZ (Zone e administrimit zgjedhor), përveç zyrave elektorale të partisë . Deputeti të zhvillojë takim me zgjedhësit e zonës së tij jo më pak se një ditë në javë. Këto takime duhet të jenë të paralajmëruara sipas një kalendari të miratuar paraprakisht edhe nga zyrat qendrore të PS-së.
Çdo deputet duhet të organizojë në mënyrë periodike takime informuese dhe dëgjesa në çdo njësi administrative në katër vitet e ardhshme.
Deputeti takohet periodikisht me zgjedhësit ose kur e kërkojnë ata. Deputeti i përfaqëson ata duke i marrë mendime apo duke i dhënë shpjegime për projektligje, amendamente, vendime, rezoluta apo deklarata që shqyrtohen apo miratohen në Kuvend.
Deputeti ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjen e analizave nga organet e qeverisjes vendore.
Organet e qeverisjes vendore në fillim të çdo muaji njoftojnë deputetët për kalendarin e mbledhjeve dhe për mundësinë e marrjes pjesë të deputetit.
Drejtuesit e ministrive dhe institucioneve qendrore duhet t”i kushtojnë përparësi çdo deputeti.
Rregullat e reja për deputetet socialiste:
1.Ngritja e një rrjeti kombëtar të zyrave të deputetëve në çdo bashki dhe ZAZ (Zone e administrimit zgjedhor), përveç zyrave elektorale të partisë që në shtator
2.Deputeti të zhvillojë takim me zgjedhësit e zonës së tij jo më pak se një ditë në javë.
3.Çdo deputet duhet të organizojë në mënyrë periodike takime informuese dhe dëgjesa në çdo njësi administrative në katër vitet e ardhshme.
4.Deputeti takohet periodikisht me zgjedhësit ose kur e kërkojnë ata. Deputeti i përfaqëson ata duke i marrë mendime apo duke i dhënë shpjegime për projektligje, amendamente, vendime, rezoluta apo deklarata që shqyrtohen apo miratohen në Kuvend.
5.Deputeti ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjen e analizave nga organet e qeverisjes vendore.
6.Organet e qeverisjes vendore në fillim të çdo muaji njoftojnë deputetët për kalendarin e mbledhjeve dhe për mundësinë e marrjes pjesë të deputetit.
7.Drejtuesit e ministrive dhe institucioneve qendrore duhet t”i kushtojnë përparësi çdo deputeti.
Detyrat dhe te drejtat e deputetit i ka te percaktuara ligji perkates. Ata qe bejne rregulla plus per deputetet nuk tregojne gje tjeter vecse injorancen ndaj ligjit dhe superioritetin ndaj shtetit..