Prezantimi i kabinetit “Rama 2” është shoqëruar këto ditë të fundgushtit me komente dhe pikëpyetje rreth emrave të rinj dhe pretendentëve që u lanë jashtë. I gjithë ky debat nisur nga simpatitë personale të qytetarëve duke anashkaluar operacionin më të vështirë dhe më të rëndësishëm që pritet t’i nënshtrohet administrata publike.
Sikurse është bërë e ditur nga analizat apo dhe detaje të dhëna nga vetë Rama, me shtatorin pritet të nisë shkrirja e të paktën 40 agjencive dhe institucioneve shtetërore. Përveçse një stërmundimi punonjësish që do t’u duhet të zhvendosin zyrat dhe të njihen me “job description” e ri, kjo shkrirje do t’i sjellë qeverisë shqiptare edhe një faturë të majme. Janë një sërë nëpunësish civilë me status që në rastin më të mirë sistemohen në një vend tjetër pune. Dhe në atë më të keq, një proces i shkurtër gjyqësor te Administrativja u jep disa rroga bonus për vendimin e qeverisë.
Mirëpo këto miliona janë të justifikueshëm kur merret parasysh se qeveria nuk do të shpenzojë më katër vitet e ardhshme për së paku 7 ministri që u shkurtuan. Duke bashkuar dhe mbyllur dikastere, Rama duket se po zhvillon edhe një goditje të fundit politike. Që do të thotë se emërimet e aleatëve deri dje në “tepsinë” që kryeministri e lakon prej muajsh, do të ikin në kuadër të ristrukturimit të ministrive.
I habitshëm është fakti se pjesa më e madhe e dikastereve që Edi Rama u ka vënë kyçin janë pikërisht ministritë e drejtuara nga LSI, ku numri i të punësuarve si drejtorë dhe punonjës nga ish-aleati është edhe më i madh. Kësisoj, Ministria e Integrimit dhe Ministria e Transporteve mbyllen përgjithmonë. Fjala “integrim” dhe “transport” madje nuk i është bashkangjitur ndonjë ministrie tjetër çka i ul shanset për transferim punonjësish nga njëra zyrë te tjetra. Interesant është pjesa e Ministrisë së Mjedisit, që bashkohet me Turizmin por që ky bashkim do të shoqërohet me zëvendësime. Që do të thotë se disa drejtorë të Mjedisit do t’i hapin vendin disa të tjerëve për Turizmin sapo struktura e re t’ia behë në derë.
Operacioni “Rama 2” mbi ministritë ka lënë të paprekur Drejtësinë dhe Bujqësinë. Me të parën kryeministri i lau duart kur kërkoi largimin në masë të krerëve të Hipotekave. Dhe për t’i dhënë goditjen e fundit, qeveria e re do ta bashkojë Hipotekën me një sërë institucionesh të tjerë që lidhen me pronën. Ndërsa Bujqësia, mbetet e pandryshuar por do të ketë në krye krahun e djathtë të Ramës në kabinet: Niko Peleshin. Dhe Peleshi si ish-kryetar Bashkie, ish-prefekt, deputet dhe ish zv.kryeministër nuk do ta ketë aspak të vështirë pastrimin e drejtorive nga emërimet politike që nuk u larguan gjatë muajve të vapës që lamë pas edhe pse dashuria mes Ramës dhe Metës kishte përfunduar.
I gjithë strukturimi i kabinetit “Rama 2” duket se ka qenë i mirëmenduar për një operacion të pastër, ligjor. Gjithçka u prezantua para një opozite të ndarë në dysh, që nuk sheh dot pasojën dhe as shkakun, por u bën biografinë ministrave të rinj sikur do të bëjnë krushqi.
Administrata duhhet te shkurtohet akoma se nuk di se cbejne nje administrate kaq e madhe ne nje Shqiperi kaq te vogel me kaq pak njerez.Administrata han ne kurrizin tone qe punojme,pastaj sot punohet me internet ,kompjutera etj mjete luksoze jo sic kane punuar para disa viteve me lapsa e stilolapsa pa makina llogaritese etj etj prandaj sa me pak administrate por tu kerkohet llogari jo te punesohen ne dy e tre vende pune e mos te bejne asgje te shpejte e te sakte pe3r ate qe paguhen nga taksapaguesit
Cfare jane keta horra si perfaqesues te Partise deri te roja e Ministrise? Populli votoi kryesisht me besim te Edi Rama . Si perfaqesues politik eshte i mjaftueshem vetem ministri, gjithe te tjeret duhet te jene jo militant por njerz me integritet e me grada shkencore, pergjithshisht mbas partive vene njerzit me te paafte.Shtypi dhe gjithe intelektualet duhet te perqafojne jo vetem shkurtimin e numerit te ministrive por shkurtimin te pakten me 1/3 e administrates ne rang vendi,reforme te thelle ne administrate dhe reform te thelle ne pagesa, mbasi shperndarja e te ardhurave ne vendin tone nuk eshte e drejte dhe aspak propocionale. Shteti nuk mund te hap vende pune duke shtuar administraten per hire te “bukes se gojes”, por duhet te beje reforma te thella per hire te zhvillimit te vendit. nje administrate shume me te vogel, me profesionale, dhe pagesa shume me te mira per te gjitha grupet shoqerore,me raporte te ardhurash normale dhe jo si deri me sote, duke filluar qe nga deputetet e deri ne gjithe hierarkin e shtetit
Nuk do shume ment,se kundershtaret keshtu do shkuajne,por e verteta eshte se kryeministri e ka menduar ne kete menyre se keshtu i duhet vendit,dhe me keta ministra do te realizoi te gjitha plane e sterplanet per katervjeçarin qe vjen.Eshte e vertete,se po bashkohen ministri,dhe keto prodhojne papunesi,por edhe atyre qe lirohen do t’u gjendet vendi punes.Mendoje se qeverise i duhet lene kohe e lire te punoi.Venja e shkopinjeve nen rrota nuk eshte e mire.
Realiteti me pritsherite….vite djellore larg.
Banale. Arsyetime dhe perfundime adoleshenti, ende me pelena neper kembe, per nje qeveri qe pritet ta fute vendin ne BE dhe te permbylle reformen ne drejtesi, etj., reforma.
Po, do ta fusi Mirela Kumbaro ne BE … ore lexo ca shkruan; Ka shkurtu pikerisht ministrite e LSI me i heq qafe edhe drejtoret qe kane ngel. Kaq eshte thelbi, nuk te tha njeri qe sdo hysh ti ne BE
Shkrimet dhe kundershtite per kabinetin , Rama /2 , me duket se i sherbejne aftesimit te metejshem te Kabinetit , me gjithse ka zera kunder . Kam cfaqur opinion per shume nga keta segmente , por ndonje moderator nuk e ka pare te arsyshme t’i cfaqi . Mundet qe moderatori te ket te drejte , derisa kabineti ende nuk eshte ven ne prove . Ky shkrim ishte me titull bombastik . Po qe se duhet nje pergjigje e shkurter duhet thene kaq : Edi Rama nuk i heq buken nga goja skujt , por shton buken e gojes , per popullin shqiptar . Qeverri e vogel , qe kontrolloht me lehte , por presupozohet te perbehet nga njerez me te afte . A do t’u hiqet buka e gojes disave ? Te pa afteve dhe dallaverixhinjve , po nuk ju hoqe buken e gojes , ata rrezikojne te lene popullin pa buke . Edi Rama i ka ven detyre vetes te beje shtet dhe shteti beht me shtetare . Historia ka treguar se shtetare ka dhe gra . Kam bindjen , qe Rama nuk ve ne jete fantazi , por krijon alternativa si askush tjeter bashkekohes . Kritikoheni Ramen , por mundohuni te mesoni prej tij aftesine shtetformuse dhe menazhuse . Aktualisht nuk shof jo konkurent , por as te barabarte me Ramen . Zgalem
Ti Ardit nqf je gazetar je nje njeri pa arsye, ok leta marim sikur kjo qeveri eshte kote ,por nga ty nuk kemi asnje propozim per te bere nje qeveri tjeter, dmth ti je bosh
Lereni qeverine dhe kryeministrin te punoj dhe ruges se ti 4 vjecare mund te nxirni te mirat dhe te keqijat
Por ju nuk doni as keshtu dhe as ashtu dmth jeni njerez koti dhe pa ndjenje kombetare
Ok le te behet ashtu sic thoni ju Anarshi,dhe pa Regulla dhe disipline
Z .EDI RAMA NJE VEREJTJE KAM PER CKA FUTNI NEPER VENDE PUNE NE ADMINISTRATAT I MERNI PA TRU TE PA INFORMUAR MENDERISHT DHE ATO QE KENI ME TRU I BENI PA TRU DHE NA VIJNE NE SHTEPI MENDARISHT
Po per ministrin e shtetit qe trajtonte antikorrupsionin si nuk kujtohet njeri te flase.?A do kete nje agjensi te luftes per parandalimin e korrupsionit?Kush ka dijeni komentoni ju lutem.
Reformat jane te domosdoshme , te hidhura per disa por kuptimplote ne lidhje me justifikimin e mijera lekeve qe xhirohen ne emer te administrates. Njerez qe bejne dy apo tre pune brenda orarit zyrtar, sepse keshtu u desh te kuptohej liria e individit kur i pelqen te pervetesoje te ardhura ne kurriz te taksapagueseve. Shikoni universitetet me pedagoget qe po thuajse te gjithe jane te punesuar ne pune te dyta brenda orarit zyrtar ku ke lidhur nje kontrate me shtetin e leshit qe vetem shtet nuk eshte,prandaj dhe studentet qe perfundojne keto studime jane baraz me nje student te sholles se mesme me njohurite qe ka mare ne shkollat e larta. Ben shum shum mire Rama qe kerkon reforme.