Ministrja e Shtetit, Milena Harito ka marrë ditët e fundit një letër përshëndetjeje nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në të cilën bëhen vlerësime të larta për punën e kryer në drejtim të Inovacionit dhe administratës publike në vend, por edhe në kuadër të forcimit të bashkëpunimi Shqipëri – SHBA.
“Dëshiroj t’ju përgëzoj për katër vjet shërbim shembullor si Ministër i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike. Nën drejtimin tuaj, ne së bashku kemi punuar për të rritur përpjekjet e qeverisë për forcimin e sigurinë kibernetike, për të përmirësuar infrastrukturën e IT të qeverisë, për të mbështetur zhvillimin e Protik dhe për të nxitur zbatimin e plotë të ligjit për administratën publike”, shkruhet në letrën e dërguar ministres Harito.
Ambasadoi amerikan ka theksuar se vlerëson atë që ministrja Harito ka “bërë për inovacionin në Shqipëri, por edhe për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA”.
Ministrja Harito gjatë qeverisë Rama 1 ka drejtuar sektorët e Inovacionit dhe Administratës Publike.
Gjatë këtyre katër viteve në sektorin e Inovacionit nga qeveria janë investuar më shumë se 100 milionë euro. Ndërkohë që reforma në Administratën Publike është vlerësuar në dy Progres Raporte të BE si prioriteti me ecurinë më të qëndrueshme ndër 5 prioritetet e integrimit të vendit në BE.
pa probleme e ka ki faktin se zoja shperlane pare ne patundshmeri ne Pariz? Apo mos e ka edhe kjo nje pashaport
amerikan per’ services rendus’ si Luli edhe paret qe iu mundesojne me ble 1million euro nje shtepi ne Pariz?
Cdo here qe ambasada amerikane lavderon nje njeri ne duhet te pyesim sa do t’i kushtoje kjo shqiptareve e sa na demtojne keta bashke!
ne kete rast siç duket paskemi harxhuar shume per pajisjet qe na sjell ky bashkpunim…
milena harito ka qene nje fytyrat me te bardha te ps .faleminderit ministre per kontributin shembullor uroj qe te vazhdoni te jene gjithnje prane ps dhe zhvillimit te vendit tone
Zotrinj Miq Amerikane,
Ç’mund te na thoni per “Burrat” e Shtetit ??
Pershendetje,
Ky eshte lajmi me zhgenjyes nga Ambasada Amerikane ne Shqiperi. Duke falenderuar Znj. Harito, persionin qe tregun IT ne Shqiperi e monopolizoi eshte nje shprese qe ne kete vend cdo i huaj e mban mire me pushtetaret. Kjo Harito qe ta dini ju pervecese ishte nje e pa afte beri qe te gjithe tenderat ne IT te kalonin ne IKUB, Infosoft dhe Intech+. Ikub si lidhje dhe fuqizim i Genc Pollos gjeti perseri cengelin tek Harito dhe tenderat filluan prap ti fitonte Ikub-i (Romeo Sherko). Nepermjet AKSHI-it kjo zonje ka favorizuar cdo tenderim per kompanite qe IKUB, Infosoft dhe Itech+ merrnin. Eshte nje turp i madh qe falenderohet ne kete menyre.
Albi