Paloka: Kriminelët janë nën mbrojtjen e Ramës, të gjejë ai vrimë ku të futet prej tyre

31 Gusht 2017, 09:06Politika TEMA

Pas paralajmërimit të djeshëm të kryeministrit Rama se bosët e drogës në Shqipëri duhet të gjenë vrimë ku të futen pasi do të kalojnë në sitën e policisë, ka ardhur reagimi i demokratit Edi Paloka.

Paloka thotë se të gjithë kriminelët që bëjnë jetë luksi dhe që kanë makina të blinduara janë të mbrojtur nga policia dhe kanë mbështetjen e vetë kryeministrit Rama.

Rama do kap kriminelet?! Do ju bllokoj makinat dhe asetet?! Kriminelet “te gjejne vrime ku te futen”?!

Cilet kriminele do te eliminoje Rama? Ata qe me makina te blinduara, nen mbrojtjen e policise , shperndanin parate e droges e blinin votat per Ramen ?

Kush i ka pajisur kryekriminelet me makina te blinduara ne gjithe vendin?

Per makinat e blinduara duhet leje e posacme. Pa dhene leje “shteti” i Rames askush nuk mund te kete makine te blinduar. Nje makine e mire e blinduar kushton edhe me shume se nje Ferrari dhe sot keto makina ne Shqiperi i zotrojne Rama, Tahiri dhe shumica e krimineleve me te njohur.

A do i bllokoje Rama keto? Sigurisht qe jo!

Vertete beson Rama se ka njeri ne Shqiperi apo ne bote qe nuk e di se droga kishte, jo mbeshtetjen, por nxitjen direkt nga Rama per tu kultivuar dhe per tu perdorur si aseti kryesor ne blerjen dhe marrjen me dhune te zgjedhjeve…

Prandaj Rama as nuk do te kap e as nuk do te bllokoje ndonje kriminel te vertete sepse per fat te keq eshte kryeministri yne qe nuk gjen dot vrime se ku te futet prej tyre”, shkruan Paloka.

2 komente në “Paloka: Kriminelët janë nën mbrojtjen e Ramës, të gjejë ai vrimë ku të futet prej tyre”

  1. genci says:

    Ceshte ky palle keshtu, cthote ky mo, qe is hkon goja shtrember!

  2. Fatosi-kosove says:

    Gati eshte hera e pare qe jam dakord me palloken,pasi eshte e vertet se Rama eshte kryeminister dhe duhet ta kete pushtetin dhe poashtu ta zbatoi ligjin,pasi Rama eshte ne pushtet dhe nuk arreston kriminelet e vertet per drogen ku ban pjese edhe paloka,sali berisha e lul basha si kryetar te rrjetit kriminel,kjo i bie se Rama i mbron prandaj jam dakort me palloken,kurse sa i perket shperndarjes se lekeve me mjete te blinduara,kjo ishte dhe eshte biznes i pallokes pasi e gjithe bota e di pos PD-s se droga kryeqytet kishte lazaratin dhe qeveri kishte dhe ka PD-n,prandaj mendoi se Rama dhe drejtesia duhet te veproi sepse mjaftojne fjalet e pallokes qe te kapet si kryeorganizator pasi i thot te gjitha ato qe ka bere ai dhe kopeja e PD-s,ndryshe nese Rama nuk vepron edhe kesaj here duhet ta dije se zgjedhje do kete edhe pas kater vitesh dhe palloka me grupin e specializuar ne serbi do bejne qmos qe te kthehen ne pushtet,ska asnje dyshim se me drogen,armet,mjetet e blinduara,serbine,rusin,greqine e kriminel tjere rreth e rrotull nesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje