Çfarë mund të bëjë Vuçiç për Kosovën, flet këshilltari i Ramës: Dialogu është stërzgjatur, por...

30 Gusht 2017, 19:21Politika TEMA

Këshilltari i kryeministrit shqiptar për marrëdhëniet me rajonin, Shkelzen Maliqi, ka folur për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe rolin e Presidentit serb Aleksandar Vucic.

Maliqi ka thënë se ndërrimi i formatit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund ta dinamizojë procesin, që ndodhet në vendnumëro prej disa kohësh.

“Dialogu është stërzgjatur. Nuk ka qenë e parashikuar të zgjas kaq shumë. Pas marrëveshjeve të Brukselit jemi duke vendnumëruar”, ka thënë Maliqi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ideja e riformatimit ka qenë e lidhur me formën e përfaqësimit të Serbisë, që ka pasur shumicën e kohës njëfarë dualizmi. Përfaqësuesit serbë gjithmonë janë ankuar në format dhe ka qenë përpjekja e Aleksandar Vuçiç që të sigurojë sa më shumë pushtet, por që njëkohësisht është i vetmi njeri atje që mund të garantojë çuarjen e procesit përpara – pra ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë”, tha ai.

“Te Kosova ideja e riformatimit është tjetër dhe vie më shumë nga opozita, që deri vonë e ka kundërshtuar dialogun dhe marrëveshjet e arritura. Ideja e shpalosur nga presidenti Hashim Thaci është ndërtuar mbi bazën e një përfaqësimi më të gjerë, që duke e përshtatur, do të fusë edhe opozitarë, edhe njerëz nga shoqëria civile”.

“Mund të kemi edhe një rifutje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në formë më aktive në këtë dialog. Nga ana tjetër Brukseli është i interesuar që këtë pjesë të Ballkanit ta integrojë përgjatë një procesi”, tha Maliqi.

3 komente në “Çfarë mund të bëjë Vuçiç për Kosovën, flet këshilltari i Ramës: Dialogu është stërzgjatur, por…”

  1. capi dhia says:

    Kosova-Serbia, dialogu midis tyre, nuk eshte ceshtje formatesh, kuptimesh, moskuptimesh – po eshte ceshtje interesash globale, rindarjeje te botes, te cilat nuk po arrine te formatohen ne dimensionet e duhura per Rusine, dhe per Ameriken nga ana tjeter. Me lufte u fitua pavaresia, po me lufte do te humbet ajo nese Amerika, Trumpi, ka vendosur ti rinjohe Kosoven dhe Shqiperine si sfera te vjetra influence nen Rusine. Rusia po ia kerkon me ngulm. Kjo gje, ambaicia ruse, e kenaq edhe BE, e cila e shikon shpetimin e vet te bashkejetesa paqesore me Rusine ne kontinentin Europian. Ne marredheniet aktuale BE-Rusi po ndodh e kunderta e asaj gjeje qe siluroi Federaten Paneuropiane, ne vitet 1929 – 1932, te francezit Aristide Bertrand. Cila ishte ajo gjeja? Komunizmi ne pushtet ne Rusi(Bashkimin Sovjetik). Kjo ishte aresyeja pse Rusia nuk u ftua te ishte pjese e Federates Paneuropiane. Ndersa Anglia, ishullore, sikurse sot Brexit, nuk e pranoi formimin e federates Paneuropiane sepse nuk deshironte ti ndante pasurite e saj pafund, qe rridhnin nga Komunuellthi Britanik, me popujt e varfer te Europes kontinentale. Sot. Komunizmi nuk ekziston ne Rusi. Brexit u realizua nga UK. Pra: nuk ka asnje pengese gjeostrategjike per BE te beje dashuri hapur me Rusine. Si perfundim, pa hyre ne analizat ek, pol, ushtr, mjedis, sociale etj., dialogu Kosove-Serbi nuk eshte ceshtje formati, niveli, taktikash apo teknikash, po eshte nje menyre per te shtyre kohen derisa te vije ajo qe duhet, ose nuk duhet te vije. Fatet e Kosoves dhe Shqiperise jane ne dore te Rusise, derisa Amerika te shprehet hapur politikisht dhe te investohet materialisht pakufi ne trojet shqiptare. Me sa duken … .
    Kush eshte i pasionuar pas politikes le ti beje nje kopipeist, samesiper, nese e kupton thelbin e saj te shprehur shpejt e shpejt, nga une, ne forme bisede kafeneje, per ta rilexuar kur ti vije dita.
    Pse besoj te sa mesiper? Sepse. Brezi i vjeter ne Shqiperi ka dy shkolla te jetuara aktivisht, te sakta dhe te plota: komunizmin, le te themi, dhe kapitalizmin. Brezi i ri ka nje shkolle, kapitalizmin, dhe ate prej kartoni. Eshte ndyshim i madh midis gotes gjysem plot, dhe gotes plot e perplot.

  2. Baliu says:

    Se pari duhet te kujtohet se Shkelzen Maliqi eshte biri i UDB-ashit te njohur Mehmet Maliqi, dhe jeton e “vepron” ne Beograd. Pse politikanet shqiptar nuk munden pa njerez te tille, kjo duket si nje semundje e pasherueshme. Serbia e ka nje vella te madh – Rusine, e cila tash eshte kendellur si faktor i rendesishem ne politiken nderkombetare, dhe nje “dashnor” qe po i vardiset – Perendimi, i cili haptas po ia ofron Serbise bosnjezimin e Kosoves, ne kembim te “stabilitetit” te rajonit. Kosova e ka shpalle pavarsine para nente vitesh dhe populli eshte ngopur me ngelaqat e “forte” dhe te vetshpallur “komandanta” qe deri tash jan mbeshtetur haptas nga Perendimi. “Stabiliteti” nen sundimin e “komandantave” pa zhvillim ekonomik, doli si nje “mission impossible” kur ne dimrin 2014/15 mbas “fitores” se serishme te “komandantave” pasoi ikja e mbi 150 mije shqiptarve, duke kerkuar “jete me te mire” nen ura dhe neper tenda te Perendimit, diqka ngjashem me kohen e Millosheviqit. Ne zgjedhjet e fundit ne Kosove fituan forcat politike qe bosnjezimin e Kosoves e shohin si te papranueshem, kurse zhvillimin ekonomik te Kosoves e shohin si garanci te sigurt per stabilitetin e Kosoves dhe te rajonit. Siq duket per shkak te inercise, Perendimi ende ve bast ne limonin e shtrydhur – “komandantin” Hashum Taqi, i cili njekohesisht ndodhet ne krye te listes se te akuzuarve te Gjykates Speciale qe udhehiqet poashtu nga Perendimi. Kjo prap duket si nje “mission impossible”, e ne rast se nje mision i tille megjithate realizohet, pavarsia e Kosoves do te demtohet pariparueshem.

  3. Fatmir Lohja says:

    Thaçi e Vuçiç shkojne ne takim ,si per here,per te genjyer njeri- tjetin.E njoh dhe nuk e njoh Kosven, si fabula:” a e lagu opo nuk e lagu dhelpra bishtin ne skile.”Partia e Thaçit propozon per kryeminister Haradinaj.Parti e Vuçiçit, Ramushin ,kerkon ta izoloje ne zgafellat serbe!?Çfare mund te pritet nga palet me kete ekstrimitet mendimi!?Do dalin ne televizor duke takuar duar.Nenshkruajne ca letra bakalli,me bindjen qe nuk do t’i vene asnjehere ne jete,per çfare kane nenshkruae.Nje darke, me mikpritesit e gezuar,se po bejne hatane,per te qetesuar gjakrat ne gadishullin Ilirik.Mepas,me formimin e qeverise se re ,seriali nis nga fillimi,por me skenar e regji te ndryshuar..E kaloi nje dekade kjo eksperience dhe ne shqiptaret ende nuk po zeme mend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje