Unë nuk jam ndonjë njohës i financës, as i atyre llogarive e përllogaritjeve të ekspertëve të kësaj fushe, ku me ca shifra në kompiuter luhen miliona e miliarda. Jam i sigurtë që këta ekspertë janë mjeshtërit më të mëdhenj të mashtrimit, vjedhjes, pastrimit të parave dhe transaksioneve të pista, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë. Janë kupola e ligjshme; për ata që dinë se ç’është kupola në gjuhën e mafies, janë ata që lëvizin çdo fije. Siguria për këto nuk më vjen veç nga intuita. Por bosët e financave, ata të heshturit që përfitojnë nga injoranca e shumicës në këtë fushë, nuk janë qëllimi i këtij shkrimi. Krejt tjetër. Unë thjesht kërkoj, madje do u kërkoja përulësisht edhe kolegëve ta hapnin një debat të tillë: ndryshimin e shifrës në paranë shqiptare, lekut.
Me këtë të eleminohet shprehja “leku i ri”, apo “me të reja, me të vjetra”, pra ky përçudnim i komunikimit të përditshëm mes shqiptarëve që shkëmbejnë mall me lekë. Sipas gjuhës shqipe që ne shkruajmë si flasim, a ju rezulton kështu kur shihni lekët? Mua jo. Them “dhjetë mijë lekë” dhe në dorë kam një mijë lekë(!)
Dhe si unë janë mbi 3 milionë shqiptarë të gjallë. Prej 1964 kur nisi emetimi i “lekut të ri”, shqiptarët nuk u mësuan dot me këtë term i cili vijon t’u imopnohet me pahir dhe me një paqartësi më shumë se intruguese, bezdisëse. Ngjan me “njeriun e ri” që na doli i prishur, apo me “Shqipërinë e re”, një fallsitet tragjik. Madje duket se përcaktorët “i ri”, “e re” vijojnë të pjellin fallsitete e kotësi…“Republika e re”.
Atëherë kur shqiptarët nuk e pranojnë, nuk u mësuan prej më shumë se gjysëm shekulli, kur vetëm ngatërrohen, kur qeveritarët e ndryshëm e kanë përdorur vetëm për justifikime dhe interes, kur me “të reja” flasin veç financierët, disa pak zyrtarë dhe të huajt që vizitojnë Shqipërinë, dhe kur jemi i vetmi vend që e shkruajmë paranë me një shifër dhe presupozojmë një zero më shumë, atëherë për çfarë mbahet ende në këmbë “e reja” ngatërrestare?
Mesila Doda më tha që e ka ngritur këtë çështje, por ekonomistët ishin përgjigjur negativisht. Nuk e di pse janë përgjigjur negativisht. Apo meqë i përkasin pikërisht fushës, ku çfarëdo që thonë, janë të paktë ata që mund t’i kundërshtojnë. Gazetarë të kësaj fushe ka pak. Por njëra prej tyre, ndër më të mirat e asaj që rëndom quhet sektori ekonomik, për mua më e mira (shkrimet e saj i kuptoj) Blerina Hoxha, u interesua pranë Bankës së Shqipërisë dhe më tha: “As i ka shkuar njeriu në mendje!”. I kërkova nëse ka ndonjë studim sa mund të jetë shpenzimi për ta bërë lekun “e ri” – lek “normal”, sa prerje, sa kohë mund të zgjasë etj. Në fakt u çudita. Askush nuk e ka çarë kokën fare për 25 vjet që t’u kthejë qytetarëve një të drejtë që jua rrëmbyen: ta lexojnë lekun aq sa e thonë me gojë. Apo si puna e pronave…madje këtë nuk e kanë bërë as antikomunistët e flaktë, teksa “leku i ri” është shpikje origjinale e komunizmit shqiptar.
Por ndryshimi këtë rradhë nuk duhet bërë pse “leku i ri” është i komunistëve, por pse “leku normal” është për shqiptarët. Nëse në Bankën Shqiptare apo institucionet e financës, kanë shumë punë për ta bërë një studim të tillë (ndoshta edhe vetëm për të thënë sa kushton), atëherë i mbetet Ministrisë së Arsimit që të aplikojë program-edukimi për fëmijët që në kopësht me termat e parasë shqiptare, dhe të urojmë që 50-vjeçarin e dytë të “lekut të ri” të kemi ndonjë përmirësim në komunikimin financiar të shqiptarëve.
Leku lexohet siç eshte shkruar. Pike. Kur ti lexon 200 leke jane 200 lene. Kollaj fare.
si I vjeter si I ri rendesi ka fuqia blerese,, leku jone eshte katastrof mbush gjepin me letra dhe nuk blen asgje ,,jam emigrant , dhe bleva nje kllef per telefonin 10 mije lek me tha e mora , dhe thash duhet nje njeri te pun oje ne ndertim gjith diten per te blere nje kllef telefoni , po e marr si shembull se jan shum gjera qe jashte kushtojne 2 euro dhe ne shqiperi jan me shtrenjt
Ku e ke problemin o shoku ?? Sic kemi bere , do te bejme prape. Ky popull jemi…reforma te tilla monetare kane bere te gjitha vendet, vetem ne tek e vjetra.
Perdorimi i normes se vjeter dhe normes se re vjen nga fakti se ata qe kane bere ndryshimin ne vitin 1964 duhet qe parane e re ta konvertonin me te vjetren me presje dhjetore dhe mos benin konvertim duke i hequr thesht nje zero. ketu qendron i gjithe konfuzini
ka pjerdhur ky gazetari me duket thote: “Askush nuk e ka çarë kokën fare për 25 vjet që t’u kthejë qytetarëve një të drejtë që jua rrëmbyen: ta lexojnë lekun aq sa e thonë me gojë.”
Pse nuk u kerkon shqiptareve te mos jetojne me Lizen ne boten e cudirave po te lexojne sakte numrin qe shkruhet ne kartmonedhe?
Jo more shqiptare mjerane me gjithe kete gazetarin super mjrean!
Nuk e kane fajin studimet e as injoranca e shqiptareve,qe akoma perdorin emertimin “lek i vjeter”,”lek i ri”!
I gjithe faji eshte tek VARFERIA e tejskajshme e popullit shqiptar,sidomos keto 27 vitet e “lumturise” kapita;liste,qe per te kenaqur veten auto-mashtrohen duke i shtuar nje zero lekeve qe perdorin!
Pra kur marrin pensionin prej 20 mije lekesh ne muaj,meqenese ju duket shume pak per te mbushur hallet e familjes,i bejne qejfin vetes duke thene se moren 200 mije leke pension!
Ne se rrogat dhe pensionet ne shqiperi do te ishin te pakte 2-3 fishin me shume se sa keto qe marrin deri sot,atehere vet vetiu qe do humbase kjo nofke!
Politikanet dhe financieret shqiptare jane kaq injorante sa nuk e kuptojne qe sa me te vogla te jene rrogat,aq me pak te interesuar do jene shqiptaret p[er te punuar!
Le ta provojne nje here,qe t’i rritin rrogat,si ne Europe,atehere do te shohin qe nuk do kete nevoje njeri te ike jashte Shqiperise!
Sa me shume te rriten rrogat,aq me shume do te kete shpenzime,pra aq me shume blerje,qe d0 te thote me shume shitje dhe fitime nga bizneset!
Vetem keshtu mund te rritet mireqenia e shqiptareve!
Qe te besh nje shkrim ne gazete, per lekun e ri a t vjeter, eshte ti kesh gjithe te tjerat ne rregull, e ky na mbeti hall i madh……….
VL!
Prandaj e ke qire jeten tende o Qimi, ngaqe je trupeshk..
Popull debill. Kjo eshte idiotsi kolektive dhe pike. Paramendoni gjermanet te flasin me Euro dhe DM. Edhe krokodilet trajnohen me shpejt se shqiptaret. 50 vjet skizofreni. Me mire te flasim me lira e grosh te sulltanit.
Se kuptoj perse u vu leku i ri absurditet
Leku te vendoset sic e thone gjithe shqiptaret.Te hiqet leku i ri me perdorim
E verteta eshte se: Puntori ne shqiperi paguhet 1500Lek( nje mije e peseqint lek) ne dite.
Ja,genjen mendjen duke thene se merr 15,000Lek ne dite…i duken me shume.
Puntori thote marr 300,000 ne muaj…por ne realitet merr 30,000 Lek…eshte ceshtje psikollogjike.
Sa per heqien e zeros se fundit…ishte e domosdoshme por duhej shoqeruar me ndryshimin figurativ te monedhave( gje qe sndodhi),ndaj dhe popullit ju duk fiks e njeta monedhe.
Sa per a e kane care koken *ata* te bankes se shqiperise? Si ta cajne kur jane atje me ndimen e politikes dhe per pa-aftesite e tyre?!
Le qe mbizoteron edhe debil-lleku,se kush pyet ose interesohot “me shume sec duhet” duhet te hiqet nga puna se”si dihet ku e ka qellimin ky njeriu i keq”.
PLOTESISHT DAKORD me z. E. Harizaj. Kur do te shtohet ajo zero e hequr kot….?!
Shumica e shqiptareve mendojne keshtu.
Ata qe marrin pak,e thone pagen me lekun e vjeter , i bejne qefin vetes, se nuk kane ç`te bejne.Hajduteve demin ua llogarisin me lekun e ri qe demi te duket i vogel.
Veshtire eshte te ndryshoje kjo mareri masive, me mire do te jete ndryshimi i monedhes qe te mos e marrin vesh marrerine tone turistet.
O i nderuar gazetar!
Leku, lexohet dhe duhet te lexohet aq sa eshte i shkruar mbi kartemonedhe. Ti mund ti thuash edhe numurit 10-te nje mije, por ne shkolle duhet te kesh mesuar qe numuri 1 (nje) me nje zero mbrapa quhet dhe eshte 10 (dhjete), dhe jo 100 (njeqind).
Shifrat me vlere nje zero me shume apo me nje zero me pak, kam degjuar ti perdorte vetem Berisha sipas interesit, per rritjen pagave te punonjsve apo per çmimet e artikujve jetike.
Kur u ndryshua monedha ne Greqi e Itali, dmth u fut evro, konvertimi u be psh 1 evro 340.75 dhrahmi. Kjo solli si pasoje qe askujt nuk i shkonte nder mend te bente shumezime e pjestime, dhe pas dy vjetesh dhrahmia apo lireta ishte harruar dhe flitej vetem me evro. Atehere ose te presim sa te futemi ne euro, ose te behet nje konvertim i ri i lekut jo me 10 por me nje numur random, te ndryshem nga 5 dhe 10. (Meqe erdhi fjala edhe ne Rumani flitet me Lei te vjetra -1000-fishi i Lei-t te ri. Heren e pare bleva nje kile rush disa mijera lei te vjetra ngela i shokuar kur pyeta per cmimin e 1 kg rush, pastaj kuptova se flitej me monedhen e vjeter.
Kjo tregon se qenke nje koqe Kandari,kujt i plasi se si i lexon ti leket,mos kujto se gjithe Shqiptaret jane koqe si ty.
Fare thjeshte ti paguaj me aq zero sa shkruan Cmimi,Ti po nuk kupton diferencen midis nje malli qe ben 200leke dhe nje malli qe ben 2000leke qenke per ne azil te injoranteve.
Propozimin e “Shefi” e kam bere ne nje diskutim disa kohe me pare. Nese leku do te ishte zevendesuar jo 1 me 10, por 1 me 9, ose 1 me 11, a 1 me 13, sot nuk do te na vinte mendja se paska ekzistuar leku i vjeter.
Por edhe sot mund te behet, bile pa shume mundime. Te emetohet monedha e re e lekut, duke u mbeshtetur ne euron, duke e barazuar 1 euro = me 100 leke dhe ja iku u harrua leku i ri dhe leku i vjeter. Sigurisht kjo do te reflektohet edhe ne cmime dhe rroga, duke i konvertuar ato ne euro, ne diten qe behet emetimi i lekut te ri.
Kjo eshte nje zgjidhje. Ka edhe zgjidhje te tjera.
Nuk cuditem me fshataret te cilet me vone permiresohen , cuditem me Tiranen , Durresin dhe gjithe Bregdetin Shqipetare ku benje sipas interesit dhe turistet coroditen duke i mesuar te pyesin te vjetra apo te reja … edhe me e bastarduara eshte nga mediat ku edhe aty flitet me te vjetra dhe me te reja … TURP
haaaaaha sepse shqiptari eshte si pula qe do te haji mut gjithmone.si forca e zakonit. ja shikoni si u ngjiten tek mali i tomorit se edhe me pare conin grate tek dervishi i teqese dhe e pyesnin:Sa e ke o baba sheh?,dhe dervishi pergjigjej;Dal ta nxjet pa e sheh.
Lekun e ri apo te vjeter e ka krijuar vete populli qe te plotesoje nevojat e veta dhe nuk e ka bere askush me pahir.
Populli ka nevoje per vegla dhe arsye qe te negocioje per cdo ujdi qe i duhet te beje. Disa e duan ujdine ne dollare, disa ne euro dhe disa ne te reja apo te vjetra. Te gjitha keto jane vegla qe ndihmojne nje ujdi te mbarohet.
Bota ka dhe perdor shume monedha dhe shqiptaret kane dy te tyret qe vetem a pasurojne “folklorin” monetar.
Sa me shume aq me mire dhe sa me pak aq me te varfer. Duhet te krenohemi me virtuozitetin dhe menyrat krijuese tregtare qe kemi dhe disponojme se sa ti frenojme ato.
Po shyqyr te thuash qe nuk na e hoqen kyt shkret lekut qe po u mban frymen Shqiptarve merreni me mend sikur te kishin fut euron si e pat propozua Saleh Berisha para ca viteve tash i kishim pas shumicen e Shqiptarvete varun litar, ivjeter i ri nuk calon gumari prej veshve,nji gja asht e sigurt pare ma te mir se lekun sdo ken kurr Shqiptaret