Rama flet për qeverinë e re dhe ministrat teknikë: Vlerësoj ish-zv.kryeministren për integritetin

31 Gusht 2017, 09:08Politika TEMA

Kryeministri Rama, pas publikimit të emrave të kabinetit të ri qeveritar, tregon në një në një intervistë për gazetën “Panorama”, të publikuar sot, për marrëdhënien e tij me ministrat teknikë të Partisë Demokratike.

Kryeministri tregon raportin e ri me ministrat e saposhpallur të kabinetit të tij dhe çfarë ndryshon në objektivat e Qeverisë në ndryshim nga mandati i parë.

Kryeministri Rama gjithashtu shpjegon rolin e ri që do të marrin prefektët e qarqeve ndërsa sqaron dhe ndarjen e vendit në katër rajone.

Kreu i qeverisë ka vlerësuar punën e ministrave teknikë të partisë demokratike, veçanërisht zv.Kryeministren Ledina Mandija për seriozitetin, për integritetin e saj në raport me detyrën që kreu.

Ndërsa në lidhje me raportin e Task-Forcës për zgjedhjet, Rama shprehet se ai ishte përgatitur kohë më parë, por ndërhyrja politike, bëri që ai të mbushej me akuza për shitblerje të votës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje