Para dy ditësh, Artan Fuga, nga pozicioni i anëtarit të Akademisë së Shkencave, ngrinte zërin kundër mënyrës se si janë përgatitur e po mbahen zgjedhjet e drejtuesve të kësaj Akademie, por edhe kundër mënyrës se si kjo e fundit funksionon. Është për të ardhur keq që nuk ka gjetur mbështetje në botën akademike, gjë që është shenjë më vete se çfarë Fuga thotë është e vërtetë: Ajo Akademi ose duhet të reformohet, ose duhet të mos ekzistojë. Dhe sikur të mos mjaftonte fakti që askush nuk i bëri jehonë shqetësimit (shqetësimeve) të Fugës, është edhe ky i fundit që bën çmos ta largojë vëmendjen prej debatit që ai vetë tentoi të hapte. Këtë e bëri nëpërmjet një denoncimi publik mbi një kërcënim që gjoja paska marrë.
“Po më kërcënojnë; po më thonë: qepe ose largohu”, bënte me dije ai në një shënim të tijin në facebook. Dhe kaq u desh që të gjithë të merreshin me kërcënimin që na i qenka bërë Fugës nga dikush në facebook. Në një numër portalesh ishte publikuar i plotë edhe “kërcënimi”.
E futa në thonjëza fjalën “kërcënim”, ngaqë në të vërtetë nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim. Elda Muçollari (ky është emri që anonimi ka zgjedhur për t’u identifikuar virtualisht) është shfryrë e zbrazur në stil të lirë kundër Fugës, por nuk ka lëshuar asnjë kërcënim. Ajo merrej vesh se fliste në emër të dikujt që ishte i interesuar për të mbrojtur status quo-në në Akademi, që mezi pret zgjedhjet e datës 4 shtator për të bërë të mundur rokadën e çuditshme mes kryetarit e nënkryetarit, që ndihet mirë që gjërat rrjedhin në mënyrë jo transparente në Akademi, e kështu me radhë.
E duhet thënë se njerëz të tillë nuk është e thënë të motivohen veç nga ndonjë interes i tyre. Jo gjithnjë. Në ndonjë rast kundërveprojnë edhe nën shtysa konservatore, për të mos thënë reaksionare. Ata thjesht nuk pranojnë që dikush t’u prishë rendin e gjërave, e në këtë kuptim nuk është se ky rend i vjetruar gjërash përbën domosdoshmërisht një karar të madh në jetën e tyre. Jo, mund të qëllojë që të jetë thjesht rendi i gjërave, me të cilin janë mësuar. T’ua prishësh, është si t’u rrëzosh qiejt mbi krye.
Për ta përmbledhur, reagimi i asaj internatues ishte i shpifur. Ishte i tillë në gjuhë, stil, logjikë. Por nuk ishte kërcënues. Fuga, për ta nxjerrë si kërcënues, ishte përpjekur që ta sintetizonte me një titull (“Pusho ose ik!”, ky ishte titulli), por edhe i sintetizuar në këtë mënyrë reagimi nuk del si kërcënues. Sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, predikati “kërcënoj”, prej të cilit vjen substantivi “kërcënim”, ka kuptimin: “Përpiqem t’i fut frikën dikujt duke e paralajmëruar se do të përdor dhunën a mjete të tjera shtrëngimi; afrohem për t’i bërë dikujt një të keqe, për ta dëmtuar a për t’i sjellë fatkeqësi”.
Bazuar në këtë, merret vesh se nuk kishte në shënimin e atij robit virtual asgjë të përafërt me kërcënimin. Nuk kuptohet mirë pse Fugës i ka pëlqyer të llastohet e të viktimizohet. Madje, mbështetja që mori pas llastimit (asnjërit prej atyre që i dolën në mbrojtje “Fugës së kërcënuar” nuk i shkoi mendja t’i jepte të njëjtit person mbështetje në revoltën e tij ndaj Akademisë) e përndezi Fugën deri në atë pikë sa të shihte në këtë mes edhe punë për organet e specializuara. “Nëse e gjykojnë se mund ta bëjnë”,- shkruante Fuga, duke iu referuar këtyre organeve.
Do doja shumë të dëgjoja nga goja e Fugës se çfarë ka në këtë fabul që t’i bëjë organet e specializuara të vihen në lëvizje. Fraza më e egër në atë letër facebook-u dërguar Fugës ishte: “Hiq dorë nga titulli akademik, kështu çliron ndërgjegjen tënde…”. Unë nuk gjeta një frazë tjetër më kërcënuese. Jam i sigurt se edhe Fuga, nëse nuk është pushtuar nga paranojat, fobitë e hipokondritë, nuk ka gjetur ndonjë frazë tjetër më kërcënuese se kaq. Sepse nuk ka patur ç’të gjente. Mirëpo Fugës i ka pëlqyer kjo lodër. Dhe prandaj i ka rënë edhe dje, pas mbështetjes që mori.
Kam përshtypjen që atë shënimin e djeshëm Fuga e kish shkruar vetëm për atë paragrafin e fundit: “Falenderoj edhe figurat publike që këtë rast të përbuzshëm e trajtuan gjerë si një çështje që lidhet me lirinë e fjalës, e cila padyshim ka pengesat e veta arbitrare në institucione dhe agjenci të ndryshme, si efekt i këtij tranzicioni të gjatë dhe pa mbarim, e këtu një falenderim të sinqertë dhe miqësor për z. Sali Berisha, i cili pati ndjeshmërinë karakterizuese për ta shtruar edhe njëherë lirinë e fjalës intelektuale, të të gjithë profesorëve, akademikë, gazetarëve, artistëve, shkencëtarëve, si një vlerë e shtuar, e cila duhet të gëzojë hapësirat e duhura të munguara, jashtë lincimeve të fshehura ose të hapura publike, si edhe marrjen e saj në konsideratë kundër injorimeve dhe trajtimeve inatcore e hakmarrëse”.
Vini re: Z. Sali Berisha pati ndjeshmërinë karakterizuese për ta shtruar edhe njëherë lirinë e fjalës intelektuale!!!! Ndjeshmërinë…!!!! Edhe njëherë tjetër…!!!! Fiu! Tjetri paska pritur vitin 2017 për të zbuluar ndjeshmërinë karakterizuese të z. Sali Berisha që na u shpaloska edhe një herë si njëherë. Ec aty, Fuga! Çudite edhe njëherë dynjanë me “ndjeshmërinë tënde karakterizuese” për zotërinë në fjalë!
Por po e lë këtë diskutim, pasi nuk më frymëzon fare. Po kthehem tek argumenti. Për të ripërsëritur se reagimi i asaj zonjës në facebook ishte banal sa s’kish ku të shkonte më shumë, por nuk ishte hiç kërcënues. Zhurma mbi kërcënimin ishte një sendërgjí e pashijshme. Një gjest prej llastice. Që është mirë të mos ushqehet më. Çfarë duhet ushqyer e mbështetur, është nevoja për debatin mbi Akademinë e Shkencave. Nga brenda këtë po e bën Fuga. Nga jashtë duhet ta bëjmë ne të tjerët. Pa qenë akademikë. Sepse nuk ka nevojë të jesh akademik për të kuptuar se Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë është një institucion i sklerotizuar e i mumifikuar.
E lexova me vemendje shkrimin deri kur mberrita tek predikati dhe substantivi. Ketu m u peshtiros me te vertete. Pse, çfare ka kryefjala apo kallezuesi qe nuk shkojne, percaktori apo rrethanori. Po kundrinorin ku ma le apo dhe ti futesh ke ata qe s dine as gramatiken elementare te shqipes e na ligjerojne ne italisht
O Muç “HISTORIANI” tani nuk te rrihet pa futur hundet kudo dhe kudo mundohesh te tregohesh kompetent por harron se po kthehesh ne nje idiot me te cilin po tallen te gjithe ,i madh dhe i vogel ,mbase te ben mire te shkosh per pushime ne Skraparin tend per t’u kthyer ne realitet se tani je ne ajer…
Ty ste kercenon kush se je kthyer ne sahan lepires i kesaj qeverisie. Ke patur stil tjete ne shkrim kur qeveriste berisha! Tani je bere analisto avokati i pushtetit, nuk lejon me pseudo shkrime as nje figure akademike te shprehi shqetesimin real qe i ka ndosh. Ti pse duhet te pronocoheshe sot!
O MUÇO KE PROBLEME TE MEDHA ME SHQIPEN LETRARE ZOTERI LE PASTAJ QE JE SHUME I LODHSHEM ME KETO ARSZETIMET E TUA PA PIKE VLERE. NDRZSHO PROFESION O MUÇO, ESHTE MIRE TI KTHEHESH INXHINJERISE QE E LE NE MES. JE SHUME I LOOOOODSHSHSHSHSHEEEEMMMM O NJERI TRAP! BOLL SE NA ÇAVE MENDEREN….
E KE QA!!! MUÇ!!??????
Ore Muç djali, veri mend shqipes se nuk të bën të këndueshëm përdorimi i fjalëve të huaja kur ato janë, tashmë, shumë të bukura në gjuhen shqipe. Edhe ti nuk ia fal gjyshërve që kanë qëndruar në Shqipëri!!! Apo mos mendon se në këtë drejtim duhet shkundur Akademia e Shkencave?
O Muc! se te lexoj me vemendje…gjithe kjo eshte tamam zhurme sic thua, s’ka asgje parimore ne te. Tan Fuga me Sal Berishen jane autoret kryesore te platformes se sotme te akademise dhe gjithshka qe kritikon Fuga jane sanksione ligjore qe vete ai i ka propozuar. Konkurimi per pozicione drejtuese ne akademi eshte nje proces i hapur dhe Fuga bashke me 34 akademiket e tjere mund te aplikojne dhe lobojne per te drejtuar akademine. Lexo ligjin dhe do shikosh. Kete gje duhet te beje Fuga, te aplikoje dhe te mase forcat brenda klubit te akademikeve, jo te beje llapaqenin dhe komplotistin, bashke me mikun e tij Altin Goxhaj, qe dyshoj shume qe e ka shkruar mesazhin kercenues per te manipuluar opinionin.
Per nje gje do te ngelet I paharruar k/ministri Rama ! Percaktimi ” kazan ” I kazanxhinjve analiste e, eshte nje thenie LAPIDAR ! Keta bejne çmos te identifikohen si kazanxhinj , e çuditshme …
Pse kemi akademike ne?
Po’ te kishime do ishim ne kete gjendje qe Jemi
Arsimi qe nga parashkollor deri tek i larte per turp
Tekstet shkollore te nje niveli skandaloz.
Pastaj c’ eshte Fuga para” akademikut”
Nano?
Qe sa here shkruan e ndrit.
Pra, mbas historise tani i erdhi rradha Akademise se Shkencave te analizohet nga Mustafa Nano.
Hapu dhe
Eshte shumë e thjeshtë të jesh historian dhe filozof. Mendo nje gjë autoidiote, mendoje shpejt dhe.. thuaje akoma më shpejt . Voilá je filohistorian me graden “derhem derman Skrapari” – Muq Nano i Parë 2017 – BC.
Akademikët tanë nuk I gjykoj se sa shkencètarë janë por , si qytetarë të këtij vendi kanë nivel shumë të ulët .
Gjëja më e shtrenjtë për ta , është lëkura e tyre , privilegjet, rehatia . Digjet e piqet Shqipëria , ata janë sehirxhinj ,
ata ngjarjet I ndjekin nga lartësia akademike , plebejtë le të hanë kokën e njëri- tjetrit , këta janë aristokracia e vendit, janë akademikë , merrni vesh ju , apo jo ?!
Akademikët tanë janë truri i kombit apo , ndonjë gjë tjetër e kombit………?!
Ja pra,perseri Enver Hoxha, na del strateg. Ne kohen e tij ne ate akademi behej shkence e vertete nga shkencetare te vertete te kalibrit boteror. Sot akademia e shkencave harxhon leket e shqipareve vetem per rroga, honorare dhe gjoja studime shlencore qe pasi i botojne, i marin dhe fshijne bythen, sepse nuk i duhen as dreqit.
Pamvaresisht qe Muci perdor ndonje fjale te huaj, ideja e artikullit eshte shume e qarte, askush nuk e kercenon Fugen.
Ai nuk perdor fjale te huaja. Por perdor llogjike te huaj kur shkruan shqip. Jane gjera elementare qe mesohen ne analizen e klases se trete fillore. Nano ketu tregon vetem tangerllek dhe ky nuk i hyn askujt ne pune
@ analisti Mustafa,
1 analist si ti (i trashe & sharlatan),
nuk behet asnjehere (i holle & shkencetar),
duke u ardhur rrotull (Çeshtjeve & Temave) te Medha.
Muçi antari i kazanit,i shpallur vet nga ndertuesi i kazanit ku ai han , vjell ,beshtyn,e prap po aty lepin.Po te shikoni Intervisten e Edit ne Vlore menjeher mas shpalljes se Mucit kazan(aty ishte dhe muçi) do shifni bythqimin Muçi qe rrin si bythqim perpara atij qe e qin
M. Nano ne kete replike me Fugen eshte shume konçiz dhe i sakte ne analizen e tij. Eshte Fuga kontradiktor dhe inkoherent me idete e veta dhe menyra se si i paraqet ato, nuk tregon gje tjeter veçse çoroditje intelektuale, fenomen jo i rralle ky ne Shqiperine e sotme.
Fuga ne “alarmin” e tij, krahas problemeve te tjera, ngre edhe problemin e mungeses se lirise se fjales !!! Tekstualisht ai shprehet “Falenderoj edhe figurat publike qe kete rast te perbuzshem e trajtuan gjere si nje çeshtje qe lidhet me lirine e fjales, e cila pa dyshim ka pengesat e saj arbitrare ne istitucione dhe agjensi te ndryshme, si efekt i ketij tranzicioni te gjate, pa mbarim ……….”
Tani lind pyetja, Ku eshte privuar dhe penguar “arbitrarisht” Fuga, per te shprehur mendimet, sugjerimet, opinionet e tij ?
Ne shtypin e perditshem apo periodik, te majte apo te djathte, ne media televizive, ai eshte gjithmone i pranishem kur ka diçka per te thene. Shkrimi i tij i djeshem, apo replika e sotme me M. Nanon, te publikuara ne shume organe On Line, eshte pergenjeshtrimi me i mire per akuzat e veta absurde, te ngritura me siper.
Duhet me shume seriozitet kur flitet per tema te kesaj natyre.