Vrasja e gjyqtares, reagon ministri i Drejtësisë: Autoritet përkatëse të mbajnë përgjegjësi, kishte urdhër mbrojtjeje

31 Gusht 2017, 16:16Politika TEMA

Ministria e Drejtësisë ka reguar në lidhje me vrasjen e gjyqtares Fildez Hafizi.

Me anë të një deklarate për median Ministri i Drejtesisë shpreh tronditjen e thelle nga lajmi i trishte i vrasjes se Gjyqtares se gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder.

“Vrasja e nje nene nga ish-bashkeshorti I saj, eshte kembane alarmi per sho‎qerine shqiptare”- thuhet në deklaratën e ministrisë.

Reagimi i plotë

Ministria e Drejtesise shpreh tronditjen e thelle nga lajmi I trishte i vrasjes se Gjyqtares se gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder.

Ministri i Drejtesise z. Gazment Bardhi i shpreh ngushellimet e sinqerta familjes se gjyqtares se ndjeje, dhe kerkon me force denimin maksimal ndaj autorit te kesaj ngjarje te rende kriminale.

Vrasja e nje nene nga ish-bashkeshorti I saj, eshte kembane alarmi per sho‎qerine shqiptare.

Mbrojtja e saj ka qene detyrim per autoritetet Pergjegjese, te cilat sot duhet te nxjerrin me urgjence pergjegjesite e tyre dhe mbajne pergjegjesine per mosveprim.

Humbja e nje gjyqtarje profesioniste, eshte humbje per sistemin e drejtesise‎.

Shprehim edhe njehere ngushellimet tona per familjen dhe Zoti qofte me ta ne keto momente te veshtira.

2 komente në “Vrasja e gjyqtares, reagon ministri i Drejtësisë: Autoritet përkatëse të mbajnë përgjegjësi, kishte urdhër mbrojtjeje”

  1. Andia Domi says:

    Sot jemi vrare te gjitha ne femrat shqiptare, ne qe jemi ne meshire te fatit e te zotit sepse ne nuk na mbron as ligji, as OJQ, as bota, vec presionit dhe armes se vellait apo babait nese i kemi aq “te forte”. Ky nuk eshte nje lajm, kjo eshte ulerime, nje britme, nje tragjedi ku i pari eshte vrare dinjiteti i femres, pastaj i nenes, i femijeve dhe i familjes se saj. Une nuk ndjehem e sigurte ne kete shtet, ku mashkulli komandon me forcen fizike dhe nuk cenohet as nga ligji. Edhe sa femra te tjera do te vriten, qe te filloje te ndergjegjesohet shoqeria shqiptare.

  2. says:

    Shish ndodhet në pushime.,ndaj vrasësi mer frymë dhe shijon fitoret e njëpasnjëshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje