Drejtësia zhduku gjyqtaren dhe bashkëshortin e saj

1 Shtator 2017, 09:07Politika TEMA

Nga Bashkim Kopliku

Një grua (gjyqtarja Fildes Hafizi), një nënë u vra; një dhimbje e madhe për familjarët, për shoqërinë tonë. Ngushëllim për njerëzit e afërt.

Por nuk u vra vetëm gruaja, praktikisht është vrarë edhe burri, ish-bashkëshorti i saj, që zbrazi pistoletën: tashmë ai do të kalbet në burg për jetë.

Nga të dhënat në media, më rezulton se fajtori kryesor është sistemi ynë i drejtësisë; e natyrisht që janë fajtor edhe krokodilët që pengojnë vetingun që synon ta rregullojë këtë sistem drejtësie tejet të degjeneruar që kemi..

“Të gjithë po thonë se faji i Sistemit të Drejtësisë, është se nuk e kalbi në burg Burrin Vrasës, që në 2015”, kur thjeshtë kërcënoi ish-bashkëshorten e vet, se nuk i jepte të takonte fëmijët e vet! Unë nuk mendoj se ky është faji Sistemit tonë të drejtësisë: në asnjë vend demokratik të botës, nuk kalbet një njeri në burg, sepse kërcënon nën një presion psikik të madh: e kishin ndarë babën nga fëmijët e vet, nuk e linin t’i takonte fëmijët! Natyrisht që kjo padrejtësi e bërë ndaj burrit, nuk justifikon aspak vrasjen e kryer prej tij, por ama, merrni frymë thellë dhe mendojeni situatën me logjikë e zemër të qetë, e lexoni një skenar si më poshtë.

Gruaja gjyqtare, e kishte rregulluar me kolegët e vet gjyqtarë, që bashkëshortit të saj të divorcuar, të mos i jepej e drejta legjitime për t’i takuar fëmijët e vet. Pra sistemi drejtësisë shkeli ligjin, i cili i garanton takime të dy palëve, edhe gruas, edhe burrit. Kjo shkelje ligji, e shpuri në vetëgjyqësi, në çmenduri, në krimin makabër babën e fëmijëve. Nëse sistem i drejtësisë, do të kishte dhënë drejtësi, pra lejimin e takimi të fëmijëve nga të dy palët, si nga nëna, si dhe nga baba, shanset ishin shumë të mëdha, që asgjë të mos kishte ngjarë: një divorc si me miliona në të gjithë botën, por që nuk përfundojnë në vrasje, por shpesh në përpjekje të përbashkëta të bashkëshortëve të divorcuar, për mirërritjen e fëmijëve.

Shumë vrasje në Shqipërinë tonë ndodhin për shkak të sistemit tonë të drejtësisë, që nuk jep drejtësi, për konfliktet për ndarjet e pasurive, për dënimet e fajtorëve që u kanë vrarë të afërm etj. etj., dhe njerëzit detyrohen të kalojnë në vetëgjyqësi, që natyrisht është një shkatërrim për të gjitha palët. Por vetëgjyqësia është shkatërrimtare, por deri diku është dhe një formë drejtësie rudimentare, që përdoret kur shoqëria nuk ka arritur të krijojë shtet, të krijojë sistem drejtësie që jep drejtësi dhe jo poshtërsi—vetëgjyqësia jep njëfarë kontributi dhe në kufizimin e krimit në shoqëri: shumë krime parandalohen sot, jo se kanë frikë kriminelët nga drejtësia, por se kanë frikë nga vetëgjyqësia e njerëzve të viktimave të tyre.

Duhet bërë vettingu, si në sistemin e drejtësisë, por duhet ndryshuar edhe mentaliteti ynë shqiptar, të kërkojmë respektimin e ligjit, e të drejtës, në të kundërt do të shkojmë keq e më keq.

6 komente në “Drejtësia zhduku gjyqtaren dhe bashkëshortin e saj”

  1. Vlora1912 says:

    Me ne fund nje gjykim serioz dhe i sakt mbi ngjarjen e rende(si dhjetra te tjera qe nuk kan ber kaq buje)

    Duket qart nenpunesi i serioz ne “lekuren” e ketij shkrimi…..analiza shkak pasoj te con direkt ne fillesat e ngjarjes….ku me sa duket kandari i drejtesise ka anuar nga ata qe e kan cuar drejtesine ne kete far feje..

    Bravo Z.Kopliku, qe ne mes te ketyre ulerimave hipokrite, mundesh te jesh i qet dhe i qart.

  2. Loni says:

    Dmth ceshtje pronesie, femijet jane te mi e nuk ti le t’i shohesh, pastaj burri qe nuk le te lire gruan

  3. ILIRET says:

    Kur peshorja e drejtesise peshon dhunshem nga njera ane, te mos habitemi kur atij qe i jane dhunuar te drejtat do te kerkoj ta ballancoj peshoren po dhunshem.

  4. Arber Iliri says:

    Kopliku ke dy gabime te medha ne shkrimin tend.Se pari ne vitin 2015, personi ka bere tentative per te vrare gruan me armen ne cante por rethanat e shpetuan gruan.Ky eshte gabimi i madh i drejtesiseI kishte taku apo jo femijet tjeter ceshtje por duhej denuar per tentative vrasje dhe denimi duhej te ishte jo me pak se 10 vite.Kjo do te ishte praktika ne gjithe boten e nese do te dish ne boten e qyteteruar nese je baba me vese as te jepet e drejta me taku femijet biles te detyrojne t’u rish larg.
    Se dyti shoqeria shqiptare nuk njihet si shoqeri ku burrat vuajne nga persekutimi e gruja ka nje sere priviligjesh, perkundrazi, gruaja zakonisht eshte viktima e dhunes se burrit e mbase edhe e vrasjes.Ndaj justifikimi i jot se ky burre eshte trajtuar padrejtesisht nga drejtesia nuk qendron.
    Ai burre eshte nje monster burre qe gruan e femijet i mendon si prone e tij, megjithese eshte vetem nje pijanec e kumarxhi e tipa te tille mire eshte te mos i shophin femijet.

  5. mari says:

    Kush je ti mor zoteri qe flet ne emer te saj pa e njohur fare. une e kam njohur personalisht kete zonje dhe pavaresisht gjerave qe ka hequr nga krimineli qe i mori jeten, ajo nuk e ka penguar ate te takonte femijet. Po si mendon ti, qe femijet me nje femjeri te vjedhur nga dhuna ne familje nuk jane ne gjendje te gjykojne se kush eshte dhunuesi. me çfare te drejte dilni dhe flisni keshtu duke menduar se i njihni njerezit, duke u perpjekur te justifikoni dhunen dhe krimin e pastaj kriminelin. nuk ka asnje arsye ne bote qe mund ti marre jeten njeriut. Po te ishte ajo gjyqtare aq e forte, saç thua ti, ndoshta do ta kishte rregulluar qe ai kriminel terrinte me gjate ne burg, ashtu siç e meritonte. Jeni te gjithe te peshtire, lereni te prehet ne paqe, se femijet i ngelen rrugeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje