"Vrasja e gjyqtares", deputetja e LSI-së ngre pikëpyetjen: Çfarë po ndodh në këtë vend?

31 Gusht 2017, 17:42Politika TEMA

Deputetja e LSI-së Klajda Gjosha, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka folur lidhur me vrasjen e gjyqtares së Shkodrës Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti.

Gjosha shkruan se nuk e kupton se çfarë është duke ndodhur me këtë vend duke shtuar se forca e ligjit duhet t’i kishte dhënë një zgjidhje këtij fenomeni.

Kur nuk mund të garantohet jeta e një gjyqtareje, çfarë sigurie mund të kenë sot dhjetëra gra që dhunohen e kërcënohen?

Sa kurajë gjen në këtë vend një burrë për të vrarë gruan e tij, në mes të kryeqytetit, në mes te ditës!

Forca e ligjit duhet t’i kishte dhënë një zgjidhje edhe këtij fenomeni, por sërish tepër vonë për jetën e nënës së dy fëmijëve të mitur!

8 komente në ““Vrasja e gjyqtares”, deputetja e LSI-së ngre pikëpyetjen: Çfarë po ndodh në këtë vend?”

  1. ATDHEU says:

    Shko pyet Liken. Ai e di shume mire.

  2. Bobi says:

    Po ti dje apo sot erdhe ne kete vend !? Apo kur ishe ne pushtet se shikoje se d duket ! Mbyllni gojet té pakten sot ! Se ju jeni bashke vráses ! Ju té lsi vecanesrisht!

    1. Miri says:

      Partia me è poshter me è felliqur me hajdute me è korroptuar eshte partia ku ben pjese ti zonjushe. Pyet liken vason dhe manjanin se te tregojne ata meqe ti vjen nga hena.

  3. Alba..Dar says:

    … Sa pyetje interesante ke bere moj cupa e xhaxhit..!!!!!.. Ua..Uaa..Uaaaa.
    … Po pa shiko nje here se nga kush qeveriset dhe mbase e mer pergjigjen moj cupez e xhaxhit.
    ….filloje nga vetja. Vazhdo me te parin tend qe shquhet per batuta, tuta, atlete dhe piktura, vijo me shume shoke e shoqe te tuat qe kini zene e po zini vendet ne parlament e kabinetet me radhe te cilet pa asnje lloje pervoje. . pa qeverisur me pare asnje magazine nga ato te “Vanit.” qeverisin shtetin e atij vendi qe ju vete po e perdhosni dhr tani ti na kerkon dhe llogar…se cfar po ndodh ne ate vend.
    ..Ajo dihe. Cfar ke mbjelle do korresh..

  4. Rrema says:

    Ngushëllime familjes për humbjen e madhe por pse komentet janë tani e jo kur është vrarë një tjetër nënë duhet te vritet një gjyqtar çdo ditë qe edhe organi i akuzës te zërë mend për amnistinë pyetni koke loqe majanin ose shumë shkolluarin veseli

  5. Nabukodonosor1 says:

    Pyet Ylli Manjanin se ai e liroi nga burgu heren e pare.

  6. mira says:

    Je dhe ti pergjegjse moj zonjes.Ku ishe ti keto 4 vjet kur u vrane dhe u dhunuan dhe te tjera gra ? Ky eshte shteti kur deputete dhe ministre behen ca zocka qe si kane dale akoma puplat. As me thua, pse nuk ka djemka ne moshen e Kejdi mehmetit ne parlament apo dhe ne kryesine e LSI !? Apo se nuk i kane mamate shitese fustanesh si mamaja jote.

  7. vaso says:

    Ore njerez,po cili ishte shkaku qe dikur u shkaterrua nje familje,dhe sot u derdhen plumpa.Apo mbas 15 vjet martese nuk puqen karakteret me.Si shume shpesh degjohen disa aryetime te ketij lloji ne keto vite demokracie.Shqiptaria ka kodet e veta te nderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje