Basha i tonditur dhe tmerruar nga vrasja e gjyqtares: Shteti dhe të gjithë ne e braktisëm Fildezen

31 Gusht 2017, 17:48Politika TEMA

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj.

Basha shkruan në rrjetin social Facebook se kjo ngjarje e ka tronditur dhe e ka tmerruar.

Kryedemokrati gjykon se shteti dhe të gjithë e braktisën zyrtaren e drejtësisë. 

Postimi i plotë

“Jam thellësisht i tronditur nga vrasja e ftohtë kriminale e një gruaje, një nëne, një gjyqtareje. Shteti dhe të gjithë ne e braktisëm Fildezen në fatin e saj tragjik.

Ajo u lut e tmerruar për ndihmë dhe shpresoi, por u shpërfill nga një shtet dhe shoqëri e cila ka humbur forcën për të reaguar ndaj krimit dhe të keqes.

Jeta e humbur e Fildeze Hafizit është një tragjedi që nuk duhej të kishte ndodhur, por edhe një shuplakë zgjimi për të gjithë, për të reaguar kundër krimit.

Në një shtet që amniston kriminelët dhe nuk mbron as njerëzit e drejtësisë, jeta e çdokujt është e pambrojtur.

Ne duhet të gjejmë forcën që të paktën fëmijet e Fildezes dhe të gjithë shqiptarëve të kenë një jetë më të sigurt.” 

7 komente në “Basha i tonditur dhe tmerruar nga vrasja e gjyqtares: Shteti dhe të gjithë ne e braktisëm Fildezen”

  1. Gazi says:

    cdo njeri ka te drejte te flase per kete krim idiotik shqiptar…por vetem ti ot lolo nuk ke asnje te drejte morale e ligjore sepse ti bashke me sali kriminelin e zvarrite reformen e drejtesise gati 2 vjet, nuk po ja hyje historirave te tua te korrupsionit dhe te krimit or hajdut e vrases por vetzem krimi i fundit i zvarritjes se reformes se drejtesise ka keto pasoja sepse jane gjyqetarer dhe prokuroret e Sali qenit qe e cojne situaten deri ne kete pike. uroj qe reforma te nise sa me shpejte dhe vettingu te te tregoje vendin edhe ty or lolo.

    1. Raimond vlonjati says:

      WOW ! U trondit ky budallai

  2. Genci says:

    Aman na e kurse sinqeritetin tend, reagimi yt Bash eshte per te ardhur keq, nuk je i zoti per asgje, nuk ke integritet, nuk ke dinjitet, nuk ke zotesi, nuk ke zgjuarsi, nuk ke presence nuk ke potence, nuk ke as forme dhe as permbajtje, nuk ke as vije mendimi dhe as rrjedhmeri… etj etj etj qe ti nuk ke, Po as emer nuk ke o burre-grua, Lulzim Basha hahahaha … ti je vetem nje aksident Shume i shemtuar ne politike sepse e vetmja gje qe ti ke eshte qe je “komod”… Po as turp nuk ke… pfff

  3. ATDHEU says:

    Ke surat e flet. Ju e katandiset kete shtet ligjor deri ne kete pike.

  4. voica says:

    Mendova se komentin e pare do ta gjeja per 21 JANARIN…
    Popull me kujtese peshku….
    Na ben te prekurin ky birbo

  5. lexuesi i irrituar says:

    Aq shume i tronditur dhe i tmerruar eshte , sa nga Hollanda jane nisur urgjentisht “Pampers” …

  6. Kola says:

    Ky krim eshte vertet i tmerrshem, por jo i papritur. Madje kaq eshte minimumi i asaj qe pritet pas dhjetra vrasjeve te klanit serb qe akoma jane te pazbardhura. Kjo hale drejtesi u krijua e tille per te mbrojtur familjen me mafioze te vendit, banditet e Vicidolit dhe doemos qe njefare haraci do e paguante edhe vet.
    Le te shpresojme se nga kjo e keqe kanceroze mund te na shpetoje vetingu i shumepritur. Te mos harrojme se sot eshte 1 Shtator dhe kohe per te humbur nuk ka. Cdo vonese do i kushtoje Rames, por me shtrenjte popullit e vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje