Bileta avioni, hotele luksoze në Europë dhe dieta me paratë publike: Zbardhen shpenzimet e deputetëve shqiptarë

1 Shtator 2017, 09:22Politika TEMA

Udhëtimet e deputetëve jashtë vendit, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, duke përfshirë bileta avioni, hotele, dieta, dreka dhe darka, u kanë kushtuar 13 341 516 lekë taksapaguesve shqiptarë.

Shqiptarja.com zbardh 34 emrat e deputetëve që kanë udhëtuar jashtë vendit gjatë periudhës janar-korrik 2017, me paratë publike si dhe shpenzimet për secilin ligjvënës.

Në krye të listës, sa i takon kostos së vizitave jashtë vendit, ndoshta edhe për shkak të pozicionit të tyre në raport me marrëdhëniet me jashtë, qëndrojnë deputetët Namik Dokle me 1 919 563 lekë të shpenzuara, i ndjekur nga Arta Dade me 1 917 933 lekë të shpenzuara, Valentina Leskaj me 1 330 563 lekë të shpenzuara, Pandeli Majko me 820 504 lekë, Ilir Meta me 771 431 lekë, Luljeta Arapi me 576 950 lekë, Jozefina Topalli me 561 317 lekë të shpenzuara nga paratë publike, Anastas Angjeli me 525 712 lekë etj.

Shpenzimet për hotele

Sipas dokumentacionit, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, gjatë vizitave jashtë vendit, ka shpenzuar 498 euro për akomodim në hotel. Ndërsa deputetja Arta Date ka shpenzuar 3 229 euro për akomodim në hotele gjatë vizitave jashtë vendit. Edhe deputetja Edlira Cerkezi ka shpenzuar 405 euro për fjetje në hotel, ndërsa deputeti demokrat Eduard Selami ka shpenzuar 495 euro. Deputetja Esmeralda Shkjau ka shpenzuar 111 euro, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka shpenzuar 365 euro, deputeti Fatmir Toçi 2342 euro, ndërsa deputeti Gentian Bejko 352 euro. Lista vijon me Jozefina Topallin, e cila ka shpenzuar për fjetje në hotele 1340 euro, Klodiana Spahiu 492 euro, Luljeta Arapi 1143 euro, ndërsa Majlinda Bregu 532 euro. Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle ka shpenzuar 1 582 euro, Pandeli Majko 1 567 euro, deputeti i LSI Përparim Spahiu 660 euro, Valentina Leskaj 1455 euro dhe Xhemal Qefalia 660 euro.

Shpenzimet për bileta udhëtimi

Deputeti Namik Dokle ka shpenzuar më shumë para për bileta udhëtimi jashtë vendit, rreth 10 mijë USD në harkun kohor të gjashtë muajve. Më pas vjen, Arta Dade me 1 102 409 lekë të shpenzuara për bileta udhëtimi. Deputetja Valentina Leskaj ka shpenzuar 809 859 lekë për bileta, ndërsa Anastas Angjeli 478 252 lekë. Esmeralda Shkjau ka shpenzuar 235 390 lekë, Edi Paloka 141 363 lekë, Klodiana Spahiu 210 588 lekë, Luljeta Arapi 311 229 lekë, Xhemal Qefalia 122 889 lekë etj.

Shpenzimet në total për vizita jashtë shtetit për secilin deputet

Aldo Bumçi, 18 760 lekë.

Albana Vokshi, 183 751 lekë.

Anastas Angjeli, 525 712 lekë.

Arta Dade, 1 917 933 lekë.

Andrea Marto, 61 736 lekë.

Ben Blushi, 118 315 lekë.

Edlira Cekrezi, 256 155 lekë.

Eduard Selami, 180 615 lekë.

Enkelejda Shkreli, 28 140 lekë.

Esmeralda Shkjau, 339 374 lekë.

Edi Paloka, 218 881 lekë.

Fatmir Mediu, 364 980 lekë.

Fatmir Toçi, 877 794 lekë.

Florion Mima, 79 224 lekë.

Genc Pollo, 56 280 lekë.

Gentian Bejko, 111 348 lekë.

Gerdi Bogdani, 302 747 lekë.

Ilir Meta, 771 431 lekë.

Jozefina Topalli, 561 317 lekë.

Klodiana Spahiu, 312 026 lekë.

Luljeta Arapi, 576 951 lekë.

Majlinda Bregu, 263 162 lekë.

Namik Dokle, 1 919 849 lekë.

Namik Kopliku, 126 266 lekë.

Olta Xhaçka, 18 760 lekë.

Oerd Bylykbashi, 159 158 lekë.

Pandeli Majko, 820 504 lekë.

Përparim Spahiu, 136 968 lekë.

Petrit Vasili, 139 380 lekë.

Silva Caka, 125 444 lekë.

Taulant Balla, 32 830 lekë.

Valentina Leskaj, 1 330 563 lekë.

Vangjel Dule, 91 843 lekë.

Xhemal Qefalia, 308 629 lekë.

Totali i shpenzimeve, 13 341 516 lekë.

Shpenzimet e tjera të deputetëve për udhëtime jashtë vendit 

Aldo Bumçi, 140 lekë për dieta

Albana Vokshi, 280 lekë për dieta, 79 499 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Anastas Angjeli, 478 252 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Arta Dade, 2 660 lekë për dieta, 1 102 409 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Andrea Marto, 140 lekë për dieta, 42 976 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Ben Blushi, 118 315 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Edlira Cekrezi, 350 lekë për dieta, 154 985  lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Eduard Selami, 210 lekë për dieta, 78 775 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Enkelejda Shkreli, 210 lekë për dieta.

Esmeralda Shkjau, 665 lekë për dieta, 235 390 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Edi Paloka, 141 363 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Fatmir Mediu, 175 lekë për dieta, 96 000 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Fatmir Toçi, 2 205 lekë për dieta, 35 604 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Genc Pollo, 420 lekë për dieta.

Florion Mima, 79 224 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Gentian Bejko, 210 lekë për dieta, 36 040 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Gerti Bogdani, 97 200 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Ilir Meta, 400 lekë për dieta, 115 729 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Jozefina Topalli, 350 lekë për dieta, 187 279 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Klodiana Spahiu, 210 lekë për dieta, 210 588 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Luljeta Arapi, 840 lekë për dieta, 311 229 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Majlinda Bregu, 525 lekë për dieta, 109 330 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Namik Dokle, 2 310 lekë për dieta, 1 211 917 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Namik Kopliku, 175 lekë për dieta, 102 816 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Oerd Bylykbashi, 159 158 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Olta Xhaçka, 140 lekë për dieta, 321 223 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Pandeli Majko, 315 lekë për dieta, 321 223 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Taulant Balla, 245 lekë për dieta.

Valentina Leskaj, 2 120 lekë për dieta, 809 859 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Vangjel Dule, 315 lekë për dieta, 49 633 lekë bileta udhëtimi jashtë vendit.

Xhemal Qefalia, 490 lekë për dieta, 122 889 lekë bileta udhëtimi jashtë vendi.(Shqiptarja.com)

14 komente në “Bileta avioni, hotele luksoze në Europë dhe dieta me paratë publike: Zbardhen shpenzimet e deputetëve shqiptarë”

  1. Vasil Gjika says:

    Asgje nuk jane. Me shume shpenzojme ne.v

  2. Kritiku says:

    Nqs jane te justifikueshme, nuk ka pse te na i servirni, ju verifikoini, nqs shpenzimet nuk perputhen me detyrat per te cilat kane udhetuar, atehere keni te drejte te informoni publikun per shkeljet qe kane bere, e pse jo te meren dhe masa ekstreme. Mos ekzagjeroni gjerat, kur nuk eshte nevoja, qofshin te ciles do parti keta deputete.

    1. Argita_B says:

      Shume dalort, per drydhe i bie te publikojne ne gazete gjithe arkiven e kontabilitetit te parlamentit!!! Pse lajm esht de publikosh deklarimin e shpenzimeve te deputeteve!! Gazetari qe ka sjell kete kopje te arkives se kontabilitetit duhet te rikthehet ne shkolle per te mesuar bazat e gazetarise, te dije se kush perben lajm e kush jo!
      Si ka mundesi ne nje vend me kaq levizje, me jete dinamike si ne Shqiperi nuk jeni ne gjendje te kryeni profesionin tuaj, te pasqyroni çfare ndodh, çfare ka interes per lexuesit!! Boll se e keni mbush vetem me plehra kete gazete!!
      Mero Baze, dhe pse fshatar ke qen, shkove deri keshilltar i Sali Berishes, si i le te mbushin gazeten qe je pronar me kero mediokritete, u be vite qe rralle gjen ndonje artikull interesant ketu!

  3. Xhimi says:

    Cfar shkruani ore gjysem gazetare. 250 leke per dieta apo 145 leke per dieta. Harroni te shkruani fjalen million mbas ketyre shifrave apo e beni kastile qe te mos duket shume?

  4. Votuesi says:

    Dakort more po jane ca emra qe nuk i njohim as per fytyre dhe nuk dihet se cili eshte produkti qe kane perfituar taksapaguesit shqiptare nga keto udhetime!??

  5. Skrapari says:

    Te na rroje DEMOKRACIA,e cila egziston teorikisht, ashtu si egzstonte teoria e KOmunizmit. Ja keta jane deputetet tane! I kini degjuar ,o popull,ne parlament,kur qajne se populli nuk ka te haje kafshaten e bukes ? Ku ka vatur Ky i urti Namik Dokle me 10000 dollare bileta udhetimi? Gezou o pensionist,se u rrit pensioni me 500 leke …….. O mashtruesa! O kriminela qe pini gjakun e popullit per qefintuaj! O gjeveri qe hartoni ligje? O mos u zente darka e kurban barjamit….. si harxhoni kaq shume e popullit i thoni rroni me 3000 leke ne muaj . PO kini fytyre ju,e shani sistemin socialist, ku privilegji me i madh i deputetit ishte ,te hipte ne autobuze pa bilete…….

  6. alphade says:

    Keto shpenzime perbejne vetem “majen e aisbergut” , nen banak
    keta mytebere zyrtaresh e deputetesh kane bere kerdine me pa-
    rate e taksapaguesve te shqiptareve.

  7. I pashprese says:

    Kerkova me ngulm emrin e Erion Braçes (floririt) s’po e gjej gjekundi.
    Te hane mender nje m… te madh ata qe nuk lene gje pa thene kunder tij.
    Po te kishim pasur 50% + 1 te deputeteve si ai (pak rendesi ka se do ishin te majte apo te djathte) ne do te ishim futur ne BE te pakten para Rumanise apo Bullgarise.

  8. Patriroti SHBA says:

    Nese zoti Meta esht treguar liberal me shpenzimet e qyteareve shqiptar duke u dhen deputeteve parat e popullit fukara me vend e pa vend, zoti Ruci qe dote mar detyren keto dit, krahas urimit per detyren madhore, shpresojm dhe besojm qe dote ver kufirin tek thana me gersher te madhe daljes jasht vendit te deputeteve, kur duhet e kur sduhet.
    SHerbime jasht ne istutucjonet e BE, ne delegacjone e vizita te ndryshme dote ket, por te harxhoi Namik doklja miliona lek, si deputet i thjesht qe ka ngrhur veze gjat ketyre viteve te fundit ne parlament. kjo esht per te ven kujen dhe duart ne kok.
    I kan mend ne koke keta te babzitur, si nuk mendojn qe gati gjysma e shqiptareve akoma marin buken dhe ushqimet me lista, keta pashallar , bredhin me vend e pa vend me parat e shqiptareve te varfer neper bot, sikur te ishin sheik. Krim ekonomik i veshur me pushtet, qe duhet shikuar dhe tu mbyllet ky shteg abuziv.

  9. taraboshi says:

    Mire mo gazetare duhet ta sqaroni popullin kush dhe per cfare kan shku p.sh cilin ka cu parlamenti dhe perse a e kreu ate detyre apo shkoj per pune personale me leket e popullit dhe cili deputet shkoj me ba shurren dhe shteti e paguan se kemi shtet te pasur ne.Edhe ketu ke shume pune o Edi Rame qe ose ulju rrogat ose hiqu privilegjet se une nuk e kuptoj qe gjithe ate rroge e gjithe ato privilegje me nje dite ne jave mbledhje dhe n.q s.sipas asaj qe ke thene qe deputetet tuaj do ti angazhosh me pune ne grupe dhe ne elektorat po ato te opozites qe do dredhin zinxhirin a do tju hiqni privilegjet?

  10. lili says:

    Tash e kuptoni pak ma mire pse shqiptaret duhet te vriten nderveti nga grindjet prej skames!
    Nje ligj qe ndalon dietat.

  11. lili says:

    mungojne shume emera tjere:sa haxhojne ministrat tone, edhe pse i kane ambasadat?

  12. perkthyesi says:

    Drejtesia duhet te nise qe nga keta delenxhinj qe u kemi dhene votebesimin per te punuar e jo per tu pasuruar me postin qe mbajne!

  13. Konti Sbalta says:

    Ne qofte se mendoni se keto shpenzime jane shume here me te larta nga qe deputetet tane te nderuar duan vetem hotele me 5 yje si ajo ministrja teknike , qe 5 dite ndenji ministre , por u grind se nuk i kishin ruajtur vend ne hotelin me 5 yje , atehere le te paguajne edhe nga xhepi ; se ne kohen e partise punes kishte nji rregull per punonjesit e administrates shteterore , kur shkonin me sherbim ; hoteli deri ne 80 leke paguhej nga buxheti mbi kete shume paguhej nga xhepi i nepunesit ;Keshtu te veprohet edhe tasht i ; parlamenti te marre nji vendim mbi kufirin e lejuar per shpenzimet e zerit “udhetim e dieta” dhe ne qofte se tejkalohet kjo kuote atehere secili te paguaj nga xhepi dhe te mos te cudise K.L.Sh. me shifra qe nuk thone asgje.Fatmir xhamballati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje