FOTOT/ Deputeti Rakipi kthehet në lagjen ku është rritur, feston Kurban Bajramin bashkë me të varfrit

1 Shtator 2017, 13:36Politika TEMA
FOTOT/ Deputeti Rakipi kthehet në lagjen ku është rritur, feston

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, edhe këtë vit ka zgjedhur që të ndjekë të njëjtin ritual për festën e Kurban Bajramit, atë të therjes së 50 deleve dhe shpërndarjen e mishit për njerëzit e varfër.

Teksa ka uruar të gjithë besimtarët mysliman, Rakipi shkruan në rrjetin social Facebook se shpreson që të ketë kenaqur sado pak këto shtresa në nevojë.

“Me rastin e festes te Kurban Bajramit deshiroj tju uroj te gjitheve gezuar mbaresi dhe miresi per ju dhe per familjet tuaja. Sot sikurse ne te gjithe Kurban Bajramet e tjere familja jone kreu ritin e prejes te kurbanit. 50 deshe ishin te destinuar qe te flijoheshin per Zotin ne kete dite te bekuar dhe mishin e tyre i ndame familjeve me ne nevoje te qytetit tone. Duke shpresuar se kemi kenaqur sado pak keto shtresa ne nevojë dhe kemi kthyer buzeqeshjen e te pervuajtureve te lagjes ne te cilen jam rritur ju uroj edhe njehere nga zemra Gezuar Kurban Bajramin qofte i begate per te gjithe. Me respekt Aqif Rakipi,” nënvizon ai.

1 komente në “FOTOT/ Deputeti Rakipi kthehet në lagjen ku është rritur, feston Kurban Bajramin bashkë me të varfrit”

  1. duri says:

    Akif rakip, filluan barbaret due therur,pa gjak nuk rrojne dot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje