Ndërsa bëra sot paradite një status për çështjen e raportit tashmë të përvitshëm Bajram – Skënderbe, me kalimin e orëve fillova të kuptoj një fenomen që sa vjen e rëndohet. Dikush e ka nisur që vjet me këtë temë, duke shkruar se Skënderbeut ju ulën në gjunjë turqit e rinj, dikush më shkruante mua duke më thënë “ai heroi yt” (dhe këtu kuptohet edhe qëndrimi i tij ndaj Gjergjit të shkretë; një tjetër që nuk i sheh dot me sy islamikët, propozon që të ndalohet emri Skënderbej dhe të thuhet vetëm Gjergj Kastritoti, duke harruar që vetë Gjergji e quante veten Skënderbe; një tjetër nëpër forumet disi të pozicionuara shkruante se edhe një hap na ka mbetur për ta hequr kaurrin; një tjetër (Mero më duket) propozonte që Bashkia të bëjë një rregullore për aktivitetet që lejohen në shesh, duke harruar se kjo rregullore do ngjante më shumë me Dekretin gishtfshehës të Ramizit më 1991 për të mbrojtur monumentet dhe me të cilin halli ishte vetëm te ato të Enverit; një jetër mallkonte by… e ngritura përpjetë; ndërsa një tjetër i lumturohej me ekstazë sheshit të mbushur plot e përplotë.
Fundi i muhabetit, ka një tendencë të frikshme që po nis ta transferojë Skënderbeun nga një simbol nacionalist në një simbol fetar. Dhe meqë si nacion jemi një dhe kështu Skënderbeu na bashkon, si fe jemi katër dhe këtu Skënderbeu bëhet sebep sherri.
Rilindasit (ata të para një shekulli e ca) e dinin mirë se me ç’milet kishin të bënin. Kur ja ofruan Skënderin miletit arnaut u kujdesën bukur fort dhe me një sukses të admirueshëm t’ia fshihnin fenë. Ndër qindra imazhe, piktura, kartolina, medalione, grafika, posterë e pamflete patriotike të kohës, nuk gjen asnjë element fetar tek pamja e heroit. Për të kuptuar diferencën, mjafton të shikoni imazhin e e kujtdo heroi nacionalist të kohës ndër kombet e tjera që po zgjoheshin lart e poshtë dhe që ishin të mbrujtur me elemente fetare të krishtera apo islame sipas rastit. Zogu dhe Enveri më pas, e perceptuan mjaft qartë këtë mesazh dhe vijuan së njëjtës udhë. Megjithëse disi i mitizuar dhe klishe, Skënderbeu mbeti një figurë bashkimi afetare, bashkë me gjithë klishetë e tjera me të cilat jemi mbrujtur se luftoi për lirinë e vendit, se bashkoi popullin, e plot mite nacional-rilindase por pozitiviste.
Aq ishim të sigurtë në këtë perceptim, saqë askush nuk e vuri në dyshim se pas vitit 1990 mund të ndodhte ndonjë gjë që të cënonte figurën dhe funksionin bashkues identifikues të Kastriotit të Madh. Mirëpo tani në distancë çerek’shekullore, duhet të pranojmë të gjithë (të paktën ata që ndjejnë përgjegjësi publike dhe morale) që diçka shkoi keq. Tashmë për fat të keq, Skënderbeu ka filluar të perceptohet edhe si figurë me një ngarkesë religjoze të caktuar. Dhe jo rastësisht që, gati të gjithë ata që e shohin pa qef janë muhamedanë, ndërsa ata që e kanë inatin me Islamin e sotëm radikal e shohin si hero të tyrin Gjergjin. Dikush ngrihet të thojë se ai s’është heroi im sepse ka vrarë myslymanë (dhe meqë ra llafi dhe për t’i qetësuar të këtillët, Gjergji nuk ka vrarë vetëm myslymanë, por edhe të krishterë e katolikë pa hesap, sa here puna ja desh këtë punë). Ndërsa në krahun tjetër, s’ka ca vite që një prift zellant katolik deshi të bënte një meshë te vendvarrimi i Heroit në Lezhë.
Miq, të njohur e të panjohur, kam frikë se po hyjmë në një udhë pa krye dhe shejtani në mos ka dalë është duke dalë nga shishja. Dhe asnjë shejtan nuk është rikthyer në shishe vetë, por duke u përballur me të.
I kthehem edhe nje herë propozimit qëllim’mirë që, përmes një rregulloreje të Bashkisë të ndalohen aktivitetet fetare në shesh. Edhe bufi do e kuptonte që kjo do ishte thjesht për të penguar myslymanët të falin namazin në atë shesh dhe këtu s’besoj se Bashkia apo Qeveria do përdorte policinë për t’i ndaluar ta bënin këtë. Apo jo. Përveçse që del edhe një problem allogjik, pasi që kur është zënë qytetëria, sheshet janë shpikur pikërisht për të mbledhur njerëzinë, ndërsa ne do bënim një rregullore pët t’i ndaluar të mblidhen (!). I vetmi që ja doli kësaj pune ishte Lul Basha që, duke na lënë fare pa shesh, bëri të pamundur edhe faljen. Po s’besoj se ka ndonjë të dytë që mendon se e kishte mirë atë zgjidhje.
Jetojmë në një kohë kur ringjallja e ekstremizmave fetare po flak si fletë letre demokracinë nga shumë vende. Dekadat e fundit po tregojnë se përtej mitit të shqiptarëve tolerantë, po rritet mbrenda nesh intoleranca fetare. Gjergji ynë nuk mund të rrijë sërish rehat dhe i ka pjellë prapë punë me ne. Ose do ja dalim ta mbajmë si figurë mbifetare dhe, si i tillë do na ndihmojë sërish siç e ka bërë bujarisht sa e sa herë në histori, që të mbetemi bashkë veç si shqiptarë, ose do vazhdojmë që fetarizmat tona t’ia përcjellim edhe atij, e në këtë pikë ai do kthehet në simbol përçarjeje, i uruar nga një palë e i mallkuar nga pala tjetër.
S’ka ca ditë që Qeveria e deklaroi Vitin 2018 si “Vitin Skënderbejan”. Përtej politikës me Rilindje apo me Republikë të Re, ky është një shans që, në botën nëpër të cilën po fryjnë erërat e fanatizmave, çdo njeri që ka në dorë diç, duhet të bëjë të vetën që ta kthejmë sërisht Skënderbenë në një simbol bashkimi kombëtar dhe t’ia harrojmë mes vedit që ai kishte edhe një besim fetar. Besimi që kishte, atë do ta ketë çuar në Parajsë a Xhenet, punë e tij kjo, por ne të tjerëve 5 shekuj e gjysmë më pas, na duhet t’i bëjmë derman këtij vendi.
Noli shkruan në kujtimet e veta që babai Stilian i thoshte në vegjëli se, sa herë që të mbetesh ngushtë në jetë, pyete veten çdo kishte bërë Skënderbeu në këtë situatë. Le ta ndjejmë të gjithë nga pak veten Skënderbe dhe do ta shohim se ka ende shpresë të mbetemi thjesht shqiptarë e të themi “Nous sommes Scanderbeg”.
Ti do i besh derman ketij vendi???!!! Ti je vec nje hajdut ordiner. Aluizni yt ishte DESHTIM. Nuk u ngope tu vjedh dhe flet e bertet ti qe u bere pjes me PD ne bashki kunder Rames…ai grupi i shkerdhyer me demek ju qytetar te Tirones….hahaha jeni te gjith te ardhur ne Tirone..keni ardh nga malet.
Viktor! Opo ç’pune ka ne kete mes Skenderbeu me aluizmin.Artan Lame foli per nje problem qe na perkete te gjitheve,dhe eshte tamam ashtu siç thote ai.Artan Lame nuk ka as nje gabim,veçese thote qe Skenderbeu eshte nje simbol i bashkimit te shqipetareve.Dhe kjo eshte e vertete.
GJithsesi, sheshi nuk duhet te perdoret me per rite fetare, ose per te qene me te sakte, nga besimtaret myslimane.
Nese pretendojme qe jemi Europe, atehere imazhet e sotme ne shesh nuk duhet te jene me prezente.
Perdorimi I sheshit nuk tregon bashkim popullor. Mjafton te hedhesh nje sy forumeve per te kuptuar sa vlere ka bashkimi.
Sdua te krijoj polemike, por ekstremizmat ne SHqiperi jane importuar nga KOSOVA. Shqiperia e sheshit te sotem eshte kthim mbrapa ne kohe
Qenke bere i mençur o arxidi !? Me duket se e paske marë kursin e teologjise te pederastit janullatos
Z.Lame edhe nje here bravo.
jo mor Lamce nuk mund te perdoret Gjergji[kurresesi skenderbeu te cilet e therrasin vec muslimonet] kristian per ”bashkimin ” e shqipfolesve muslimone me shqiptaret kristiane! ata kurresesi nuk kane qene te bashkuar pasi jane dy te kunderta……..
ypokrisia juaj nuk ju le te shikoni te VERTETEN: G.Kastrioti ishte,eshte dhe do te mbetet i KRISTIANEVE SHQIPTARE!
IK MORE KURVE FOL PER VETEN DHE JO PER NE TE TEREVE TE KRISHTEREVE.
Po’ falen ne shesh
Enter se ka 75 vjet qe ja Kane ze ne vendin xhamise.
Tani kismet kur te behet
Do ta lirojne sheshin ty enter greku dhe fil me biciklrte ne 17 mah.
Mire qe Jane skenderbe po’ pse e thote frengjisht
Kur dihet sa e do franca shqiperine
Lame je i Vogel per te bere kokra te medha.
Shiko nxirr noj lek aty ku je.
Skenderbeun me shume e fyen soji juaj o politikani Lame qe e vodhet, shkateruat dhe vrare kete popull ,prandaj lere hipokrizine se perendia juaj eshte paraja dhe jo Skenderbeu. Skenderbeun e ka turperuar politika e ketyre 27 vjeteve dhe eshte rezuar qe ne vitin 1990
Best comment.
Bravo z.Lame.
Vellezer dhe motra Shqipetare!
Feja,nuk na ka percare ne momentet me te veshtira te Kombit tone,ne kohen e pushtimit Osman.Nuk na ka percare mbas shpalljes te Pamvaresise,ne Kohen e Zogut.Te mos permendim kohen e Enver Hoxhes,i cili na beri te pafe,vetem Shqiptare.Te mos harrojme se te paret tane,kur ishte i pandaluar besimi,kane dhene e kane marre midis tyre,kane uruar tek familjet e njeri tjetrit festat e miqve te tyre te besimit tjeter,kemi bere krushqi e si pasoje ,kemi niper e mbesa qe nuk dime se ne cilin besim do te kalojne kur te ndergjegjesohen,ama perseri do te jene femijet,niperit dhe mbesat tona edhe pse mund te kemi besime te ndryshme.Ja per keto aresye them se,nuk duhet te zmadhohen e sterhollohen ceshtjet qe prekin besimet.
Te mos falen ne sheshin para monumentit te Gjergj Kastrioti-Skenderbeut,thone nje pjese.Po a kemi harruar,se vitet e shkuara kemi thene perse na falen ne bulevard dhe na bllokojne rrugen?Ja qe besimi mysliman e ka kete rit te faljes,si duhet te veprojme?Ta ndalojme,thote dikush.Po ja,si duhet te veprohet ne rastin e festimit te Pashkeve ne Korce?Ortodokset Korcare,te udheheque prej klerikeve Ortodokse,nisen nga kisha te ndryshme,kalojne neper bulevardin e Korces dhe bashkohen ne nje grup te vetem.Sikurse dihet,ne Korce pothuaj se gjysmen e popullsise eshte myslimane.Si veprojne keta,i ndalojne orotdokset?Nuk ka bere vaki ndonjehere,perkundrazi dalin dhe keta e i gezohen sivellezerve te tyre,e ka te tjere qe bashkohen me miqte e tyre ortodokse.Ky qendrim eshte tradita e Shqiptarit,e amanetit te rilindasve tane,qe Korcaret e kulturuar e cfaqin kaq bukur.Fishta i madh,nje At Katolik,ka thene:Kemi Barjam dhe Pashke,por Shqiperine e kemi bashke,
Per keto aresye,them se duhet me shume respekt per besimin e te tjereve,per ritet e tyre.Cfaqjet e jashtme,nuk jane thelbesore.Thelbesore eshte zemra,dashuria dhe respekti i te qenit pjese e te njejtit Komb-Shqiptar.Pakujdesia e vendosjes te ekraneve para monumentit te Heroit tone,Gjergj Kastriotit-Skenderbeut,besoj dhe shpresoj te mos jete e qellimeshme,por aksidentale,sikurse e sqaron dhe kreu i Komunitetit Mysliman.Le te vleje per kujdes me te madh ne te ardhmen,le te cvendosen ekranet dhe tribuna e folesit te lutjes,sepse nuk behet qameti.Keta besimtare te sotem,Ortodokse Katolike,per 20 e kusur vjetesh,u ndaluan te festonin ditet e shenuara e mos kryenin ritet dhe nuk protestuan kaq sa po behet problem sot.
Te rruhemi nga dora e kqedashesve,te atyre qe kerkojne te na percajne,te perplasemi midis nesh.Kemi fqinje qe na kane zili kete bashkejetese,kete harmoni fetare,prandaj dhe hedhin gurin e fshehin doren,duan te na heqin emrin dhe vendin e nderuar qe gezojme ne Bote per kete tolerance fetare.Ta forcojme dhe cojme edhe me perpara kete virtut.Percarja mund te na rrezikoje te “perleshemi” me pjesetare te fisit,te cilet per rrethanat e reja te krijuara,kane braktisur besimin e te pareve dhe perqafuar besime te reja.Kushdo qe ka pergjegjesine e familjes,duhet ta kuptoje situaten para se ciles ndodhemi.
Jam ateist,me prejardhje Bektashiane,por kam brenda ne familje nusen e djalit ortodokse.Kam ne fis,shume nuse ortodokse e dhendure ortodokse,katolike e shume myslimane,prandaj mos me gjykoni si te njeanshem.
ME GJYKONI SI SHQIPTAR
CA THUE TI DUKAGJINI KURR SE KA HUMBUR FEN E VET MOS NA KRAHASONI ME TURQIT SHQIPFOLSA SHIKOJE SHQIPNIN SI E KENI BA JU VLLAZNIT TURKUT KORRUPSION PROSTITUCION PLACKITJE NEPER EUROP E SHUM E SHUM TE TJERA VENDI MA I HUMBUR NE EUROP’ KRISHTI E PAST NE PARAJS GJERGJ KASTRIOTIN VDEKJE TURQVE SHQIP FOLSA RROFT EUROPA RROFT PAPA RROFT RRACA E PASTER SHQIPTARE MOS HARRONI SE EUROPA NUK HARRON POR NA RRACA E PASTER SHQIPTARE JENA DJEG PER JU KA SHUM SHEKUJ
Te lumt zoti Lame.Te gjitha ato qe ke thene ne kte shkrim jane te verteta.
Quhet GJERGJ,o lum miku.
Po cfare gjuhe eshte titulli i artikullit, se s’po me duket si shqip ??
Si shesh është bosh, ka ardhur koha të mbushet me figura me vlera historike, artistike, kombëtare, si çdo shesh evropjan, të paktën turistët të shikojnë dhe ato figura që na përfaqësojnë në vlera hitorike, apo të kenë mundësi të marin ndonjë suvenir nga Tirana.
Vijnë aty ngjiten përpjet zbresin tatëpjet dhe kaq krejt pa vlerë, shikojnë sesi përdhoset një figur kombëtare.
O shoku jemi në 2017 po të hedhësh sytë në tër Shqipërin do të kuptosh sesa fetar jan Shqiptarët.
Nxirni na një ligj për këta të fesë se na çan trapin , gjejnë ndonjë vënd qoftë edhe në majë të malit e ngulim ndonjë kullë kulti , e të thuash se Shqiptarët janë besimtarët më të mëdhenj.
Janë bërë më keq se shën Eleonora e Selitës apo pikat e basteve.
Bravo zoti Lame, me mire nuk thuhet. Problemi yne tani eshte te ruajme identitetin kombetar dhe jo ate fetar dhe skenderbeu eshte ajo pak cka mund te krenohemi si komb. Cdo qendrim tjeter nuk mund te jete shqiptar. O komentues, cfare do feje qe keni, skenderbeu eshte perfaqesuesi me i mire i Shqiperise ne bote, mos i nxini ketij vend te shushatur nga hashashi dhe shushunjat e politikes pjesen me te ndritur te historise sone.
Lame, o Lame, po pusho o derbardhe se po ja fut me grushta tani po lere ate muhabet.
Shiko (dmth ti mbase se shikon se ke gjera te tjera me te mira per te bere se sa te lexosh komentet e mia po gjithsesi), ajo qe thua ti qendron, qe Gjergj Kastrioti Skenderbeu ishte, eshte dhe do te mbetet nje figure e jona ku gjejme nje unitet si komb, eshte nje figure qe kushdo qe respekton historine, vlerat, traditat, sakrificat, humbjet dhe fitoret e popullit shqiptar, respekton dhe Skenderbeun. Por duhet thene qe Skenderbeu vete luftoi kunder Perandorise Osmane duke u perpjekur te ndalonte avancimin e asaj perandorie dhe te besimit qe ajo sillte me vete. Duke u konvertuar dhe ne krishterim per arsyet qe une sdo i shpjegoj tani se i bie gjate.
Pra ajo ku dua te dal une eshte qe:
– Une nuk jam kunder faljes se riteve fetare nga besime te ndryshme (ne vetvete une jam kunder ketyre evenimenteve ne publik, po ligjerisht nuk jane duke bere asgje qe shkel ligjin prandaj une smund te them gje).
Arsyeja pse une, apo shume te tjere si une preken moralisht nga kjo gje eshte sepse ne njefare menyre nuk respektohet figura e Heroit tone kombetar, JO e heroit tone te krishterimit, por e heroit tone kombetar. Nuk ka lidhje me kohen sot kjo, nqs do ishte bere tek sheshi Nene Tereza sdo kishte asgje per tu diskutuar, por, kur perbuz figuren e Gjergj Kastriotit ne kete lloj menyre, kjo eshte e patolerueshme!!!
P.S Une isha dhe duke kaluar afer sheshit Skenderbej sot dhe te betohem, frika ne palce sepse nuk e dija nqs do plasnin bombat qe ata kishin me vete apo jo.
U shofshin myslymanet sunite qelbesira dibrane tironca elbasan ( vec kalase) librazhd kyksiane krytane durrsake kvajoti . U hengshi m….in tropojaneve e gjithe jugit qe se rruajne per fene e bythes turkane.
Bythqir i janulles ska nevojë të nderrosh llagap ! Të tradhëton llogjika prej pederasti greko-orthodhoks që ju KARakterizon të gjithë juve të grigjes të janulles !
Ade munopano…… to mouni tis manas sou
Se pari, i uroj me respekt te gjithe besimtaret muslimane qe e festuan sot Kurban Bajramin dhe gjithmone le te festojne me kulture, paqe dhe harmoni qytetare festat e tyre.
Se dyti, i lutem njerezve qe te mos i marrin kaq seriozisht ato qe shkruan Lame ne FB-un e tij, per me teper qe edhe vete perfaqesuesi i Komunitetit Islam kerkoi falje per keqkuptimet.
Se treti, desheroj te terheq vemendjen e vete Komunitetit per disa zakone te panevojshme dhe te padesheruara nga opinioni i gjere publik, sikurse jane zhurmat e daulleve neper lagjet dhe rruget e qyteteve gjate diteve para festave islame (deri edhe nje muaj) dhe gjate festave. Ne cdo vend te civilizuar ku bashkejetojne ne menyre paqesore disa komunitete fetare, zhurmat e daulleve, etj. pervecse jane nje imponim dhe dhunim per komunitetet e tjera, qe nuk kane lidhje me festen, jane dhe ndotje akustike per cdo mjedis te banuar. Komuniteti Islam dhe Pushteti lokal e qendror duhet ti trajtoje me urtesi dhe guxim keto cfaqje arkaike, qe nuk kane asnje lidhje me qetesine, paqen dhe harmonine fetare ne nje shtet laik. Ne kete kuader mund te kete udhezime edhe per altoparlantet e fuqishem te minareve, apo kembanat e tepruara te kishave.
Feja muslimane nuk eshte feja jone ate na e imponuan turqit per 500 vjet. Feja jone eshte shqiptaria.Nese do te shkojme drejt Europes ne duhet te distancohemi nga kjo fe qe nuk eshte jona.Pse duhet te promovojme fene e armikut qe na dogji per 500 vjet.Rrofte Shqiperia rrofte Gjergj Kastrioti heroi jone i pavdekshem.
Po ne kemi fjalet shqipe per te folur per Skednerbeun. Mos ka filluar dhe stili alla frenga te kerkoj vend te sheshi dhe ai?
ali vlora
Zoti te degjofte e MOS ta vonofte
Ty me kuc e me Mac.
Ajo Qe uron per te tjeret te rente ne koke
Shume zhurme per asgje. Kur pash lajmin mbulohet Skenderbeu u indinjova se kujtova se e kishin mbuluar por kur pashe se perse behej fjale e kuptova qe ishte zhurme kot. Skenderbeun ska bir kurve ta mbuloje dhe mendoj se muslymanet e kane rrespektuar heroin e tyre kristian duke mos e lene tja u shikoje bythet e perpjeta. Keshtu qe ti Lame mos caj koke per Skenderbeun se sa ishte gjalle ja shkerdheu ropt osmanllinjve bythperpjete, por shiko mbyll legalizimet se per ate pune paguesh. Lavdi Skenderbeut dhe te rrofshin te gjithe shqiptaret qe ndihen shqiptare perpara besimit fetar. FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA!
..Skënder-bej..
mbasi e kreve me sukses shkaterimin e prones ne shqiperi, kerkojsh te shkaterojsh edhe harmonine fetare ne shqiperi?
Per ate paguash!
Edhe ne qofte se nje velo mbi Skenderbegun , te bene me harruar Skenderbegun, kjo tregon se ti nuk je shqiptar e asgje tjeter se shqiptaret e vertete , edhe pa shtatore te Skenderbegut ,,nuk e kane harruar.
soji jote harron e nderron herojt sipas frymes, jo shqiptaret.