Opozita do të mbajë drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Avokatit të Popullit. Ministrat teknikë u dorëhoqën, por një gjë e tillë nuk do të pasohet nga kreu i KQZ-së, Klement Zguri dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.
Ata do të qëndrojnë në detyrë deri në fund të mandatit të tyre.
Ky vendim është pjesë e marrëveshjes së 18 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.
Një gjë të tillë e konfirmon për “GSH” sekretari organizativ i PD-së, Enno Bozdo sipas të cilit zgjedhja e Zgurit dhe e Ballancës është bërë mbi bazën e marrëveshjes dypalëshe PS-PD dhe në zbatim të procedurës ligjore.
Zyrtari i lartë i PD-së shpreson që Rama t’i përmbahet marrëveshjes së bërë me z.Basha.
“Kreu i KQZ-së dhe Avokati i Popullit janë zgjedhur në respektim të normave dhe procedurës ligjore.
Pra, procesi i zgjedhjes ka qenë më se i rregullt, në respekt të ligjit dhe Kushtetutës.
A do ta respektojë këtë vullnet Edi Rama edhe më tej? Në maj u zotua se do ta respektojë, por ai i ha lehtësisht fjalët e tij, pa e zënë meraku aspak.
Por nuk e di çfarë do të ndodhë? Koha do ta tregojë!”, shprehet Bozdo.
Si eshte zbatuar procedura ligjore, zoti Bozdo, e mbaroi mandantin ai i pari qe duhet ta mbaroje ky i dyti Zguri? E pra, nuk eshte zbatuar procedura ligjore dhe duhet korigjuar. Zguri te shkoje atje ku ishte dhe ne vend te tij te shkoje ai qe s’ka mbaruar akoma mandatin.
Hiqini keta te korruptuarit e PD-se se do i keqperdorin postet e tyre per te penguar qeverine. PD-ja kur vjen ne pushtet heq edhe fshesaxhit “se jane me PS-ne”!
Ne rregull Ciuaua i PD-se ,me qe e thua ti qe ai e ha fjalen pse e provokon? Leri ujrat te rrjedhin dhe koha tregon gjithcka Toc.
Asgjë në dorë të kriminelëve të PD !!!!
Janë të gjithë për burg !
Te pakten te kishin zgjedhur nje njeri qe di te mbaje fjalen, qe te ishin te besueshem. Kesaj i thone po vej qerosin per te kritikuar tullacin
O Ennnnnnnno. Po Bashiqi do t’i qendroje deri ne fund marreveshjes se 18 majit.