Moti i keq nuk kursen energjinë, dëmtime të shumta në rrjet. Ja gjendja

3 Shtator 2017, 15:35Sociale TEMA

Si pasojë e motit të keq i shoqëruar edhe me erëra të forta gjatë natës,  në disa zona kryesisht rurale të Beratit, Gjirokastrës, Vlorës dhe fshatrat në rajonin Shkodër janë prekur nga defektet në rrjetin elektrik.

OSHE-ja bën me dije se deri më tani janë riparuar defektet në rreth 75% te fiderave të stakuar.

Dëmet e shkaktuara kanë të bëjnë me këputje përcjellash, thyerje izolatorësh në linja dhe dëmtime shkarkuesish.

Gjithashtu, një pjesë e fiderave u stakuan si masë sigurie nga operatorët e N/Stacioneve në rast për t’i paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrjetin e TM.

“Nga brigadat e terrenit të OSHEE-së në të gjithë vendin po punohet me intensitet të lartë riparimin e defekteve të mbetura. Defektet janë shkaktuar në zona rurale, ku kryesisht kalon linja ajrore, gjë që sjell vonesa në riparimin e tyre për shkak të terrenit të vështirë në të cilin kalojnë linjat”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje