Shkodrania, mesazh të fortë për nuset: E dashur nanë e burrit tim, vjehrrë s’të quaj dot...!

3 Shtator 2017, 13:07Sociale TEMA

Thonë që harmonia familjare është pasuria më e çmuar që mund të kemi. E kur atë e gjen edhe në familjen e partnerit, mund të thuash që qetësia është kryefjalë e jetës tënde.

Një nuse na ka rrëfyer në faqen tonë në Facebook “Shkodra.News” marrëdhënien e shkëlqyer që ka me vjehrrën e saj.

“Isha vetëm 21 vjeçe kur erdha në shtëpinë tuaj. As e madhe për të kuptuar përgjegjësitë e një martese, por as e vogël për të munguar respekt. Thonë që nëse e do shumë burrin, do dhe familjen e tij. Por nuk jam dakord. Ti e din shumë mirë që njohja me E. nuk ishte tërësisht në duart e mija dhe të tij, ju na prezantuat.

E kisha frikë nga e panjohura, ça do të më priste në shtëpinë tuaj. Si një vajzë e vetme kuptohet frika. Edhe pse burrin e dashuroj ma shumë se jetën teme, unë ty të respektoj e të kam përzemër direkt pa nanes teme. Fjala vjehrrë më duket e rëndë me ta thanë. Por nan ta them me plot gojë.

Ti ke ken aty për mua kur s’dija as me zi një vezë. Kur e laja ballkonin me shtupen që laja brenda. Ti ke ken aty kur E. nuk donte të vazhdoja masterin me idenë se i duhesha tek dyqani. Ti ke ken aty edhe kur kisha temperaturë. Ti sot ke nevojë për mua. Edhe pse shumë më thonë që jam e marrë ose hiporkrite që mërzitem që ti spo je më mirë më shendet.

Unë ty të falenderoj për gruan që jam sot. Nuk tkam mendu kurrë si ndihmë për fëmijët, por ti më rrite mu si fëmijën tënd. Të kujtohet kur të thoja: Pse sme thua kurrë ku gaboj? E ti gjithmonë më thua: Zemen gjanat e mira mësohen me të mira. Kështu e kam rrit E. kështu të mbaj dhe ty. Nuk e di si janë vjehrrat e tjera. Kam dëgju histori. Por jam e mendimit që jam personi më me fat që jetojmë me ty.

E të duam sa ma gjatë pranë nesh. Nan unë u rrita në shtëpinë teme për 20 vite, por dua të plakëm prane E. e dua tjesh me ne në çdo hap të jetës. Zoti të shëroftë sa më shpejt. Na mungon nan. Mos më len vetëm në shtëpi se ti e din që pa ty mungon shtylla. Të duam shumë…”, shkruan ajo.

28 komente në “Shkodrania, mesazh të fortë për nuset: E dashur nanë e burrit tim, vjehrrë s’të quaj dot…!”

  1. BK says:

    Cfare mrekullie. Cfare vajze. Cfare vjehre. Rralle me mbushen syt me lot si sot. Qofshi gjithmone te lumtura!

  2. Kurveleshi 1 says:

    Hallall qumeshti nenes moter bije shoqe ………nuk di si te quaj………

  3. Ladi says:

    Ka edhe njerez – me kuptimin e vertete te kesaj fjale, sic tregon kjo nuse…dhe kjo me jep shprese qe te rroj ne vendin tim.

  4. Genci says:

    Gjerat e mira mesohen me te mire- shprehje shume e bukur kjo dhe shpresoj ta mbajne mend njerezit mbare… jete te gjate kesaj nene zemermire …

  5. nord.al says:

    Bukur, nji mrekulli.

  6. nord.al says:

    Bukur, nji mrekulli.

  7. Ish Shkodran says:

    Po ti njihni mire shkodranet ne pergjithesi do ta kuptoni se kjo eshte thjesht nje lepirje sume dhe asgja ma shum. Duhet te jesh orjental dhe e pa shkolle me mendu diçka te tille. Tipike per nje familje turko-shkodrane.
    Shkodranet definihen zakonisht si mendje medhej, turq, te pa shkollum dhe mbi te gjitha te pa lare por kjo e sotmja tregon se qenkan edhe servila te pa shoq.

    1. mik says:

      @ ish shkodran.
      Ti jo ish- shkodran, por as ish- shqiptar nuk je !!
      Ca te gjeti, t’kapen ethet ?! A i ke alergji shklodranet ? C’ka t’kan ba ?! Shkodranet nuk jane turq, as italian e aq ma teper sllav, por jan rrace e paster Ilire, si pjesa dermuese e Shqiperise ( pa-tjeter, duke te perjashtuar ty ). Ti nuk e njeh historin e shqiptareve ( sic e thashe, as shqiptar nuk je ). Shkodranet kan dhan kontribut, per te ‘ pakten ‘ 30 % te historise shqiptare ( gjithmone, t’u bazu tek historia qe njohim sot ).
      Jam i bindur qe kjo histori asht e vertete, por edhe mos kjoft, njerzit mendojn ose deshirojn te jete keshtu. Ku ka ma etje per qytetari se keto thanje/mendime te kesaj vajze/nuseje fisnike ?! Nuk ka randesi religjioni/ feja, randesi ka qe kjo asht ADN e qyteterimit te karakterit shqiptar.
      Nuk ka randesi se ne goje te kujt jan vendos keto fjale, randesi ka morali i kesaj historije. Po kujt me i fole,” ish shkodraneve ” , patjeter qe JO ! Shkodran lind, e nuk bahesh, sa do qe te mundohesh.

      Ju lutem tema, postojeni komentin.

    2. anonimatius says:

      ti je nje koker Racisti po ku e pe ti lepirjen apo i di te tane si vetja ti … mesa lexova une nuk u prezantua njeri ketu qe te thuash po e ben per show .. pra ky eshte nje mesazh qe askush nuk perfiton prej tij sepse askush nuk e di autorin … as shqiperia dhe as shkodra .. as vjerra ne fjal nuk e di qe e ka shkruaj nusja e saj gjithmon nese vjerra do e lexoj kete ndonjeher

  8. denisi says:

    Bukur .Ca gjete mire ta percjellesh.Hallall pace gjithe te mirat e kesaj bote per ate qe ben

  9. Astriti says:

    SI MESAZH PER PROPAGANDE ESHTE HISTORI E GJETUR, PER TU BESUE ESHTE E VESHTIRE. MOS HARONI KET BARSOLETE: NJE TOG GRASH QE BENIN ZBORIN NE KOHEN E ENVERIT NGA NOTA KATER ARRITN ME MOR DHJETE NE QITJE VETEM KUR NE TABELA U VENDOSN FOTOT E VJEHRAVE. ESHTE VARSOLETE SHKODRANE. NADJAMIRE MERO

    1. mik says:

      @ Astrit
      Pa-tjeter qe do ta kthesh ne barselet ! Nuk te ve faj, kete kulture ke. Edhe pse asht nji popull i tere qe dhe kerkon qytetari, ti prap e kthen ne barselet !! M’beso, asht investimi ma i keq qe ti kerkon me ba per femijt e tu.

    2. morali says:

      mesa lexova une nuk u prezantua njeri ketu qe te thuash po e ben per show .. pra ky eshte nje mesazh qe askush nuk perfiton prej tij sepse askush nuk e di autorin … as shqiperia dhe as shkodra .. as vjerra ne fjal nuk e di qe e ka shkruaj nusja e saj gjithmon nese vjerra do e lexoj kete ndonjeher … kshu qe ngelet thjesht nje mesazh anonim per shqipetaret qe duan te qytetarizohen

  10. Elisabeta says:

    Bafsh hajer gjithmone. Cfare ben , gjen.

  11. pro says:

    ..eshte nje mesazh i shkelqyer sikur edhe i krijuar te jete{fantazi}per kohen qe jetojme.

  12. anton says:

    ti je nuse e mire,por me siguri je dhe e bija e prinve te mire

  13. calalba says:

    Nje shembull i shkelqyer ku kane c`mesojne nuset e reja, por edhe vjehrrat e sotme. Asaj vajzes shkodrane i urojme shendet te mire dhe gjithe jeten diell t`ia beje zoti bashke me burrin qe e do aq shume.

  14. Tonini says:

    Cdo gje e mire qe thuhet eshte e paket~Gjanat e mira,mesohen me te mire~kjo eshte nje vjerre e mire,nje nane e mire,po pa tjeter ka qene dhe nje nuse e mire,po per vat dhe te saj paska dhe nje nuse shume te mire,kjo eshte familja qe duhet dhe kete lloj familje farmohet shoqeria dhe shteti qe duam

  15. M.A says:

    Mentalitet anadollak dhe i prapambetur. Nene njeriu ka nje, nenen qe e solli ne jete. Nuk mundem kurre t’i therras nene e babe prinderve te bashkeshortit. Kete emer e meritojne ata qe me sollen ne jete, me rriten me sakrifica e me edukuan. Cdo kush tjeter meriton respekt, por kurre te thirret me kete emer, sepse lendoj nenen time.

  16. sadna babul ka bidai says:

    VJERRAT I DUAN SI VETJA NUSET SE PO NUK QE ASHTU NUK KA JETE NE FAMILJE

  17. BRITISH says:

    per kete nuse shembullore duhet me than pasrahmet se ne ditet e sodit nuk gjen ma kshu nusesh,

    BRAVO moj vajze lum aja nane qe te ka ty bij duhet met thane , por kta vajzat e sodit qe dojne me u ba nuse duhet me lexu kete lajm cdo dite nadje kur te qohen prej gjumit e me msu prej kesaj vajze , se vajzat e sodit kane harru qa don me than fjala nuse me kriju familje e me respektu vjehrren, sot dojne vec te mira materiale , pare shpij makina celular e me shetit e thojne ky asht burre per mu ,
    pasunia nuk asht kurgja ne kete bote lakuriq na ka lind nana e lakurq kena me ik ne boten tjeter per qa ke me i marr ksaj bote dashurine te mirat qe ban e respektin qe i jep tjereve, ne shqpni cdo dite ndigjon lajme vrau gruan ,droge , vrasje ,hajni ,korrupsion
    i vetmi lajm ky qe po lexoj qe po mi relaxon syte se syte me jane lodhe tuj lexy lajme te keqija cdo dite.

  18. Jane nuset, ose te mira, ose te keqija.
    Te vjen ne dere edhe te thote fjalen e pare -Nuk e dua mbiemrin tend! Kesaj i thone nuse me dokumenta fallso)

  19. Opa says:

    Bravo. …pse mos ish in te gjitha keshtu? Dhe kjo vajze do behet vjerra nje dite. ..respekte

  20. @autori says:

    ..duket pak…. si telenovele turke..

  21. Eri says:

    Un i them vjeres mama dhe vjerit baba.Ku qendron problemi ketu?

    1. Ana says:

      Bravo… babit tend thirri vjerr dhe nenes vjerre. Ku qendron problemi ketu? Problemi qendron qe secili ka vendin qe i takon. Nena-nene, e baba-babe, vjerra- vjerre, e vjerri-vjerr.

  22. Alban Dardani says:

    —- Pak rendesi ka, ne se eshte ose jo 100% e vertete.
    — Me ka qelluar qe familje me edukate e kulture e tille te njoh jo vetem ne Shkoder. por edhe ne Diber, Shqiperine e mesme , edhe ne JUG te Shqiperis. .
    — Qe te arrihet nje edukate e kulture e tille e persosur duhet te harmonizohen nje sere kushtesh e faktores. Fatkeqsisht nje pjese eshte demtuar ne vite e punes kolosale per emancipimin e GRUAS SHQIPTARE dhe te FEMRES NE TERESI. Me gjith perpjekiet per ta koregjuar ne vazhdimesi , ajo periudhe la gjurmet e veta , sepse ngaterrohej akoma roli i femres edukuar, me ate konservatore , per ta mbajtur nusen te neneshtruar,
    —- Ne keto 30 vjetet e fundit , me gjithe se ne edukaten e kuluren e njerzve u fut edhe besimi fetar, nuk behet fjale per demtim, por , ne disa drejtime kemi shkaterrim total, aq sa duket aspak i riparushem ne se nuk kape urgjentisht, e te punohet sistematikisht ne te gjitha krahet.
    — SHKATERRIMI I NJE KOMBI VJEN EDHE NGA DEGJENERIMI I FEMRES. Keshtu ka shkruar nje filosof i njohur. Femra ,gruaja, nena eshte KOLLONA, pjesa me vitale e zhvillimit te shoqerise njerezore.
    Pikerisht, ne Shqiperi , si ne shume drejtime eshte goitur , tronditur rende edhe kjo kollone , femra, gruaja, nena , familja, shoqerija ne tertesi. dhe kjo jo pa qellim. Ne kete drejtim rolin kryesor e ka luuajtur medja e shkruar dhe ajo vizive, fatkeqsisht akoma ska kthyer kurs.
    —- Dua ta pergezoj GAZETEN TEMA.qe ka trajtuar nje teme shume te domosdoshme per familjen e shoqerine . Shpresoj , ne te ardhmen do te shkurtoje ca reklamimin e gjithanshem te ” FORMAVE BOMBASTIKE ” per ti zevendesuar me tema te tilla, per te cilat eshte punuar ne te kundert. Kjo krekon edhe funksonimin normal te trekendeshit Familja ,Shkolla, SHoqerija.
    —- Mendoj se rasti konkret , eshte i lidhur edhe me kulturen dhe edukaten e ndersjellte tradicionale qe kane dy familjet , ne vecanti nena e vajzes , por edhe ajo e djalit. Mos prisni shume nga ato vajza ku nenat e tyre kane nje edukate te cthurur po keshtu dhe per djalin .
    —- NJerzit e penes e te artit [jo degadent] duhet te shkruajne e bejne me shume ne kete drejtim . Te gjenden forma e menyra per tu vene fre atyre qe punojne ne te kundert , nendheza e mbidheza ne kete drejtim .
    — E pershendes kete zonjez te nderuar. Uroj te lexojm e ndegjojme me shume raste te tilla.

    pershedetje Alban Dardani NY.

  23. Ndrek says:

    Nuk e keni iden se cfare eshte te qenit nje ri.
    Nuk them se e don si Nenen e saje por eshte plotsishte mirnjohse per menyren se si e ka trajtur ajo .
    Nuk mund te thuhet se eshte orjentale apo perendimore si kulture te duash dike qe te don e te respeckton .
    Lini te qete keto dy zonja.
    Ne shkoder mund te gjeni gjithshka qe you imogjinoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje