Kjo grua meriton një Oskar, shihni ç’bën për të fituar paratë e siguracionit

3 Shtator 2017, 09:37Sociale TEMA

Aksidentet false për të përfituar nga paratë e sigurimeve shëndetësore, nuk janë diçka e rrallë.

Madje, në shumë qytete ato janë kthyer në problematike, pasi persona të ndryshëm shtrihen përpara makinave, duke u shtirur sikur sapo janë përplasur prej tyre.

Por, kjo grua në Kinë duket se e ka çuar gjithçka në një nivel krejt tjetër.

Sapo sheh makinën të afrohet, ajo shtrihet paraprakisht në rrugë duke bërtitur.

Ndërkaq, kur shoferi nis të largohet për ta shmangur, gruaja e ndjek sërish dhe i shtrihet përpara makinës.

E gjithë ngjarja ka zgjatur disa minuta, gjatë të cilave, “viktima” ngrihet dhe ndjek makinën, për t’u shtrirë sërish e sërish përpara saj.

Në një moment, shihet një oficer policie teksa afrohet për të zgjidhur situatën, por pasi sheh se ç’po ndodh, edhe ai duket se heq dorë dhe largohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje