Çudia në Lezhë: Të burgosurve iu gjendet një kazan me të cilin do të nxirrnin raki

5 Shtator 2017, 11:35Kronika TEMA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në burgun e Shënkollit në Lezhë, çka ka bërë që drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko të urdhërojë nisjen e kontrollit në burgje.

Mësohet se në burgun e Lezhës, të dënuarit po përgatiteshin të nxirrnin raki.

Atyre u janë gjetur 10 kg bërsi rrushi që do përdoreshin për të nxjerrë raki. Në burg u gjetën edhe pjesë kazani ku do të nxirrej rakia.

Po ashtu në burg janë gjetur edhe 11 celularë dhe një kartë telefoni. Pas kontrollit do të merren masa për përgjegjësit.

3 komente në “Çudia në Lezhë: Të burgosurve iu gjendet një kazan me të cilin do të nxirrnin raki”

  1. Fredi FR says:

    Gezuar!! ? ? ?

  2. fredi says:

    JEPINI dhe nje hell te pjekin mish dhe te ngren dolli per heroizmat qe kan ber , se me te ngren e me te pir i mbajm ne me taksat tona mos e rruajn fare , i mbajn familjet e viktimave te tyre , kjo esht bukuria demokracis , se vler i jep shkelsit te ligjit dhe ndeshkon te ndershmit , prandaj njerzit jan te lumtur.parajsa kriminelve dhe kondrabandisteve.

  3. Skënderbeu u mbulua që të mos shihte pasojat e pushtimit turk says:

    Ça bëni more, do mërzitet Ahmetaj po shkatërroni një biznes të vogël (edhe pse bën pjesë te pjesa e zezë e ekonomisë) nuk do mundet ta futë te llogaritja e PBB pëe këtë vit. Pse nuk i atë ta bënin raki të paktën, do e kishte sekustruar policia e do ishte bërë tapë tërë komisariati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje