Dy vëllezër në Durrës kanë hipur në majën e një pallati dhe kërcënojnë se do të hidhen nga aty.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar.
Nga hetimet e para të policisë mësohet se shkak është bërë kthimi i banesave të tyre tek ish-pronarët.
Ata kanë hipur në tarracën e pallatit ku jetojnë pasi Përmbarimi do t’i nxjerrë ata nga shtëpia, ndërsa kërcënojnë me vetëvrasje për vendimin e gjykatës.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po negocion me dy vëllezërit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ende.
Njoftimi i policisë
Dy banorë në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit deklarojnë se do të vetëvriten.
Shkak është bërë kthimi i banesave të tyre tek ish-pronarët.
Përmbarimi i ka kërkuar dy familjeve që të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ato ish-pronarëve.
Por këta banorë pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme.
Për këto arsye, ata kanë deklaruar se nëse do t’i nxjerrin jashtë shtëpisë do të vetëvriten duke u hedhur nga pallati.