Një shqiptar i dënuar është kapur nga policia italiane pasi ai u arratis nga spitali ku mbahej nënë mbikqyrje.
Ngjarja ndodhi në Spezia ku mbrëmjen e djeshme, 34-vjeçari shqiptar me inicialet G.K. përhapi panik në spitalin Sant’Andrea.
34-vjeçari i arrestuar 1 vit më parë nga karabinierët arriti të arratisej pasi sulmoi një infermiere.
Por pas ngritjes së post-blloqeve dhe kërkimeve në të gjithë provincën, G.K. u kap brenda 1 ore.
“La Spezia” bën me dije se shqiptari ishte arrestuar për kërcënim dhe rezistencë.
Po ashtu ai kishte thyer rregullin për arrest stëpie duke dalë pa leje.