Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Tiranës ka arrestuar 2 shtetas për veprën penale të “Dhunë në familje”.
Konkretisht:
– Q. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases S.M., 44 vjeçe dhe vajzës së mitur, shtetases G.M., 11 vjeçe.
– A. H., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases U.H., 29 vjeçe, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Q. M., për veprën penale “Dhunë në familje”, neni 130/a Kodit Penal, ndërsa për shtetasin A. H. për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kundërshtim i Vendimit të Gjykatës”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 321 të Kodit Penal.