FOTOT/ Sekuestrohen 2.3 ton kanabis në Itali, reagon policia shqiptare

2 Shtator 2017, 13:13Kronika TEMA
FOTOT/ Sekuestrohen 2.3 ton kanabis në Itali, reagon policia shqiptare

Pas sekustrimit të 2.3 ton kanabis në San Benedetto në Tronto të Italisë, e cila sipas mediave italiane dyshohet se vinte nga Shqipëria, ka reagur policia shqiptare.

Sipas forcave blu, gomonia oqeanike ka mundur të shkarkojë në breg të detit lëndën narkotike dhe është larguar  në ujerat detare mes Kroacisë dhe Malit te Zi duke i shpëtuar ndjekies së skuadrave të GdF.

“ Skuadrat e GdF në afërsi të bregut në zonën e San Benedetos kanë sekuestruar lëndën narkotike të hedhur nga gomonia në një sasi prej 2322 kg e dyshuar marjuanë dhe 625 litra benzinë, si dhe kanë arrestuar dy persona të cilët ishin me një furgon gati për të transportuar lëndën narkotike, konkretisht: shtetasi shqiptar rezident në Itali K.D, 24 vjeç dhe shtetasi italian R. A. 63 vjeç”- thuhet në njoftim.

Më tej policia bën me dije se vijojnë hetimet e përbashkëta Itali -Kroaci-Mal i Zi-Shqipëri dhe se nuk ka elemente që lidhin këtë rast trafikimi me Shqipërinë.

Njoftimi i plotë i policisë

Sqarim për mediat

Në lidhje me një sasi prej 2322 kg lënde narkotike të sekuestruar nga GdF në zonën e San Benedetos Itali ju informojmë se;

Gomonia oqeanike ka mundur të shkarkojë në breg të detit lëndën narkotike dhe është larguar në ujrat detare mes Kroacisë dhe Malit te Zi duke i shpëtuar ndjekies së skuadrave të GdF.

Skuadrat e GdF në afërsi të bregut në zonën e San Benedetos kanë sekuestruar lëndën narkotike të hedhur nga gomonia në një sasi prej 2322 kg e dyshuar marjuanë dhe 625 litra benzinë, si dhe kanë arrestuar dy persona të cilët ishin me një furgon gati për të transportuar lëndën narkotike, konkretisht: shtetasi shqiptar rezident në Itali K.D, 24 vjeç dhe shtetasi italian R. A. 63 vjeç.

Vijojnë hetimet e përbashkëta Itali -Kroaci-Mal i Zi dhe Shqipëri, ku ka një shkëmbim intensiv të informacioneve me policine italiane dhe Guardia di Finanza per hetimin e rastit, por nuk ka elemente që lidhin këtë rast trafikimi me Shqiperinë.

Gomonia ka mundur t’i shpëtojë ndjekjes që ka zgjatur disa orë derisa ka humbur gjurmët në ujërat mes Kroacisë dhe Malit të Zi

Vijon kontrolli në det për gjetien e gomones dhe arrestimin e trafikantëve.

1 komente në “FOTOT/ Sekuestrohen 2.3 ton kanabis në Itali, reagon policia shqiptare”

  1. karakas says:

    jo mo cne ska mundesi te jene shqiptare them dhe une nuk jane albanarabet trafikues te drogave armeve e prostitucionit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje