Ekzekutimi i gjyqtares, ish-bashkëshorti e kërcënonte me jetë edhe nga burgu, familjarët: Donim ta merrnin në Shkodër, por…

1 Shtator 2017, 15:29Kronika TEMA

Ish-gjyqtarja e Shkodrës Fildez Hafizi, e cila u vra dje nga ish-burri i saj në zonën e “Xhamllikut” duket se nuk ka jetuar një ditë të qetë gjatë viteve të fundit.

Pas tentativës për vrasje dy vite më parë, në plazhin e Golemit, ish-burri i saj Fadil Kasemi e ka kërcënuar çdo ditë.

 

 

Madje këtë gjë e ka bërë edhe nga burgu, ku qëndroi për disa muaj, pas marrjes së dënimit.

Këtë e shprehin familjarët e saj, të cilët rrëfejnë se 39-vjeçarja Hafizi kishte marrë kërcënime të vazhduara nga ish-bashkëshorti, i cili i thoshte se do ta vriste dhe kur gjendej në burg.

Të afërmit e Fildezit, nënë e dy fëmijëve, thonë se ishin të shqetësuar për të, dhe nisur nga ky fakt i kishin kërkuar që të transferohej në Shkodër, në mënyrë që ta mbronin nga ish-bashkëshorti.

Por sipas tyre, Fildezi nuk e kishte pranuar këtë propozim pasi donte që fëmijët e saj të shkolloheshin në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje