VIDEO/ Prangoset "kaubojsi" tropojan, bridhte rrugëve të Tiranës me pistoletë në brez dhe me “Porsche”

1 Shtator 2017, 09:17Kronika TEMA

Një person i cili lëvizte me armë zjarri pa leje në Tiranë është arrestuar nga policia.

Në prangat e policisë ka rënë 31-vjeçari nga Tropoja, Bylbyl Halili, të cilit iu sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë me 14 fishekë 9 mm. Ai udhëtonte me një automjet tip “Porsche”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Bardhyl” nga Skuadra Shigjeta rreth orës 14:30, në automjetin tip Porsche Panamera, me të cilin ky shtetas po lëvizte është gjetur një armë zjarri pistoletë e markës “Glock”, me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë kalibër 9 mm.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale :

– Automjeti i markës Porsche Panamera.

– Pistoletë e markës “Glock”me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishek kalibër 9 mm.

– 2105 (dymijë e njëqind e pesë) euro.

– 55.500 lekë të reja.

– Një telefon i markës Blackberry.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal.

3 komente në “VIDEO/ Prangoset “kaubojsi” tropojan, bridhte rrugëve të Tiranës me pistoletë në brez dhe me “Porsche””

  1. Janullatos arxidoglyftoi says:

    Pas 1 muaj e kini prape rrugëve të Tiranës. Këtë rradhë me BMW X5

  2. I drejti says:

    Jane banditet e Saliut, shpellaret e Tropojes qe e kane qelbur kete vend. Plasini ne burg keto plehra qe na shentuan vendin. Sekuestroni çdo pasuri qe e kene vene duke vjedhur e plaçkitur.Kur do te shpetojme nga keto ndyresira qe qelbin dhe mbajne ere nga larg.

  3. Qeleshja says:

    Shyqyr nuk ishte nga TEPELENA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje