Ekzekutimi i gjyqtares, nëna e viktimës pa skenën makabre të krimit, autori jetonte në një zonë me ish-gruan

31 Gusht 2017, 16:50Kronika TEMA

Të tjera detaje vijnë nga krimi makabër që tronditi kryeqytetin dhe jo vetëm, ku një 53-vjeçar shkoi deri në marrëzi sa vrau me pistoletë ish-gruan.

Aktualisht trupi i pajetë i 39-vjeçares Fildes Hafizi, me profesion gjyqtare, është transportuar për në morgun e Tiranës, ku do t’i nënshtrohet edhe ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë, autori i krimit ndodhet në drejtorinë e Policisë së qarkut të Tiranës, ku do të merret në pyetje edhe nga prokurori i çështjes, Dritan Prençi.

Ajo u vra brutalisht me 2 plumba në automjetin e saj, fill pasi kishte dalë nga një sallon bukurie ku kishte bërë një krehje floku, ndërsa ishte përballur me ish-burrin.

Pas një debati të ashpër me të, ish-burri Fadil Kasemi, e ka qëlluar për vdekje nënën e dy fëmijëve të tij, në zonën e ‘Xhamllikut’.

“BalkanWeb” mëson se viktima jetonte shumë afër vendit të ngjarjes, me dy fëmijët dhe prindërit e saj të moshuar. Po ashtu, raportohet se edhe ish-burri jetonte shumë pranë kësaj zone.

Mes të tjerash, pasi kreu krimin, autori tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes bashkën me armën e krimit, e cila iu sekuestrua gjatë momentit të arrestimit.

Ndërkohë, skenën makabre pas krimit e pa edhe nëna e viktimës, e cila kishte parë trupin e pajetë të së bijës në automjet, ndërsa ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje