“Mos e vrit mamin”, ja lutja e dëshpëruar e djalit të Fadil Kasemit kur rrahu barbarisht gruan gjykatëse 2 vite më parë

31 Gusht 2017, 15:17Kronika TEMA

Rreth orës 16.00 të datës 19 korrikut 2015, shërbimet e policisë gjyqësorë të Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë marre informacion se ne vendin e quajtur plazhi i Golemit të rrethit Kavaje, në afërsi të hotel “Horizonti”, Fadil Kasemi ka kanosur me anën e një pistolete që e mbante pa leje të organeve kompetente, në prani të fëmijëve, ish-bashkëshorten e tij, shtetasen Fildes Hafizi.

“Mos e vrit” i lutej djali babait për nënën e tij e cila edhe ajo e rrëzuar në rërë lutej “Mos e lër djalin jetim”.

Djali shikonte sesi babai i tij,  po tentonte të nxirrte pistoletën që e kishte në kthefin e vendosur në brez në tentativën për të kryer një vrasje të mundesh ndaj nënës së tij, e cila ishte e divorcuar.

Fatmirësisht ndërhyrja e një pushuesi duke izoluar 51 vjeçarin Fadil Kasemi dhe marrë armën parandaloi krimin e rëndë.

E gjitha ndodhi mesditën e 19 korrikut mes pushuesve që kishin zgjedhur plazhin e Golemit për të kaluar të nxehtin duke shkaktuar panik.

Të shumtë kanë qenë dëshmitarët që kanë parë ngjarjen dhe janë rrënqethur nga ai moment.

Ngjarja ka ndodhur në shezlonet e plazhit.

Paraditen  gruaja dhe djali e kishin kaluar vetëm ditën, më pas kishte ardhur 51 vjeçari  dhe së bashku u larguan për tu kthyer më vonë pranë shezlonit duke debatuar.

Në debat e sipër ish bashkëshorti godet me grusht djalin duke e rrëzuar në rërë dhe disa herë me grushta bashkëshorten e tij me inicialet F. H, 31 vjeç duke i lënë dhe shenja në fytyrë.

Në momentit kur 51 vjeçari po tentonte të nxirrte pistoletën, një pushues e neutralizoi dukje ia rrëmbyer nga dora armë dhe duke parandaluar një krim të mundshëm.

“I kapi duart e i tha çfarë po bën. E goditi dhe e uli në gjunjë, ndërsa pistoletën ia dha gruas e cila e çoi në komisariatin e Golemit, gati 200 metra larg vendit ku ndodhi krimi” dëshmon pushuesi.

31 vjeçarja së bashku me djalin e tij ndodheshin për pushime në plazh në një hotel aty pranë.

Pushuesit rrëfejnë se efektivët e policisë kanë mbëritur në vendgjarje rreth 30 minuta më pas duke e gjetur Fadilin të ulur në rërë dhe me duar në kokë dhe pa rezistencë iu dorëzua prangosjes së policisë.

Sipas disa mediave çifti rezultonte i divorcuar dhe Gjykata e Tiranës kishte lëshuar urdhër mbrojtje,për ish-gruaja e tij 31-vjeçare me inicialet F.H.

 

2 komente në ““Mos e vrit mamin”, ja lutja e dëshpëruar e djalit të Fadil Kasemit kur rrahu barbarisht gruan gjykatëse 2 vite më parë”

  1. Tr says:

    NUK VRITET NENA E FEMIJEVE ,NUK ESHTE PRONA E BURRIT .
    Kriminelet vetem ferri i pret.

  2. Albani says:

    O Shtet,o shtet,ta qifsha nonen o shtet.Nuk funksionove kurre o shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje