"Po erdhën ata mos e hap derën”: Ja si i tradhtoi kolegët polici në Delvinë, zbardhen përgjimet

31 Gusht 2017, 11:35Kronika TEMA

Efektivi i policisë së Delvinës Shpëtim Kripa u arrestua pasi dekonspiroi operacionin e policisë për të sekuestruar 146 kg kanabis dhe arrestimin e trafikantit të drogës.

Burime nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se Kripa, 32 vjeç, pasi në analizë të dështimit të operacionit, ka rezultuar se ai kishte folur në telefon me personin që ishte në përgjim dhe në kërkim, raporton Report TV.

“Alo, po erdhën ata mos e hap derën dhe vazhdo”.

Ishte kjo fjalia që i dha mundësi trafikantit të largohet pa mbërritur policia dhe t’i shpëtojë arrestimit.

Më 26 gusht Policia e Shtetit u nis në operacion për arrestimin e një trafikanti, por mundi të sekuestrojë vetëm 5 çanta me kanabis pasi nga brenda radhëve të uniformave blu ishte njoftuar trafikanti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje