Vrasja e gjyqtares, ish-ministri i Drejtësisë: I tronditur nga vrasja makabre, ishte magjistrate e shkëlqyer

31 Gusht 2017, 15:52Kronika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka reaguar pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj sot në Tiranë.

Përmes një statusi në Facebook Halimi thotë se Hafizi ishte një magjistratë e shkëlqyer, një gjykatëse e re në profesion por e ndershme dhe e përkushtuar, nënë e 2 fëmijëve.

Më tej Halimi shprehet se duhet një analizë për ekzekutorët e urdhrit të mbrojtjes, por padyshim ndëshkimin më të ashpër ndaj ekzekutorit të Fildez Hafizit.

STATUSI I HALIMIT

I tronditur nga vrasja makabre e gjyqtares Fildez Hafizi.

Ajo ka qenë një magjistrate e shkëlqyer, një gjykatëse e re në profesion por e ndershme dhe e përkushtuar, nënë e 2 fëmijëve.

Vrasja e një gjykatëse me urdhër mbrojtje siç raportojnë mediat përveçse tronditëse kërkon analizë për ekzekutorët e urdhrit të mbrojtjes por padyshim ndëshkimin më të ashpër ndaj ekzekutorit të Fildez Hafizit.

Krime të tilla makabre kërkojnë ndëshkim të ashpër ndaj kemi pasur të drejtë kur ndryshuam Kodin Penal 5 vjet më parë duke vendosur dënime maksimale për këta mostra vrasësish.

Ngushëllimet më të thella për familjen, fëmijët dhe të afërmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje