FAKSIMILE/ Gjyqtarja e ekzekutuar letër ambasadorit Lu: Burri do më vrasë, më ndihmoni

31 Gusht 2017, 15:40Kronika TEMA

Gjyqtarja Fildes Hafizi e ekzekutuar sot me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasëmi, i ka dërguar një vit më parë një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ku i kërkonte ndihmë.

Referuar letrës së siguruar ekskluzivisht nga “BalkanWeb”, Hafizi shkruan ndër të tjera se ndihet e braktisur nga shteti përballë kërcënimeve të ish-burrit ndaj i drejtohet Donald Lu me argumentin se “nuk kam më se kujt t’i drejtohem.

Ju siguroj që shqetësimin tim e kam ndarë me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, sigurisht duke u kujdesur gjithmonë që të mos influencoj në dhënien e drejtësisë, por mesa duket veshët janë të shurdhër.

Për të ndarë këtë shqetësim timin do ju isha mirënjohëse nëse do më kushtonit disa minuta nga koha juaj”, citojmë nga letra që gjyqtarja Hafizi i ka dërguar ambasadorit Lu.

FAKSIMILE E LETRËS SË PLOTË

7 komente në “FAKSIMILE/ Gjyqtarja e ekzekutuar letër ambasadorit Lu: Burri do më vrasë, më ndihmoni”

  1. Kozmo says:

    TURP PER KETE SHTET .!!!

  2. I says:

    Can koken Amerika pse vriten njerez. Ata rreagojne vetem kur i preken interresat e tyre.

  3. Bardhi Tolabi says:

    Ku eshte ministri i drejtesise Manjani?Perse nuk del te “akuzoje”qeverine per kete krim makaber te pandeshkuar prej asaj drejtesije qe ai ka drejtuar?Po pretenduesi per kryeminister,a ka marre ndonje zile telefoni apo takim me te ndjeren per hallin qe kishte,perse nuk del te beje dhe ai nje akuze te tille ndaj qeverise?
    Po ai Luani i fushave,se per ne male nuk ka bythe,perse nuk del e te akuzoje?
    Po ajo Monka Kokemadhja perse nuk e ngre partizen ene proteste per humbjen e jetes te kesaj gruaje,per shkak te mosfunksionimit te drejtesise qe kane drejjtuar ata per 4 vite me rradhe dhe qe Lesh e Lija e saj per reformen en drejtesi kerkonte konsesusin e opozites?
    Me duket se ju ka ngecur hala ne fyte te gjithe te siperpermendurve…
    Ne se ka patur urdher mbrojtjeje,nuk e di,sepse gjyqi qe viktima ka kerkuar urdher mbrojtjeje,nuk eshte zhvilluar se kjo nuk eshte paraqitur dhe gjykata e ka pushuar ceshtjen.Ne se nuk qendron kjo qe kam lexuar ne shtyp,atehere dhe policia duhet te mbaje pergjegjesine e saj per mos marrjen e masave mbrojtese…

  4. Alban Hamzai says:

    Qe nje gjyqtare ti shkruaj nje ambasadori leter per tu mbrojtur tregon se shteti shqiptar ka mbaruar ne te gjitha drejtimet.Ti shkruaj leter nje gjyqtare ,e cila eshte ne brendesi te drejtesise ,do te thote se ky shtet ekziston vetem per nje pakice drejtuesish shteterore,per baronet e tij te droges,per kupolen e krimineleve ,per kopene e trafikanteve te njerezve,te femrave,te femijeve . Per pjesen tjeter te popullsise ky shtet nuk ekziston .Ne Shqiperi nje njeri nuk vritet sepse nuk duan ta vrasin dhe jo se e mbron shteti. Ne Shqiperi nje femer nuk perdhunohet sepse nuk kane dashur ta perdhunojne dhe jo se kane frike nga shteti. Pra ne Shqiperi nuk ndodh dicka sepse nuk duan te bejne ate dicka dhe jo se kane frike nga shteti .Kete e tregon letra qe gjykatesja I drejton ambasadorit dhe jo kryeministrit te Shqiperise. Pra zonja Qeveri e Shqiperise jeni thjesht per kolltuk e fitime ,per kapardise e batuta ne komunikimin tuaj anormal ,pra thjesht ekzistoni.Ju lutem botoni komentin tim!

  5. Qytetari durrsak says:

    Shkakun kerkojeni vetem tek korrupsioni qe ka pllakosur kete vend. Mjere ata femije jetim qe mbeten !

  6. tomsojeri says:

    Pu pu pu ,cfar behet keshtu !!!!!!Nje gjykatese i drejtohet Ambasadorit ti mar ne mbrojtje jeteen !!!!! Shikoni or shqiptar ku ka aritur vendi ku jetojm !!! Atdheu yn ,shteti yn qe e zgjedhim te na mbroj,te na siguroj mbijetesen,ku propaganda e atyre qe zgjedhim na con ne Parajs me premtimet !
    Kjo gjykatese qe presupozohet te na mbroj nga ,mashtrus ,hajdut e vrases ,nuk ka besim ne shtetin qe e ka zgjedhur per kte gje ,po populli thjesht ku te gjej besimin ????Ku esht par e ndegjuar tju drejtohesh ambasadoreve te gjejn zgidhje !!!Turp e me zi per nje komb e per nje popull ne mes te Ballkanit ! Turrp o turp ku e ke kufin ! Nuk vazhdoj dot ma , nuk kam ku gjej forcen per te mos patur turp,,,,,,,,,,,,Mjer…..Mjer……

  7. Martin says:

    Ja cfare shkruhej ne gazetat shqiptare ne 2015…
    Çifti ka patur probleme e mosmarreveshje gjate koheve te fundit dhe shtetasja Fildes Hafizi, duke u ndjere e rrezikuar, i eshte drejtuar Gjykates se Shkalles se Pare Tirane me kerkese per leshim te urdherit te mbrojtes, por ne gjykimin e kerkeses se saj ajo nuk eshte paraqitur e per pasoje gjykata ka pushuar gjykimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje