Reagon edhe ministrja e re e Drejtësisë: Një vendim skandaloz i gjyqtarëve, sot i mori jetën një kolegeje të tyre

31 Gusht 2017, 21:12Kronika TEMA

Ministrja e re e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila aktualisht është zv.ministre e Drejtësisë, ka reaguar për vrasjen e gjyqtares Fildese Hafizi.

Reagimi:

Ngjarja e sotshme ishte tragjike, jo vetëm për humbjen e një gruaje profesioniste të mirë, e nënë të përkushtuar, por edhe pasi sërish doli në pah sistemi i kalbur i drejtësisë që ka nevojë urgjente për reformën më të thellë të mundshme në drejtësi.

Autori i krimit makabër të sotshëm ishte ndaluar dy vite më parë nga policia. Krimi i sotshëm ishte shmangur para dy vitesh. Por ç’bëri sistemi gjyqësor? Për veprën penale të armëmbajtjes pa leje që parashikon dënimin deri në 7 vjet burgim dhe veprës penale të dhunës në familje deri në 5 vjet burg, gjyqtarët e dënuan autorin vetëm me 3 vjet burgim në total.

E më pas ai që sot i mori jetën, Fadil Kasemi, u amnistua. Një vendim skandaloz i gjyqtarëve në 2016, sot i mori jetën një kolegeje të tyre.

Ngjarja e sotshme ishte një goditje e rëndë për të gjitha ne gratë me pozitë apo pa pozitë, dhe tregoi edhe njëherë për mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë, që kërkon në mënyrë imediate pastrimin nga gjyqtarë dhe prokurorë që keqzbatojnë ligjin.

Duke ngushëlluar familjen e Fildeze Hafizi, i siguroj ata dhe mbarë opinionin publik për angazhimin maksimal të Qeverisë së re, në jetësimin sa më shpejt e me thellësinë e kërkuar të Reformës në Drejtësi. I bëj thirrje organit të akuzës për një hetim të gjithanshëm dhe sa më profesional të ngjarjes së rëndë!

U prehsh në paqe, mikja dhe kolegia jonë e dashur!

Ky mesazh jo vetëm si zv. Ministre e Drejtësisë, por edhe si grua dhe si nënë.

Etilda Gjonaj (Saliu)​

5 komente në “Reagon edhe ministrja e re e Drejtësisë: Një vendim skandaloz i gjyqtarëve, sot i mori jetën një kolegeje të tyre”

  1. Titi says:

    Gomare ti,
    gomar kusht te vuni,
    sot a neser,
    valon druni…!

  2. juristi says:

    I lexove vendimet e gjykates ti … ministre e re e drejtesise ?
    cfare fjalori publik ? te peshtiroset pa filluar akoma !

  3. gruaja says:

    u tunde etilda ????????
    po s’ eshte nevoja te permendje grate me pozite dhe pa pozite etilda, mjaftinte vetem “grate”

    apo te pelqeeeeen eeeeeee

  4. etilda says:

    …. pu pu pu ca niveli,

    po eshte edhe kolegia jote moj zonje apo nuk te duket. nuk e ke akoma kete perceptim se u gjende papritur ne maje te … e di vete ti…

    race e keqe …

  5. etila says:

    sistemi e ka fajin etilda ?!
    fillove te tregosh me gisht edhe ti mi ….?!
    po prit mi prit pak

    avash … avash
    pjelle e ketij sistemi – shtet je edhe ti … c`pune ke ti me me ate karrige … o zonje … ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje