Ka komentuar për situatën politike në vend analisti Andi Bushati ku ka sjellë një parashikim të asaj çfarë pritet të ndodhë, tashmë që socialistët kanë marrë drejtimin e plotë të qeverisë.
Bushati foli edhe për opozitën PD-LSI, duke i kritikuar të dyja palët për qëndrime jo të përbashkëta në interes të kauzave të qytetarëve. Ai tha se PD është bërë gati qesharake me heshtjen ndërsa LSI bërtet më shumë se sa duhet.
Në lidhje me suksesin e këtij mandati, Bushati u shpreh pesimist, raporton “BalkanËeb”. Madje ai përcolli edhe një parashikim për 4 vitet e ardhshme duke thënë se do të jenë më të këqija se këto 4 vite të kaluara.
Çfarë e vendos suksesin e kësaj qeverie pas 4 vitesh?
Është e vështirë. Në 4 vitet e para Rama premtoi 300 mijë vende pune, dështoi dhe prapë fitoi. Premtoi uljen e kriminalitetit, dështoi dhe prapë fitoi. Premtoi se do hiqte kazinotë dhe dështoi e prapë fitoi. Është shumë e vështirë ta masësh Ramën me objektivat që i ka vënë vetes.
Prisni surpriza në fillim shtatori?
Besoj që nga Rama nuk ka surpriza. Do jetë e njëjta lëvizje inercike si 4 vitet e qeverisë së kaluar. Trishtimi më i madh është me opozitën sepse kemi 2 lloj opozitash. Opozitën zyrtare të PD-së që sot është shndërruar gati qesharake dhe opozitën e LSI që ndoshta bërtet më shumë se ç’duhet. Është shumë shpejt që LSI brenda një nate nga partner i koalicionit të kthehet në kritik të qeverisjes. Nëse nga qeveria dhe socialistët do kemi të njëjtën rrëshqitje me inerci, interesante do të jetë se si do jetë pozicionimi i opozitës.
A jeni optimistë për 4 vitet e ardhshme për ekonominë?
Parashikoj një gjë që nuk do doja që të ndodhte. Këto do jenë 4 vite më të këqija se vitet paraardhëse. E para se në historinë tonë të shkurtër kemi mësuar se mandati i dytë është më degjenerativ se i pari. Shikoni Berishën. Aq më pak dëgjojnë, aq më pak kanë lidhje me elektoratin. Ky do jetë një 4-vjeçar fatkeqësisht më i keq se i pari.
Ju gjykoni se opozita PD-LSI duhet të bashkëveprojnë?
Fillimi i kësaj vere kishte një situatë absurde ku dy opozitat grindeshin me njëra-tjetrën se kush ishte opozita. Më e rëndësishme se sa taktikat këtu është strategjia. Mendoj se Rama nuk fitoi prej timonit dhe tepsisë. Ai fitoi sepse duke pasur pushtet nuk kishte asnjë alternativë kredibël.
PD duhet të ngrejë një alternativë kredibël. PD nuk mund t’i thotë Ramës se vjedh votat kur vjedh vota brenda partisë së vetë. Nuk mund t’i thotë Ramës mos u sill si monark dhe vetë Basha sillet si i tillë brenda partisë. Më e rëndësishme është ngritja e një fryme drejt kauzave të përbashkëta që u interesojnë qytetarëve. Këtë nuk e shikoj në asnjërën palë.
Kazani eshte hedhur ne sulm…nuk po lene dite e nate pa share qeverine qe akoma nuk ka filluar pune. Turp nper gazeten qe boton te tilla pacavure. Parashikimet e ketij kazanxhiu as per ne hale nuk vlejne. Turp! Akoma nuk po e kuptojne keta te kazanit qe Rames vetem mire i behet kur keta vjedhin vrer kunder tij. I uroj EDI RAMES suksese dhe vetem suksese dhe te vazhdoje punen pa iu’a varur fare ketyre te kazanit mediatik.
Kungull i pa pjek ngele. Gjej nje pune .
do degjojme e lexojme analiste thashethemexhinj apo ti besojme shumices se shqipetareve ,besoj tek gjykimi i shumices
ik mor koqe,more kelyshi i PD dhe i saliut
More i nxirosur ,qe nuk shehe djelle por vetem e resire
Si mund te jetosh ti more dallkauk
Qe cdo gje qe bene kjo qeveri e nxine
Ajo goja jote dhe mendja jote nxjere vazhdimisht mllef dhe idiotesira
Kelysh, Kelysh dhe dote ngelesh i till gjithmone
Si nuk diti njëherë ky njeri të kuptoje të vërtetat e kohës së tij,dhe megjithatë ka paturpesine të japë opinione e të bëje analiza të një bote që nuk e kupton ndonse jeton brënda saj.Shumë i cekët,por ha bukë qerratai,nuk e kuptoj kush e paguan dhe përse.Di të japë edhe mënd duke rrumbullakosur ca fraza që varen aty këtu në mbetjet e kohës.Tip gjarperi si protagonisti i Çarl Dikensit.Gazeta Tema ul veten me këtë hapësirë që i jep në dispozicion.Nuk di të ndihmojë-natyrisht nëpër mjet kritikës-as qeverinë e tij,as shtetin e tij dhe s popullin e tij nëpërmjet detyrës e cila apelon ç’do ndërgjegje shqiptari të jetë në lartësinë e kohës.
Parashilimet tuaja Bushat nuk jane vertetuar kurre per asgje.
Ke degraduar ne nje llapaqen i pavlere.
Kaq i trashe je sa nuk merr vesh se shkrimet taja nuk kane asnje vlere.
Normale Andush,keto 4 vjet do jene fillimi i tatepjetes per sharlatane si ty e Ljubovicit, qe kafen e pi tek piazza della signoria, nga nje kafe ne tjetern te kthyera permbys mundohet te na lexoje fatin ne shqiptareve. Jeni te semure ju te dy, keni njefiksim patollogjik per Ramen, dhe me e keqja sepse Rama nuk ju kushton asnje sekonde provokimeve tuaja, ju le te shperbeheni ne menyre natyrale ne batakun tuaj.
Te ka hyrr frika ne palce o kurve
Po si nuk te nxori goja nje fjale te mire. Pa filluar pune qe eria po vjell vrer imagjino me pas te drejte ti ca mund te te nxjerre haleja.
Kush na ka mallkuar kaq shume sa ne shqipetaret vetem keq dime te flasim pa filluar pune , nuk e kuptoj e kemi nga xhelozia per njeri tjetrin? e kemi nga ligesia ?apo keshtu na duket vetja me te ditur se te tjeret.
Rama jep dorheqje pa filluar se keshtu do fallxhori And Bucia