Fqinja: Ju tregoj bisedën e fundit me Fildesin, ja çfarë i ndodhi të dielën e kaluar

1 Shtator 2017, 09:35Kronika TEMA

E respektonte e gjithë lagjja. I dija problemet e saj dhe gjithnjë e mbështesja. E takova para pak ditësh.

E pyeta edhe për ish-burrin.

Më tha ‘Jam e frikësuar’”.

Kështu deklaroi dje, një prej fqinjave të gjyqtares, raporton “GSH”.

Duke mos dashur të identifikohej me emër, ajo rrëfeu se shkonte shumë mirë me Fildesin, ku kujtoi edhe bisedën e fundit që kishte bërë me të.

Jetoj këtu pranë, jam në një lagje me të.

Para pak ditësh e takova.

Po flisnim për pushimet dhe për përgatitjet që ajo do të bënte për të çuar fëmijët në shkollë.

M’u duk e shqetësuar. E pyeta se çfarë kishte, por nuk donte të më tregonte.

E pyeta për ish-burrin, për atë që sot i mori jetën dhe la fëmijët rrugëve. Më tha se ishte e frikësuar.

Të dielën i kishte zënë rrugën dhe ishin zënë. I kishte kërkuar që të ktheheshin bashkë, por Fildesi nuk pranonte.

Ishte e përkushtuar vetëm te fëmijët e saj. I thashë të kishte kujdes nga ai njeri.

Sot (dje) u trondita kur mora vesh për ngjarjen. Ai burrë nuk e meritonte të kishte një grua si ajo”, – tha fqinja e gjyqtares, së cilës i dridhej zëri gjatë gjithë bisedës së bërë me të.

1 komente në “Fqinja: Ju tregoj bisedën e fundit me Fildesin, ja çfarë i ndodhi të dielën e kaluar”

  1. lugati says:

    ksaj zonjes i qoft dheu i leht , por dy fjal desha ti thosha ksaj lukunie njerzish dhe politikanesh qe kan dy dit qe flasin per kte rast e mir bejn ,por nje pyetje desha ti bej te terve ,mir or njerez dua te di ky njeri kishte dal pa leje nga psiqiatria qe e vrau gruan dhe e beri nga inkoshienca, apo ishte normal , pyeteni njeher dhe kte kriminelin çfar e shtyu sa te vriste nenen e fmive te vet , se hall te madh shum mendoj se do ke patur derisa ju errsua llogjia dhe kishte koh qe e ndiqte ta vriste , pa tjeter dhe ky nga diçka esht prekur kaq shum , se dakort jam me te drejtat e grave , por askush qe kekon te drejten e vet nuk ka te drejt te luaj me dinjitetin e burrit ta shkel ate dhe ta perdhunoj mas deshires dhe si i do qefi , se tek e fundit dhe ne burrave na takon ndonje drejt ne kte bot , megjithate jam komplet kunder ktyre vrsjeve esht vetet shokuse.politikanet mos keputen shum ne byth se kta rrugaç e çuan shoqerin shqiptare deri ne kte derexhe me ojeqet e degjeneruara qe kan 25 vjet qe çthurin kte popull pa piken e meshires ,kta te mbyllin halen dhe te mbuljn koken per shkaterrimin qe i kan sjell shoqeris SHQIPTARE un keshtu mendoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje