Teta Fildes, të lutem thuaj mamit tim që…

1 Shtator 2017, 12:56Kronika TEMA

Nga Erjon Çiku

Para shokëve nuk doja ta jepja veten sepse të gjithë po flisnin për ty. Juliani ishte i pari, meqë rri tërë kohës në Facebook dhe Instagram, më tregoi për lajmin.

“Tmerr në Tiranë. Burri vret gruan në mes të rrugës” Gjithandej i njëjti titull. Nuk e hapa, nuk e lexova lajmin sepse mu kujtua mami. Dhe bashkë me të edhe pyetja që më mundon prej ditësh, javësh mbase edhe muaj: Çfarë më shqetëson më shumë nga shoqëria ku bëj pjesë?

Nuk e di, mbase telefoni i fundit që nuk kam? Apo pse Juliani ka të dashur ndërsa mua më ka lënë Elsa?
“Ueeee, ca nuk dëgjon. Burri vret ish-gruan tek Xhomlliku” thotë Juliani si një ‘tirons’, që për herë të parë nuk po më tregon ‘pjeshkën’ e radhës me të cilën po chaton.

“Julo po iki se duhet të shkoj në shtëpi të bëhem gati për punë” i them shkurt dhe pasi ai më aprovon me kokë, lë 100 lekëshin e kafesë në tavolinë dhe largohem.
Nuk doja të qëndroja më aty. Jo se Juliani nuk është djalë i mirë, por në këto momente dua të rri vetëm. Hapa celularin dhe nis të lexoj për ty teta Fildes. A mund të të quaj ‘teta’ se kështu më kishte mësuar mami?

Në çdo germë të çdo lajmi shoh të njëjtën gjë: Tmerr, tragjedi, postimi i fundit, nënë e dy fëmijëve, gjyqtare, me urdhër-mbrojtje, tentativë vrasje, xhelozi, krim në familje. Me këto mendime hipi në urban kur më vjen fatorino.

“Po ja një sekondë sa të nxjerr lekët. Ore e dëgjove për këtë gruan që vranë tek Xhomlliku?” e pyes pa u menduar më shumë për të fituar kohë sa të nxjerr lekët.
“O djali, të lutem pak shpejt lekët pa varja këtyre se jena mësu me këto gjona” më thotë fatorino duke më lënë të kuptoj se vrasja jote teta Fildes ishte një ngjarje që pritej.
Paguaj biletën, zë një cep dhe nxjerr telefonin për të të njohur më tepër. Rifreskoj faqen në Facebook dhe shoh që të gjithë kanë nga një status për ty teta Fildes. Nuk kanë humbur kohë. Të gjithë tashmë të njohin dhe duan të flasin për ty. Të gjithë teta Fildes!

“E vramë, e vratë, faji im, faji yt, vettingu, drejtësia, amnistia”. Gjeta profilin tënd teta Fildes dhe shoh që edhe Facebook e paska kuptuar që ti nuk jeton më mes nesh.

Më kujtohet mami teta Fildes. Edhe atë si ty e vrau babi 2 vite më parë. Titujt janë njësoj, teksti nuk e di. Por jo shumë gjëra kanë ndryshuar. Ti e kishe paralajmëruar këtë teta Fildes? Edhe mami im! Në atë moment nis të mendoj:
“Po mami?! Edhe ajo ashtu e la këtë botë. Një lumë me statuse që sado rifreskoja faqen sërish fytyra e saj më dilte para. A do e takosh? Të lutem?! Kam një mori gjërash që dua t’i thuash. Babi është në burg por më duket se po kërkon leje të dalë një javë për sjellje të mirë. Më ka shkruar në Facebook disa herë nga burgu. Më kërkon të takohem me të, por unë nuk i përgjigjem. Të lutem teta Fildes, thuaji mamit që më mungon!

Kam filluar punë, sa të mbaroj shkollën jam në Call Center. Më ndihmon të praktikoj gjuhën, edhe pse mërzitem shpesh herë se më vonohet rroga. Nejse kjo ka pak rëndësi sepse sapo të mbaroj shkollën dua të largohem nga ky vend. Nuk shtyhet më këtu!

E mban mend Oltin që më thoshe mos rri me të? Ka filluar punë o ma! Gazetar tek një portal! Ai vazhdon studimet për Juridik, por me mua nuk flet më sepse tashmë është gazetar!

Dua të ia filloj nga e para teta Fildes, të lutem shpjegoja pak mamit. Larg nga ky vend ku mezi presin të vdesësh që të merren me ty dhe kujtojnë se ti ekzistoje!
Larg nga ky vend, ku duhet të presim vdekjen e një nëne që të mos flitet më për pozicionet e seksit, foton e fundit të Klaudia Pepës, atletet e Edi Ramës, shkuma-party në Jalë, celularin e fundit, Instastory, elsërat që na lënë se jemi të detyruar të punojmë që të mitur dhe nuk mund t’u japim atyre kohë dhe atë çka duan!

Po të ardhmen time? Po qindra fëmijë që shohin si unë të dhunohet nëna nga babai përpara syve të tyre? Që nuk kanë kujt të ja thonë, jo sepse kanë frikë, por edhe ata e dinë se askush dhe asgjë nuk u vjen në ndihmë!

E dinë edhe ata që kjo është një mashtrim! Që kjo monotoni e shoqërisë sonë, thyhet nga komentet e postimet në Facebook e Instagram, mes nesh, duke u përpjekur t’i tregojmë botës se jemi mirë!
Nuk po them asgjë të re, ne të gjithë e dimë pse e bëjmë këtë. Jo sepse statuset në rrjetet sociale na ngushëllojnë. Por sepse ne duam të ndihemi të qetë. Sikur gjërat po ndryshojnë dhe tashmë zëri im mund të dëgjohet! Por ty teta Fildes pse nuk të dëgjuan?!

Sepse është e dhimbshme të mos pretendosh sikur je i lumtur! Sepse ne jemi frikacakë! Thuaj mamit të lutem teta Fildes! Asgjë nuk ka ndryshuar! Ndaj dua të iki nga ky vend!”
“Stacioni i trenit ju lutem, kush ka për të zbritur të afrohet tek dera!” është zëri i fatorinos që më zgjon nga bashkëbisedimi që kishim.

Të lutem teta Fildes, më fal por më duhet të vrapoj për në punë. Shpresoj shumë të më dalë rroga këtë javë. Aty hap sërish telefonin dhe shoh që Elsa, ish-e dashura ime, edhe ajo ka bërë një status për ty! /TiranaPost/

17 komente në “Teta Fildes, të lutem thuaj mamit tim që…”

  1. Gazetare says:

    Erjon i dashur, te perqafoj shume e prekur pas ketyre fjaleve te tua. Te uroj thellesisht che sinqerisht qe jeta te te kompensoje me bollek gjithe vuajtjet dhe mungesat qe te ka shkaktuar kjo padrejtesi. Te uroj shendet, jete te gjate dhe shume kurajo per te ecur perpara. Si dhe fatin te kesh njerez gjithmone njerez te mire rreth teje!

    1. Che Guevara says:

      Ja per ta cuar gjendjen prane humneres e rrezuan socializmin dhe ndertuan katrahuren me emrin e bukur helmues “demokraci”.
      E dinin se emri kapitalizem kishte nam te zi,prandaj ralle ne Shqiperi perdoret ky emer!
      Ndersa per te share e nxire socializmin,nuk e quajne te tille,por “komunizem”!
      E kush ka pare ndonje shtet qe po ndertonte komunizmin?
      Po ndonje liber a ka qe flet se ne x vend po ndertohet komunizmi?
      Te gjitha keto i bejne qe njerezit te mos kerkojne ndryshimin e ketij sistemi kapitalist gjakpires dhe shfrytezues deri ne palce,por te kenaqen duke pare rinine pa mesim,pa pune,te harbohet ne shkuma-party, vajzat te vishen si prostituta me gjoksin jashte,me pantallona aq te shkurtra e te ngushta sa u duken te gjitha veglat e punes!
      Ku punon e gjithe kjo rini,qe cdo vit perfiton nga nje dipllome universitet me rreth 20 mije djem e vajza?
      Po klubet e dites dhe te nates pse rrine mbushur plot me rini?
      Ku i gjejne parate e shumta kjo rini,qe nuk punon?
      Doemos qe ia jep babai politikan,gjyqtar e prokuror,doganier,mjek,biznesmen,dashnoret e shumte dhe ne fund te fundit shfrytezimi i trupit per te nxjerre aq leke ne ore,sa prinderit e saj nuk i nxjerrin ne muaj!
      Prandaj krimet gelojne cdo dite,dashnori vret te dashuren,tani edhe burri vret gruan sikur t’a kete prone private!
      Kush ka faj,do thoni ju?
      I pari fajin e ka sistemi kriminal kapitalist,qe krimin e ka ne gjakun e vet!
      Se dyti,fajin e ka shteti,qe eshte vene prej 27 vjetesh ne sherbim te mafies politike dhe ekonomike!
      Se treti,Gjyqtaret dhe prokuroret nuk i kontrollon njeri,se ata mbrojne njeri tjetrin ne shkembim te interesave te ndersjellta!
      Ne vshumicen e rasteve nuk fiton ai qe ka te drejte,por fajtori,krimineli apo hajduti!
      Ligjet jane bere rrumpalle duke u fshehur pas Komisionit te famshem te Venecies gjoja sikur ai eshte perendia ne kete bote pa drejtesishe!
      Dhe kur u be muti mullar,tani pa pritur kujtohen se drejtesia ka shkare aq shume sa duhet permbysur!
      Po ku keni qene deri dje,ju pushtetare,nderkombetare,komisioni i Venecies etj,qe nuk e shikonit se p[o behet gjema?
      Dhe mos mendoni se do behet drejtesi ne Shqiperi!
      Drejtesi te vertete kishte vetem ne SOCIALIZEM e jo ne kapitalizem!

    2. diana says:

      Tu prift mbare o bir I Nanes, Shpirti I Nanes tande lutet per ty çdo moment te jetes tande. Ajo lut Zotin qe ti te behesh nje njeri shembullor, nje prind e baba I denje per femijet e tu. Te uroj me zemer qe Zoti ta dhante vetem te mbaren ne jeten tande dhe te behesh nje baba shembullor per femijet e tu e nje bashkeshort I denje per gruan tuaj.

  2. nallbani says:

    Njerëzore… shumë e bukur…bravo djalosh…!

  3. Populli says:

    Ik djale, ik sa me pare nga ky vend.

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Zoti te ndihmofte o djale.

  5. Kangur says:

    Te ndihmoftë Zoti more djalë! Mos pafsh ditë të zezë në jetë!

  6. Martin says:

    Me vjen keq per cfare te ka ndodhur por nuk nga ato qe tregon nuk duket se po ben jete te vuajtur. Aq me teper refuzon te flase me babain qe i ka bere koken dhe ka ndihmuar ne rritjen e tij?! A e ke pyetur ndonjehere veten apo babain tend pse ndodhi ajo ngjarje e rende? Cfare e ka cuar ne ate tragjedi? Mos harro se 50% e jotja vjen nga babai yt dhe ta mohosh nuk te ben njeri te ‘drejte’, ‘mire’ apo kushedi cfare. Gjithesesi, te uroj shendet dhe fat ne jete!

    1. Moni says:

      Martin o klluf. Ai i ka vrare nenen si mund ta fale

    2. Iss says:

      Qenke kokea e debilit. Nuk ka pune me vrasesin femija qe i kane vrare nenen

  7. Pershendetje, Erjon. Te lutem me kontakto ne Facebook. Mimoza Ferraj, USA.

  8. Phoenix says:

    Shume prekes. Me duket e drejte qe cifti te ndahet dhe babai te prese derisa femija te rritet per ta takuar. Nese ai vazhdon me te njejtin avaz, atehere nuk ka asnje te drejte mbi femijen. Megjithate Shqiperia ka mare rrokopujen.

  9. Ela says:

    “Nuk duket se po ben nje jete te vuajtur?!” Pale i jepke dhe mesim te flase apo jo me babane qe i vrau nenen dhe e la jetim… Per te mos folur per kushedi sa skena dhune e ka bere pjesmarres dhe ndoshta ka ushtruar dhune dhe mbi te. Skena qe ai s’ka per ti harruar kurre por do e ndjekin kudo ne jete… Qenke fare pa ndjenja o Martin. Mjere ata njerez qe te kane afer. Shpresoj te mos jesh njeri i dhunshem dhe ti por vetem nje injorant mjeran…

  10. Gaetano says:

    Martin emri burre,baba,mashkull ,ne castin kur ti i heq jeten dikujt ,ka dhe meriton vec nje emer.KRIMINEL. dialogimi i ketij djaloshi ne forme rrefimi eshte dhimbja qe ndien ky popull,gjyshe ,gjysh,nene,baba,moter,vella,djale,vajze.pse po ndodh?ku shkuan ata burra te ndershem ne rradhe te qumshtit,ato nena qe zienin ate qumesht me lot per sakrificen te rrisnin femijet .ku??? Dalin fyret dhe fyrat fajin e ka shqiperia.jo fajin e kemi vete,qe. Skuptojm qe bishtin qe na e preu diktatura ,tashme duket sikur shqiptaret kane dhembe dhe ne btthe.per shqiptaret duhen ligje ekstrem.sdine te bejne shtet?sdijne te mbajne e te bejne familje?burg per jete kush vret pa hezitim.meahkuj!!harroni te ndieni zot mbi toke per termin nder.keni bythe,sic i lepini femren ne fillim,beni kontrate fillestare ,fuck dashnin,firmosni ne castin qe femra te len,ajo ska te drejte ne pasurin tende,fuck termi te prishi nderin.femra te firmosi,ne castin braktis nje burre se do te jete dhe ajo nje personazh telenovelash,te mos kete mbi force te femijet ne mbajtjen e tyre,pse se mami kerkon karriere,apo se ke4kon tjeter mashkull te eleminoj nje baba shembullor nga femijet pa te drejte.kjo ska te bej me rastin,sepse fundja jeta vazhdon,ne flasim dhe pullasim,ajo femer nuk jeton me.mos prisni nga lotet qe dje ju thane kokpalare dhe eni cobani ben moral kur trokiste gota shampanje,zgjohuni shqiptare,shqiperia nuk behet vetem sepse ne kemi humbur sensin cdo te thote familje .o pirdh e ma,o dhit e ha.mos u betoni kot ne kish e xhami per besnikeri.familja don bythe.o pranoja vetes difektet dhe kto gjera nuk kan pse ndodhin.

  11. Skrapari says:

    I dashuri Erjon ! Lexova shkrimin tuaj,apo me mire letren tuaj drejtuar teto Fildes. Shume prekse,shume e dhimbeshme! E ndej mungesen e dashurise se nenes,pasi ajo me ka rritur. Edhe une jam rritur pa baba. Jo,Erjon , nuk ma vrane,por e mori zoti ,kur i thone. Dhembshuria eshte e njejte. Ikja e nenes tene shte tragjike, e disa neneave te tjera e sot ikja e teto Fildes,si e thoni Ju. Und nuk i them teto por vajze,pasi jam ne moshe 73 vjecare. Dhimbja eshte e madhe Erjon,po ka edhe kurajo,ka dhe force. Forca nuk gjendet te largimi nga vendi yt. Se ka fajin vendi Erjon,jo ! E ka fajin mendja e njeriut, ndaj duhet luftuar qe te rregullohet kjo mendje. E de dore e kini Ju,me shoket tuaj Erion. Duhet shkulur kjo drejtesi Erjon! Jane shoket e Fildes ata qe firmosen nxierjen nga burgu te nje krimineli,i cili mendjen e ka patur vetem te vrasaja… JO erjon,ta pranojme se historia ka treguar qe te paret tane dhe jo shume te larget,gjyshi,apo stergjyshi yt, nuk vrisnin grate. Te vrisje nje grua quheshe burracak ,te perzinin nga fshati…. Jo Erjon edhe me pare ka patur ndarje ,apo divorce si thuhet sot. Divorce epr arsye te ndryshme ,por me shume per tradheti bashkshortore e hajdutlleqe. PO gruja divorcohej e nuk vritej. Cohej te njerezit e saj e i thuhej: ” Merreni ,sepse nuk eshte per ne. Kaq qe miqesia misis nesh” Edhe pse vajzes i jepej fisheku ne paje,e burri me kanun kishte te drejte ta vriste,por nuk kam degjuar qe te jete vrare,por eshte ndare, Eshte ndare,sepse gruaja nuk vritet….. Ja pra ata kane qene pa shkolle ,por kane qene me te ditur me te zgjuar, se vrasja te vret….. Por Erjon,te rinjte duhet ti drejtohen bibliotekave e jo diskove, Ti drejtohen teatrit , kengeve ,e jo shisheve te rakise e aq me shume droges e prostitucionit. Te jap kurajo te jesh i forte ,por jo te largohesh nga ky vend. Te kesh kurajo te luftojme pa drejtesite,hipokrizite ,si ne drejtesi e ne politike Erjon. Mos harro Erjon se keto dy dite shume politikan kane cuare lot per politik. E them per politike,sepse jane po keta politikane qe lane jetim disa femije me 21 janar. Nuk thane nje fjale. Dje thane e” lotuan” per vrasjen e nje nene ,e fjalet etyre ishin prekse,por jo te besueshme Erjon. Te besueshme jane fjalet tuaja ,ndaj te uroj jete te gjate e mos te qafte syri kurre…. Lotet tuaj per humbjen e njeriut me te shtrenjte ,nenes, te behen frymzim per te gjithe te rinjte te cohen e te flakin armet e zjarrit e te ftohta ne koshin e plehrave. Te flakni JU armet qe jane fshehur ne hauret e shtepive. JO Erjon shqiptari nuk ka nevoje per arme ne shtepi. Shqiptari ka nevoje per dituri,dashuri midis vedi. Ka nevoje per arsimim e kulture. JO Erjon, nuk ka nevoje te armatosemi ,si bene thirrje disa politikane. Kur eka lypur nevoja shqiptari i ka rrembyer e i ka mbajtur me nder….. Te ngrhet Erjoni me shoke e te clirojme ata te ngujuar me vite….. Fajtoret para drejtesise. Para drejtesise e jo horrave … ashtu si i quante edhe Majlinda Bregu,por me vonese ,shume me vonese….. Pac jeten e gjate e gezimi tw mos u ndafte tere jeten……… Faleminderit ,po e lexove

  12. Eralda says:

    Shkrim shume i bukur dhe i ndjere. Duket qarte qe te mungon mami. Jam e sigurte se te shikon nga lart dhe kujdeset per ty! Shpresoj te te shkoje cdo gje mbare dhe t’a besh mamin krenare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje