Pasi ka thyer urdhërin e mbrojtjes një 29-vjeçar ka rënë sërish në prangat e policisë, Shtetasit Enea Qëndro, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases me inicialet E.Q, është dënuar edhe më parë me 1 vit burg për ‘dhunë në familje’ pasi rrihte në mënyrë sistematike nënën dhe se kishte thyer urdhrin e mbrojtjes, shkruan BW.
Po ashtu, bëhet e ditur se Qëndro, përdorues i substancave narkotike (heroinë), në vitin 2015 është dënuar me 140.000 lek të reja gjobë për plagosjen me thike të shokut të tij, të cilit më parë i kishte djegur motorin.
Thyen urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata, arrestohet në flagrancë nga policia !
Më datë 01.09.2017, është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Enea Qëndro, 29 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij është bërë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, duke thyer edhe urdhërin e mbrojtës, që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte vendosur për shtetasen E.Q. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ”Dhuna në Familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal.