FOTOT/ I jepet lamtumira gjyqtares Hafizi, të afërmit e përcjellin për në banesën e fundit

1 Shtator 2017, 15:43Kronika TEMA
FOTOT/ I jepet lamtumira gjyqtares Hafizi, të afërmit e

Gjyqtarja Fildes Hafizi, e cila u ekzekutua mizorisht me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit. Mes lotësh dhe dhimbjes së madhe që la pas, dy fëmijët, familjarët, të afërm, miq e kolegë, i dhanë sot lamtumirën e fundit 38-vjeçares.

Pak pas mesditës së sotme në orën 15:00 gjyqtarja Fildes Hafizi është përcjellë për në banesën e fundit, ndërsa mësohet se do të prehet në një prej varrezave në kryeqytet.

Fildes Hafizi u vra dje në mesditë nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi, 53 vjeç, në zonën e ‘Xhamllikut’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje