Menjëherë pas ngjarjes së rëndë ku gjyqtarja Fildes Hafizi humbi jetën pas u qëllua me dy plumba nga ish-bashkëshorti, blutë e Tiranës kanë arrestuar edhe tre persona të tjerë të cilët akuzohen për dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
Gjatë 24 orëve të fundit policia e Tiranës arreston 3 shtetas për veprën penale “Dhunë në familje”.
Konkretisht janë arrestuar për veprën penale të “Dhunë në familje”, shtetasit: – Selman Murati, 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases L.M., 37 vjeçe, banuese në Tiranë. – Serjan Gojani, 25 vjeç, banues në Kasallë ( Kamëz ), pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së motrës së tij, shtetases A.P., 32 vjeçe, banuese në Kasallë ( Kamëz ). – Albert Ismaili, 42 vjeç, banues në fshatin Picar – Vorë, pasi ka kanosur me jetë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases Dh.I., 35 vjeçe, banuese në fshtain Picar – Vorë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ” Dhunë në familje ” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Mos e beni tragjedi shekspiriana ket vrasje pasi krime te tilla jane lajmi dites ne gjithe boten,vret per dashuri pasi kur e sheh ne duar e nje mashkulli tjeter i e’rrsohen syte duke vepruar dhunshem duke mos pranuar n’darjen… vrasesi kuptohet qe ka probleme psikologjike dhe per kete duhet n’dihmuar dhe kuruar sa me shpejte,kjo nuk do te thote qe jam me vrasesin por qe ky i fundit duhet te marre denimin e meritua pasi “dashuri”e vertete do ishte te vriste vetveten qe te pushonin te dy ne paqe.