Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 03:35 të mëngjesin një lokal në afërsi të fshatit Beltoj në Shkodrër.
Policia e Shkodrës ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se pas një konflikti të çastit me persona akoma të paidentifikuar, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E. N, 21 vjeç, banues Vekel, Malësi e Madhe,
Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në vendgjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimorë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.