Vendimi që la një qytet të tërë pa ujë, KLD sekuestron dosjen e gjyqtares në Tiranë

3 Shtator 2017, 17:23Kronika TEMA

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka sekuestruar dosjen e gjyqtares Elvana Çiçolli, vendimi i së cilës ka lënë pa ujë të gjithë qytetin e Përmetit.

Veprimet për verifikimin e dosjes nisën pas ankesës së bërë në KLD nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve, sipas të cilës, vendimi i gjyqtares Çiçolli për ndërprerjen e punimeve të ujësjellësit të ri është marrë në shkelje të ligjit.

Gjyqtarja Çiçolli vendosi të ndërpresë punimet për ujësjellësin e ri, një jave pasi kompania që fitoi tenderin e projektit, nisi punimet.

Sipas kompanisë fituese, bllokimi i punimeve, përveçse shkelje flagrante e ligjit të prokurimeve publike, është kosto në kohë dhe me pasoja për qytetarët që presin normalizimin e situatës pas 40 vitesh probleme me furnizimin e ujit të pijshëm.

Burime të Tv Klan bënë të ditur se inspektoret e KLD –së janë në fazën e verifikimit të dosjes së vendimit të gjyqtares Çiçolli dhe faza finale do të jetë ajo e përcjelljes së kërkesës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për nisjen e procedurave për masë ndëshkimore ndaj gjyqtares që la pa ujë një qytet të tërë.

Në kohën ku gjithçka është pezull, banorët e Përmetit aktualisht furnizohen vetëm më një orë ujë të pijshëm në ditë, gjë e cila ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës së tyre./Tvklan

1 komente në “Vendimi që la një qytet të tërë pa ujë, KLD sekuestron dosjen e gjyqtares në Tiranë”

  1. alo says:

    perveç fitimit prej 50-60% me çdo kusht, kopanise se ketij tipit, Ndue Kola, nuk i intereson asgje tjeter. nuk i plas fare per banoret e Permetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje