Rreh barbarisht kunatën në kokë me mjete të forta, arrestohet agresori

3 Shtator 2017, 13:00Kronika TEMA

Përshkallëzimi i një krimi në familje është parandaluar nga policia e Shkodrës, duke arrestuar në flagrancë agresorin.

Në pranga ka përfunduar Arben Ndoci, 34 vjeç, banues në Velipojë.

“Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta në kokë kunatën e tij (bashkëshorten e vëllait), shtetasen S. N. 31 vjeçe, banuese në Velipojë”, sqaron policia.

Materialet hetimore i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale  “Dhunë në familje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje