Kishte shkuar për pushime, mbytet turistja 74-vjeçare në Radhimë të Vlorës

3 Shtator 2017, 12:00Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në plazhin e Radimës në Vlorë

Një turiste 74- vjeçare me inicialet R.M.,banuese në Çeki ka humbur jetën pasi është mbytur në det.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka konstatuar një shtetase femër, turiste, e cila është futur në det për tu larë dhe ka humbur ndjenjat.

Edhe pse i është dhënë ndihmën e parë nga pushues të rastit nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin e shtetases si edhe për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

1 komente në “Kishte shkuar për pushime, mbytet turistja 74-vjeçare në Radhimë të Vlorës”

  1. Jimi says:

    Jeni te papare!? ” Turistja ceke mbytet ne det”, okelio, ne brendi ” Turistja ceke humb ndjenjat kur futet ne det”. Cili eshte lajmi, dhe kush eshte e verteta?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje