Të dhënat: Akademia e Shkencave shpenzime luksi për zyra, 3 herë më pak për libra

5 Shtator 2017, 09:13Sociale TEMA
Të dhënat: Akademia e Shkencave shpenzime luksi për zyra, 3

Akademiket diten e djeshme

Akademia e Shkencave gjatë vitit 2016 ka shpenzuar tre herë më shumë para për pajisje zyrash se sa për pasurimin e fondit për bibliotekën. Sipas raportit të bilancit financiar për vitin 2016, Akademia e Shkencave ka shpenzuar 910 mijë lekë për blerjen e pajisjeve për zyra dhe 300 mijë lekë për pasurimin e fondit të bibliotekës.

Gjithashtu, ka shpenzuar 790 mijë lekë për blerjen e pajisjeve elektronike. Ndërsa gjatë vitit 2015, Akademia e Shkencave ka investuar 400 mijë lekë për pasurimin e fondit të bibliotekës (100 mijë lekë më shumë se në 2016), 100 mijë lekë për blerjen e pajisjeve të zyrës si dhe 1 500 000 lekë për blerjen e një autoveture, raporton Shqiptarja.com.

Buxheti i Akademisë së Shkencave për vitin 2016 është 98 103 000 lekë, ku përfshihen shpenzimet korente, ato kapitale dhe jashtë buxhetit. Nga 98 milionë lekë, 96 milionë janë fonde nga shteti. Ndërsa raporti për vitin 2015 në total është 99 866 000 lekë.

Por nga ky raport 94 milionë të reja janë fondet nga shteti.

Ajo që konstatohet në raport njësoj për të dyja vitet është mungesa e të ardhurave nga projektet apo subvencionet dhe e njëjta vlerë e shpenzuar për investimet, 2 milionë lekë në të dy vitet. Kanë pësuar rritje shpenzimet korente nga 32 620 000 milionë të reja në 2015, në 35 700 000 milionë të reja në 2016. Ndërsa të ardhurat e tjera mbulojnë pagat e akademikëve, sigurimet shoqërore dhe transfertat e brendshme e të jashtme.

Gjatë vitit 2016, nga buxheti vjetor, 25 milionë lekë shkojnë për pagat e akademikëve, e njëjta shumë është shpenzuar për pagat edhe gjatë vitit 2015. Ndërsa për transfertat e brendshme janë shpenzuar 700 000 mijë lekë dhe 400 000 mijë për transferta me jashtë, gjatë vitit 2016; kurse gjatë vitit 2015 janë shpenzuar 500 000 mijë lekë për transfertat e brendshme dhe 400 000 mijë lekë për transfertat me jashtë.

Sipas statutit, Akademia e Shkencave si institucion buxhetor, të ardhurat i siguron nga buxheti i shtetit, pjesëmarrja në projekte, gjithashtu të ardhura subvencionet dhe sponsorizimet. Por me kalimin e viteve, të ardhurat për Akademinë kanë ndryshuar.

Në bazë të vendimit Nr. 231, datë 30.3.2016 (në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr. 9936 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”), kryeministri Edi Rama ka miratuar për Akademinë e Shkencave, një shtesë prej 2 000 000 ( 2 milionë lekësh) për buxhetin e vitit 2016 në ‘shpenzime korente’, në krahasim me vitin 2015; duke financuar Akademinë e Shkencave me 96 milionë lekë të reja.

1 komente në “Të dhënat: Akademia e Shkencave shpenzime luksi për zyra, 3 herë më pak për libra”

  1. Loni says:

    Por ikni mo injorante, ju nuk dini si te shkruani leket (700 000 mije) e te tjera, e jo me te beni nje analize financiare apo interpretim bilanci. Na i nxoret shpenzimet per nje ze te vetem me shume sesa buxheti vjetor. Per te bere analiza financiare ju duhen shifrat e 3-5 viteve te fundit per te pare ecurine. Normal qe ne nje vit te vetem raftet mund te kushtojne me shume se fondi i librave te blera, apo mund te blihet dhe nje makine nese nuk ka nje per te qene dhe alokohen fonde nga zerat e tjera. E vetmja gje qe kuptohet aty eshte qe shifrat jane te ulta per te pretenduar qe te behet shkence, por te gjithe fshihet pas gishtit. Na pelqen inkuizicioni dhe pas 500 vjetesh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje