Mesazhi i fortë i Dom Gjergj Metës: Nuk duam para nga ata që janë pasuruar duke shfrytëzuar gratë

4 Shtator 2017, 14:09Sociale TEMA

Dy muaj pas emërimit nga Papa Françesku, Dom Gjergj Meta u shugurua zyrtarisht ipeshkv i ri i Rrëshenit. Ceremonia e shugurimit u zhvillua të shtunën (2 shtator) në Mirditë.

“Dioqeza jonë është e varfër ndaj i mirëpresim të gjithë ata që na ndihmojnë. Por, nuk kemi nevojë dhe nuk do t’i pranojmë kurrë paratë e atyre, që janë pasuruar duke shfrytëzuar gratë dhe vajzat apo duke grabitur, duke u marrë me korrupsion” tha Dom Gjergj Meta” shkruan radio Vatikani

Meshën e shugurimit e kryesoi kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo, në praninë e gjithë ipeshkvijve nga trevat shqiptare, të meshtarëve e të krejt klerit katolik, në katedralen e Rrëshenit mbushur plot e përplot me besimtarë

3 komente në “Mesazhi i fortë i Dom Gjergj Metës: Nuk duam para nga ata që janë pasuruar duke shfrytëzuar gratë”

  1. sadna babul ka bidai says:

    varet si ndahet per te bere mirqenje me te mire per te pasur nje komunitet me te mire per te dale nga varferia kur ke shum kalamaj dhe perfundon si mos me keq e per dreq

  2. pro says:

    Nje shembull pozitiv,shpresoj t’ja arrije ,sepse nuk eshte e lehte..zoti e ndihmofte..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje