FOTOT/ Cilët janë heronjtë e heshtur të monumenteve të kulturës shqiptare

3 Shtator 2017, 17:58Sociale TEMA
FOTOT/ Cilët janë heronjtë e heshtur të monumenteve të

E ndërtuar në një kodër shkëmbore ku mund të kontrollohej kryqëzimi i rrugëve me rëndësi ekonomike dhe ushtarake,

Kalaja e Petrelës është një nga destinacionet më të bukura të Tiranës e cila tërheq mjaft turistë vendas dhe të huaj.

Por për fat të keq janë jo të pakët edhe ata turistë të cilët në mënyrë të papërgjegjshme mbeturinat nuk i hedhin në koshat e shumtë të vendosur nga ana e Bashkisë, por i flakin në kalldrëmet e këtij fshati, duke mos kursyer edhe këtë monument historik.

Çdo mëngjes, punonjës të Bashkisë së Tiranës detyrohen që të pastrojnë mbeturinat e hedhura vend e pa vend në muret rrethuese të kalasë, por edhe përgjatë gjithë segmentit që të çon nga aksi kryesor brenda në fshatin Petrelë duke u kujdesur për të ruajtur magjinë që mbart një monument i tillë i trashëgimisë kulturore.

3 komente në “FOTOT/ Cilët janë heronjtë e heshtur të monumenteve të kulturës shqiptare”

  1. mik says:

    Kalaja e Petreles nuk ka mijera turiste ne dite, qe ti po e ban kaq alaramante !! Njerzit nuk mendojn njesoj. Nqs caktohet vetem nje person cdo dite, ambienti rrin i paster. Mos u mundoni te na bindni me keto foto. Petrela asht e vogel.

  2. Besniku says:

    Pastruesit shkojne vetem nje dite ne jave.
    Eshte shume pak per nje vend turistik

  3. Te kishte "goje" Kalaja do na i thoshte. says:

    Pse nuk thoni e paguajme ne Tiransit me taksat tona,kurse bashkiaket llogarisin te punesuarit sa vota do te bien si farefis per ta.
    Atehere le te na nxirret nje bilanc,sa turiste e vizitojne duke paguar tarifen e hyrjes ne kala dhe sa jane pagesat per puntoret qe e pastrojne? Si del i paguajme ne apo turistet e “shumte”.Apo te gjitha i sherbejne biznesit privat te kalase?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje