Nusja e rrahu me pecin e byrekut, por gjykata... i lë në një shtëpi

6 Shtator 2017, 19:59Kronika TEMA

Sadete Gojani jeton në fshatin Kasallë, në të njëjtën çati me nusen e djalit, i cili ndodhet në burg për dhunë në familje.

Një ditë pasi mori urdhër mbrojtjeje nga nusja, e moshuara përpiqet ta kyçë historinë e saj brenda mureve të shtëpisë.

Ajo këmbëngul se çdo problem u vjen nga varfëria.

Tashmë, Sadetja ka zënë krevatin dhe nuk ka askend që t’i shërbejë.

“Me prunë dhallë dhe byrek policët dhe pres që ata të vijnë dhe të më japin prape.

Më goditi në kokë dhe rashë në tokë direkt”, rrëfen Saditja për Top Channel.

Megjithëse gjykata ka urdhëruar që nusja të lerë shtëpinë, Mimoza nuk ka ku të shkojë.

“Ku të shkoj me fëmijë?! Vetëm jam këtu!”, thotë nusja, Mimoza Lusha.

Ajo është mbyllur në dhomën tjetër.

Druhet  se po shkeli urdhërin e mbrojtjes do ta arrestojnë, ndërsa betohet se nuk e ka prekur vjehrren me dorë.

“Ajo nuk më ka faj, vetëm të mos më ngasë dhe të mos më hyjë në hak!

Burri im më ka marrë në qafë! Ai punon ku ka mundësi”, kujton Mimoza.

Të dyja gratë do të jetojnë duke u ruajtur me vendim gjyqësor nga njëra-tjetra, e duke u zhytur akoma më tej në mjerim…

2 komente në “Nusja e rrahu me pecin e byrekut, por gjykata… i lë në një shtëpi”

  1. Abc says:

    o injorant, o shtazet, o horrat me te medhenj qe ka pare ky vend. Ju Po e dhunoni dhe me shume gjuhen shqipe. Po e rrihni, baterdisni, perdhosni dhe hidhni ne ere.
    Po ku ke pare e degjuar ndonjehere PEC or derdimen. Po as kaq nuk dini. Ju e doni me Petes, me okllai kokes, me topuz e me çange se nuk vini mend. Shko puno ne ndertim e mos bej artikull leshi

  2. Moni says:

    Pecin? A e madhe e shtypit a e vogel e shtypit. Abetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje