Kuvendi i Shqipërisë bën thirrjen e mbledhjes së posaçme të drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë për përzgjedhjen e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të prokurorisë.
Mbledhja është thirrur për më datë 20 shtator dhe rendi i vetëm i ditës së asaj mbledhje është kjo çështje.
Shkresa që mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm Alban Brati parashikon që mbledhja të realizohet në datën 20 shtator në orën 12, në Kryesinë e kuvendit
Në këtë mënyrë duket se do të rinisë procesi për reformën në drejtësi dhe konstituimit të institucioneve të reja.