Kreu marrëdhënie seksuale me të mitur, ja si ra në pranga pedofili 23 vjeçar nga Cërriku

6 Shtator 2017, 11:46Kronika TEMA

Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia e Cërrikut pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitutr. Blutë vunë në pranga shtetasin E.Xh, banues në fshatin Shtëpanjë.

“Ndalimi i tij u bë pasi  më datë 17.08.2017 në fshatin Banjë  në mjetin e tij dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur” thotë policia në njoftimin për mediat.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje